Saturday, May 9, 2020

Studimi që hedh poshtë shpresat se CoVid-19 do të zhduket gjatë verës..!


Stinët nuk luajnë veҫse një rol shumë të vogël në epidemiologjinë me CoVid-19, është përfundimi që kanë nxjerrë në pah shkencëtarët në Kanada, sipas të mirënjohurës “The Independent”. 
test coronavirus Germania
(Foto: Getty Images)
Njerëzit e shkencës janë shprehur se është pothuajse e pamundur që vera e nxehtë të parandalojë përhapjen me Koronavirus, duke zhgënjyer në këtë mënyrë shpresat e shumë njerëzve, përfshirë presidentin Trump, të cilët kanë pritur që vera e nxehtë ta ndalojë pandeminë globale. 

Shkencëtarët kanadezë kanë studiuar përhapjen e CoVid-19 në të gjithë botën gjatë muajit Mars, në vede me lagështi edhe klimë të ndryshme. Dr. Peter Juni, nga universiteti i  Torontos, ka shpjeguar se kanë zbuluar një lidhje shumë të vogël, të papërfillshme, ndërmjet përhapjes së virusit edhe temperaturës apo lagështisë së ajrit. 

“Në të kundërt, izolimi me mbylljen e shkollave edhe masave të tjera të shëndetit publik kanë qenë një pengesë e konsiderueshme për përhapjen e virusit’’ – ka shtuar Dr. Juni. 

“Vera nuk do ta zhdukë virusin. Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë këtë. Nga ana tjetër, sa më shumë masa janë marrë nga shëndeti publik, aq më i madh ka qenë ndikimi i ngadalësimit të përhapjes së pandemisë...” – ka deklaruar Dionne Gesnik, bashkëarutor studimi edhe epidemiolog në Universitetin e Torontos. 

Studimi i publikuar rishtazi në revistën “Canadian Medical Association Jurnal”, është më i fundit i këtij lloji i cili merret me lidhjen e shpërndarjes së koronavirusit edhe temperaturës. 

| Përgatiti në shqip: Arti i Fjalës, Tiranë, 2020 – Burimi: The Independent |