Showing posts with label ROMANCË. Show all posts
Showing posts with label ROMANCË. Show all posts

Monday, April 6, 2020

'' AJO... ''

Ajo”Po cila ёshtё ‘ajo’ do tё thoni ju? Ajo ёshtё njё vajzё e thjeshtё katёrmbёdhjetё vjeҫare si ҫdo vajzё e moshёs sё saj, e cila pёr herё tё parё po pёrvonte ndjenjat e magjishme tё dashurisё. Epo normale! Gjithҫka nё rregull. E ҫ’tё keqe ka?   
Tё njёjtёn gjё po mendonte edhe ajo teksa, kishte zbritur nga dritarja e dhomёs sё saj nё katin e parё, kishte dalur nё rrugё edhe tani po drejtohej te cepi i pallatit ngjitur me shtёpinё e saj.
Atё natё biente njё vesё e vogёl shiu, fryente njё puhzё e lehtё ere edhe gjithҫka ishte nё errёsirё tё plotё, pasi dritat e oborrit tё pallatit ngjitur nuk ekzistonin fare sё punuari. Patjetёr qё ora do ti kishte kaluar dymbёdhjetё tё mbrёmjes dhe pёr njё ҫast vajza u tremb. Kёmbёt e saj, tё cilat mbroheshin vetёm nga njё palё papuҫesh tё pambukta gjumi, e ndjenё menjёherё lagёshtinё e rrugёs sё lagur nga imtёsia e atij shiu tё vazhdueshёm, ndёrsa trupi i saj i brishtё e ndjeu menjёherё freskinё e zakonshme tё njё nate vere me shi. Pizhamet ishin tepёr tё holla, ndryshimi i klimёs ishte gjithashtu i menjёhershёm, kёshtu qё vajza filloi tё dridhej pakёz nga tё ftohtёt.
Do tё thoni qё u tremb nga kjo?!
Ndoshta, mund tё jetё kjo njё arsye. Megjithatё, ishte shumё vonё, errёsirё po, prindёrit mund ta diktonin qё kishte kishte dalё, e tё tjera e tё tjera si kёto.
Te cepi i pallatit tjetёr, ngjitur me shtёpinё e saj, mund tё shquaje njё dritё tё vobektё elektrike, e vetmja kjo qё kishte mbetur pa u rrokur nga sabetё e kalamajave tё lagjes. Mё shumё se ҫdo gjё tjetёr, vajzёn e frikёsonte pikёrisht ajo dritё edhe ai vendi i zbehtё qё ndriҫohej fare pak prej saj. Dhe pse ishte tepёr e sigurt nё vetvete, nganjёherё e frikёsonte fakti i tё menduarit se ҫfarё do e priste atje, nё atё cepe tё heshtur tё pallatit ngjitur, nёn ato rreze aq tё zbehta tё njё drite e cila nga ҫasti nё ҫast rrezikonte tё pushonte sё funksionuari, ose nga ҫasti nё ҫast mund tё mblidhte energjitё e fundit, tё mposhte natёn e tё jepte maksimumin e ndriҫimit tё saj. Ah, sa fort qё i rrihte zemra! Nёse nё kёto ҫaste do tё kishit vendosur dorёn mbi kraharorin e saj tё brishtё, do tё ndjenit menjёherё dufin e madh qё zien pёrbrenda, do tё ndjenit menjёherё rrahjet e shpeshta e tё forta tё njё zemre tё vogёl e cila, nga momenti nё moment, mund tё shpёrthente sё bashku me emocionet e shumta tё ngurosura aty.
E lumtur ishte sa s’ka mё, por prapё se prapё ekzistonte tek ajo njё ngurim, njё ndjenjё frike ndoshta e krijuar nga kushtet aktuale nё tё cilat ndodhej, megjithatё ajo kishte shumё besim. Ajo ishte e bindur nё besnikёrinё e princit tё saj tё kaltёr.
Tashmё flokёt e saj tё zinj e tё gjatё deri tek supet ishin tё lagur aq sa, nga baluket e ballit tё prera drejt, po pikonin bulёzat e para. Nё fillim drejt vetullave, qerpikёve e mё pas, thuajse tё ishin lot, rrёshkisnin mbi faqet e buta e tё njoma tё vajzёs. Rrobёn e saj tё gjumit gjithashtu e kishte zbutur shiu, megjithatё ajo nuk ndjente mё ftohtё. Mendja i fluturonte nё lloj lloj mendimi, ndёrsa syte i mbante tё ngulitur me pёrqёndrim tё madh drejt vendit tё cakuar.
Pёr njё ҫast iu duke sikur dalloi njё hije, njё portret njeriu tё gjatё e tё hijshёm, veҫse e gjitha qe njё mirazh. Atje nuk kishte asgjё…
Nuk u trishtua dhe me besim tё plotё nё vetvete vazhdoi pёr mё tej. Mё nё fund mbёrriti pikёrisht aty, nё vendin e caktuar, nёn atё dritё tё zbehtё sipёr tij dhe pa se ishte vetёm. Asgjё s’ndodhej aty fatkeqёsisht. Notat e para tё trishtimit e tё frikёs filluan ta pushtonin vajzёn…
Ajo po mendohej tё largohej ndёrsa, njё dritё e fuqishme e bёri vendin ditё, njё zhurmё e madhe u dёgjua, dhe vajzёs sa si rё tё fikёt e s’u rrёzua.
Ishte  vetёm njё vetёtimё…
Mirpo, sikur tё mos mjaftonte kjo, nё atё ҫast, fare papritur, dikush e pёrqafoi edhe vajzen e pushtoi njё tmerr i vertetё. Vetёm se pёr pak sekonda, se mё pas ndjenja e frikёs do tё zёvendёsohej me njё tjetёr ndjёnjё.
-         Ti je? U dёgjua zёri i saj duke u dridhur akoma.
-         Unё, e kush tjetёr, - foli qartё ai, - mё mё fund e mbajte fjalёn. Mendova se s’do tё vije?!
-         Si s’do tё dilja!? Foli mё nё fund e qetё ajo. – Ja ku jam. Veҫse, as vetё nuk e di pёrse?
-         Si pёrse, bukuroshe? Unё tё dua. Ti e di mirё…
Nё pritje tё njё pёrgjigje ai e pёrqafoi edhe mё shumё, ndёrsa ajo u struk edhe mё pranё djalit, vuri kokёn nё krahёrorin e tij dhe sё bashku u mbёshtetёn mbas murit tё pallatit, ndoshta pёr tu mbrojtur sa tё mundeshin nga ai shi i imёt.
Me kokёn e mbёshtetur mbi tё, ndjeu njё zemёr tё rrihte fort edhe e kuptoni se nuk ishte vetёm e saja qё ziente nё kёto momente tё paripёrsёritshme. Ah, sa e donte dhe aspak nuk ia kishte ёnda tё shkёputej prej tij. Kurrё mё parё nuk ishte ndjerё si nё kёto ҫaste, kurrё mё parё nuk kishte provuar tё pushtohej nga kёto emocione kaq tё forta, saqё tashmё nuk mund tё thoshte asgjё.
Heshtjen e theu sёrisht djali.
-         Do tё mё thuash ndonjё fjalё?
-         Po ti e di. Edhe unё tё d…
Ai nuk e la tё mbaronte tё tёrё fjalinё, por e shtrёngoi edhe mё pranё vetes edhe mori guximin tё vendoste buzet e tij ato tё vajzёs, por vetёm pёr njё ҫast.
Ajo u duk qartё se u tremb, veҫse kёsaj radhe nga gёzimi, nga lumturia e madhe, aq sa nuk mundte ti kontrollonte mё ndjenjat e saj. Kjo ishte puthja e parё!
Askush nuk mund ta vinte re, por bulzave tё shiut mbi faqet e saj tashmё i ishin bashkuar edhe lotёt. Lot gёzimi tё cilёt i jepnin kuptim tё plotё kёsaj here tё parё, edhe pse gjithmonё ka njё herё tё parё. Nuk mund tё duronte mё, ndoshta nuk mund ta parballonte tё gjithёn kёtё kaq shpejt dhe u shkёput prej djalit.
-         Mё fal, por duhet tё iki. Paҫim!
Kaq tha dhe u shkёput tёrёsish prёj tij.
-         Kaq shpejt! Kur do takohemi?
-         Nesёr. U dёgjua zёri i saj teksa po largohej tashmё.
Sёrisht drejtё sё njёjtёs rrugё tё lagur prej shiut, sёrisht drejt asaj errёsire tё plotё si pasojё e mungesёs sё ndriҫimit, sёrisht drejt shtёpizёs sё saj, drejt dritёres sё hapur, por kёsaj radhe me lot nё sy, me lot gёzimi.
Tanimё nuk e ndjente as ashiun, qё thuajse i kishte prekur tёrё trupin e brishtё e as frikёn, qё kishte pasur ҫaste mё pёrpara. Veҫse diҫka tjetёr e ndjente fort, aq sa e kishte pushtuar tёrё qenjen e saj njerёzore…
Djali e pa tё zhdukej nё errёsirё. Ajo iku. Sigurisht mё e lumtur se kurrё…


| Donald Bezhani – 02.08.2012 |      Burimi: Scribd -> https://ro.scribd.com/document/430075951/Ajo

Monday, March 30, 2020

'' LEKSIONI ''



     Profesori hyri nё klasё si pёrherё, i ftohtё nё fytyrё e me atё hapin e tij tё ngadaltё, por tё vendosur, shkoi tё ulej nё vendin qё i takonte.Pasi hoqi me pёrtesё pallton, thua tё ishte kjo njё punё e bezdisur, zuri vend nё karrigen e tij dhe, me mjekrёn e mbёshtetur mes duarve, hodhi vёshtrimin diku nga fundi i klasёs. Ndenji pak ashtu edhe kaq mjaftoi qё aty tё fillonin psherёtimat. Ishin pikёrisht kёto fjalё, tingulli i tё cilave i vinte i shurdhёt edhe i pamjaftueshёm nё vesh, qё e bёnё tё rimerrte veten e tё pyeste nё ka apo jo mungesa. 
Leksioni!
-          Presor, nuk do lexosh apelin sot?

Iu kthye me pyetje njё nga nxёnёset e klasёs.

Ai hodhi njё moment vёshtrimin nga ajo, pastaj nga tё gjithё tё tjerёt duke i marrё me radhё secilin dhe, ndёrsa po e kuptonte qё nuk po sillej normal, iu tha qё nuk do I duheshin fare mungesat pёr kёtё orё.

Pastaj u ngrit sёrisht nga vendi dhe me hapin e tij karakteristik shkoi nё fund tё klasёs pranё dritares, hapi pak perden dhe kushedi se ku e hodhi vёshtrimin diku nё rrugёn poshtё. Nuk mjaftuan as pesё minuta dhe njё skenё e tillё bёri qё nё klasё tё dёgjoheshin sёrisht fjalё, madje kёsaj here pati edhe nga ata qё filluan tё shfaqnin shenja rebelimi.

-          Qetёsi!

U kthye profesori me zё tё lartё edhe ngadalё iu drejtua sёrisht vendit tё tij.

-          Ҫfarё kemi sot nё filozofi?

-          Tema 25 presor, ‘’te ndjerit, tё menduarit dhe tё shprehurit’’, -iu pёrgjigj dikush.

‘’Tё ndjerit, tё menduarit dhe tё shprehurit..’’ –psherёtiti ai ndёr dhёmbё.

-          Nё rregull, -vazhdoi sёrisht me njё zё tё qartё, - nuk mё intereson se ҫfarfё ёshtё shkruar aty. Sot dua t’ju tregoj diҫka tjetёr, nga jeta ime. Histori qё mё ka ndodhur kur isha pikёrisht nё moshёn tuaj, student. Veҫse, ju lutem, dua t’mё dёgjoni me vёmendje dhe kush nuk do, kush nuk ka dёshirё tё dёgjojё, mё mirё le tё dalё jashtё. Siҫ e thash edhe nё fillim, sot nuk do marr mungesa.

Kёsaj radhe askush nuk foli, madje edhe ata qё patёn shprehur shenja rebelimi, tani heshtёn edhe e pёrqёndruan vёmendjen te profesori i tyre tё cilin nuk e kishin parё tu shfaqej kurrё nё kёtё formё.

Ai, pasi u rregullua mё rehatshёm mbi karrigen e tij, pasi pa qё ҫdo gjё ishte nё vendin e duhur mbi tavolinё dhe pasi hodhi vёshtrimin nga nxёnёsit duke i marrё sёrisht me radhё, vazhdoi:

***

Po ktheheshim nga njё eskursion qё e patёm realizuar si vit nёn drejtimin e dy profesoreve tona dhe nё kthim, jo shumё larg para se tё mbarrinim nё shkollё, bёmё edhe ndalesёn tonё tё fundit pёr tё parё njё kala fushore buzё detit. Emrin nuk ja mbaj mend, por mё kujtohet qё kalaja kishte njё shtrirje goxha tё gjerё dhe brenda saj kishte elemente arkeologjike nga mё tё ҫfarёdollojshmet; porta, mure, kolona mbajtёse, kanale, rrugica tё kalldramta etj, etj.

Ishim tё gёzuar, mjaft tё gёzuar. Disa prej nesh kishin kёnduar gjatё gjithё kthimit, madje edhe unё kisha tentuar, dhe kjo mё bёnte tё ndjehesha nё maksimum i adrenalinizuar, paҫka se pёr tё arritur njё qёllim ende nuk kisha bёrё asjgё…

Me ne ishte edhe njё vajzё, njё studente e mirё edhe lozonjare, me tipare tё bukura fizike, tё cilёn e pёlqeja jashtёzakonisht shumё, por fatkeqёsisht, duke mos qenё nё njё grup me tё, nuk kisha mundur kurrё tё krijoja marrёdhёnie miqёsie. Kёtё eskursion e shihja si mundёsia ime e fundit dhe e vetme, sepse mbas mbarimit tё tij vinte edhe pёrfundimi i vitit shkollor dhe ne mё pas tё gjithё do tё largoheshim nga njёri-tjetri, pёr tё shkuar secili nё fakultetin e tij pёrkatёs. Kjo do tё thoshte qё nuk do ta shihnim mё njёri-tjetrin, ndofta pёr asnjёherё…

E siҫ po thosha, zbritёm nga autobuzi edhe u ndamё secili nё grupe tё vogla shoqёrore pёr tё vizituar kalanё. Unё, si tё tjerёt, u nisa pёrpara me dy shokёt e mij, duke bёrё shakara e ‘zhurmё’ mes nesh, gjatё kohёs qё shihnim edhe kalanё. Nuk kishim ecur shumё kur, dёgjojmё nga pas tё na thёrriste njёra nga profesoret. Kthehemi edhe shohim qё ajo po vinte me njё grup tjetёr nxёnёsish duke na kёrkuar qё tё ndalonim sepse do tё na vinte nё ndihmё me njё sparkatёs mushkonjash. (Ne ishim me tё shkurtra edhe mushkonjat ishin me tё vёrtetё njё problem nё atё zonё). Ndaluam edhe pritёm…

Unё as qё e kisha vёnё re, vetёm kur papritur e shoh aty, pranё meje. Ajo mё kёrkoi ndihmё, ti mbaja ҫantёn ndёrkohё qё do tё pёrdorte atё spёrkatёs mushkonjash. Kaq mjaftoi! Shokёt e mi, duke i ditur shumё mirё sekretet e njёri-tjetrit, u larguan bashkё me tё tjerёt pёrpara, pёr tё na dhenё mundёsinё tё ishim vetёm.

-          Mё ndihmon pak nё shpina? – mё thotё ajo. ‘’Mё vraftё zoti po s’tё ndihmova ty’’, - mendova me vete, ndёrkohё i them:

-          Patjetёr, me kёnaqёsi!

Ajo atё ditё ishte shumё e bukur, mё e bukura, tё paktёn unё isha i bindur pёr kёtё. Flokёt e zinj e tё drejta i kishte bёrё pak me onde dhe i rrinin vёrtet shumё lezetshёm. Sytё e zinj i shkёlqenin atё ditё, tipik sy tё dashuruar tё njё adoleshenti, dhe kaq mjaftonte qё mua tё mё tёrhiqte jashtёzakonisht portreti i saj. Po aq mё tepёr edhe karakteri i saj prej njё vajze ҫapkёne e lozonjare qё kukej sikur nuk donte tё rritej e tё piqej kurrё, megjithatё kёtё do ta mёsoja mё vonё.

Mbaj mend gjithashtu qё supeve kishte hedhur njё xhaketё tё hollё e tё zezё prej lёkure. Kjo mё kujtohet shumё mirё, sepse ai sparkatёs nё kontakt me sipёrfaqen e lёmuar tё xhaketёs sё saj linte disa njolla te vogla e tё bardha, pёr tё cilat unё do ta ndihmoja qё tё pёstronte shpinёn mё vonё, duke mu dhёnё nё kёtё mёnyrё mundёsia tё rrija sa mё gjatё tё mundja me tё…



-          Ti e pёrdore? – Mё pyet.

-          Jo…

-          Ja tё hedh unё, - dhe ndёrkohё filloi tё mё bёnte ngado; nё fytyrё e mbi rroba, me atё sparkatёs mushkonjash tё cilin unё nuk e kisha pёrdorur deri atёherё sepse e kisha si njё lloj fiksimi apo alergjie qё s’mё lejonte ta duroja. Megjithatё dorёn e saj nuk e ndalova, u deturova ta duroja, madje edhe e falenderova kur mbaroi…

Ndёrkohё qё qёndronim sё bashku, ne ishim shkёputur nga pjesa tjetёr edhe tё vetёm endeshim rrёnojave tё kalasё pёr tё dalё nё anёn tjetёr tё saj nё buzё tё detit.

-          E di, -mё thotё njё moment, - kёtu mё pёlqen. Ёshtё bukur, apo jo?

-          Edhe mua. – ia kthej.

‘’Budallalёqe, ca gurё ku ka vetёm mushkonja... Ç’guxim paktё, asgjё qё duhet tё thuash.’’ - Po mendoja me vete.

-          A, veҫ mushkonjave, - i them sёrisht.

Ajo qeshi edhe sё bashku vazhduam tё ecnim drejt bregdetit tё cilin e kishim parasysh tashmё. Para nesh aty kishin mbёrritur edhe tё tjerёt, megjithatё kjo nuk na pengoi qё tё qёndronim sёrisht sё bashku.

Papritur ajo shikon njё gurё tё madh qё lagej nga dallgёt e detit, nuk e di se ҫfarё i pёlqeu atij, vetёm kur mё kёrkon qё ti bёja disa foto aty. Mё lё aparatin edhe ҫantёn, largohet prej meje, ngjitet nxitimthi mbi gurё edhe filloi tё merrte pozicionet e dёshiruara pёr ta fotografuar. Mbaj mend qё, me ndihmёn e njё shokut tim, ne bёmё edhe njё fotografi sё bashku aty, fotografi tё cilёn nuk do tё mundja ta merrja mё kurrё pёr ta ruajtur si njё kujtim.

Pasi qёndruam pak, tё gjithё duhet tё ktheheshim. Ne u nisёm sёrisht sё bashku, duke ecur ngadalё e duke parё fotot tё cilat sapo i kishim realizuar. Kur, njё moment ajo ndalet edhe mё kёrkon qё tё vraponim.

‘’Je nё vete ti, nuk je lodhur a si?!’’ – Mё erdhi menjёherё nё mend ato momente, megjithatё, edhe pse ndihesha mjaft i lodhur nga udhёtimi, pranova.

-          Vrapojmё, - i thashё.

Dhe ashtu, si dy fёmijё tё vegjёl e tё lumtur tё kapur dorё pёr dore, u nisёm me vrap tё lehtё. Kjo bёri tё mundur qё nё pak sekonda tё largoheshim sёrisht prej tё tjerёve e tё gjendeshim pёr herё tё dytё vetёm.

‘’Jepi idjot, ҫ’pret, tani ёshtё momenti’’ – mё thoshte thoshte nё ato ҫaste njё zё i brendshёm e ndёrkohё zemra mё rrihte fort, thua se donte tё dilte jashtё asaj maske e cila e detyronte tё heshte.

Nuk kaluan as pesё minuta dhe ashtu siҫ e prisja, ajo u lodh. Mё tej vazhduam tё ecnim normal drejtё autobuzit i cili tashmё nuk ishte larg, duke biseduar pёr gjёra pa rёndёsi.

Nuk mbaj mend asgjё se ҫfarё u tha mё tej, veҫse e di qё tjetёr gjё bluaja thellё brenda meje e tjetёr gjё detyrohesha tё thosha, tjetёr gjё digjte nё zemёr e tjetёr gjё mё nxirrte goja.

Nuk kishte mbetur mё kohё. Mbёrritёm te autobuzi.

E humba! E humba, sepse ju tremba ndjenjave pёr disa arsye fare tё kota, sepse u bazova nё njё mёnyrё tё ftohtё tё tё menduarit, fare tё panevojshme pёr njё rast tё tillё. Mirpo ashtu ndodhi!

E kush e dёgjoi zemrёn..!?

***

Profesori ndaloi, u ngrit sёrisht nga vendi edhe ngadalё, me hapin e tij karakteristik, shkoi pёr herё tё dyte te dritarja nё fund tё klasёs, hapi perden dhe sёrisht e humbi vёmendjen diku nё rrugё. Kёsaj radhe nuk pati asnjё fjalё, megjithatё heshtja nuk zgjati shumё, nga aty ku ishte ai nisi tё rifliste:

-          Sot e takova sёrisht mbas aq e aq vitesh, ja kёtu poshtё nё rrugё. Mendoja se e kisha harruar, por e njoha menjёherё, nuk kishte ndryshuar shumё, ishte sёrisht po aq e bukur. Tani ishte bёrё edhe nёnё, po sillte femijёn e saj nё kopёshtin pёrballё…

Pastaj mbylli perden edhe u kthye sёrisht nё vendin e tij, rregulloi pallton mbi karrige, u ul mbi tё edhe hodhi vёshtrimin nga nxёnёsit. Pёr herё tё parё i shihte aq tё qetё e tё pёrqёndruar ndaj tij.

-          Presor, - theu dikush monotoninё, - mё fal por, kot, se unё do tia kisha thёnё troҫ qё yhy, me kohё…

-          E di, e di fare mirё, - iu kthye profesori atij qё foli, - e kam venё re, i tillё ёshtё karakteri yt, i tillё je ti. Ҫfarё ndjenё e thua edhe bёn mirё, por ama jo gjithmonё. Ka plot raste tё tjera ku ёshtё e nevojshme mёnyra ime e tё menduarit edhe vepruarit.

-          Kёtё pra doja tju thoja sot, - vazhdoi ai, - se ndёrmjet ‘tё ndjerit’ me ‘tё shprehurit’ dhe ‘tё menduarit’ me ‘tё shprehurit’ ekziston njё konflikt jetik i lindur qё me krijimin e njeriut. Dhe, ёshtё e rёndёsishme tё jemi shumё tё saktё, sepse njё prishje e vogёl e raportit mes nevojёs sё tё shprehurit ndёrmjet zemrёs apo trurit, mund tё shpjerё nё tragjedi tё padёshiruara…

Nё atё moment ra zilja, profesori falenderoi dhe, pёr herё tё parё e ashtu si nuk kishte ndodhur asnjёherё, mundi tё dilte pёrpara studentёve tё tij nga salla e mёsimit…



| Donald Bezhani – 05.07.2014 |