Thursday, May 7, 2020

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulës, afër Korcës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg të Rusisë. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme si: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj...
Ndërroi jetë shkrimtari Dritëro Agolli - Prizren Post
(Foto: Dritëro Agolli)
Disa nga thëniet edhe vargjet më të bukura të tij janë:
  • Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë...
 U zumë të dy aq shumë për punën
Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë
Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën
Zihen dhe bashkë rrinë...

  • Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin...
 Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; 
nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, 
një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, 
lëreni të vdesë...
  • Jeta është e vështirë. Po vdekja? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë..!? 
 Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd...
  • Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit...
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë...

 | Përgatiti: "Arti i Fjalës" - Tiranë, Maj 2020 |