"Fabula të zgjedhura"

“Një vezë gjeli!”

Na u mblodhnë n’Honlulu
I gjithë fisi, pleq e f’mi
E nisnë me kuvendu
Të vendosin një ‘pari’.
 
Më parë s’njihnin si kësi
S’kishin parë ç’fuqi kishin
Ndaj, për një vez çdo njeri
Vendosën ‘pulën’ të zgjidhshin.

Zgjodhnë pulën më të mirë
E vendosnë n’furriq me arë
Për të ngrënë e për të pirë
Fisi nxirrte margaritarë.

Nisi pula ka, ka, ka
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Kakariste sa më s’ka
Nat e ditë, e përsëri.

Nisi fisi vallen mori
Mori vallen tërë hare
S’ka si pula jon asnjori
S’ka mor s’ka në këtë dhe.

Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Mirpo vallja në mess ngeli
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Është pula, a është gjeli?

Kakariste natë e ditë
Kakariste çdo mëngjes
Ngeli fisi duke prit
Po nuk doli asnjë vez.

Pula kështu ish mësuar
Pula na e kish hallall
Në atë furriq të modernuar
Kakaristë si papagall.

E, Honluluja 20 vjet
Priti vezën e një shprese
Priti vezën e vërtet
Trashëgim të një kalese.

Edhe sot e njëjta gjë
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Çirret pula me plot zë
Veza, ëndërr përsëri…

|Fabul satirike: Donald Bezhani -2012 |

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

”Don Kishoti”
Don Kishoti" (fabul)

Don Kishoti mbi një kalë
Bashkë me Sançon mbi gomarë
Tek po shëtisnin vërdallë
Seç na panë ca ushtarë .

Këta ushtarë e këta viganë
Që nga krahët e gjatë i dalloi
Për të ligë në mend i vanë
Pa humbur kohë e ti luftoi.

Sonaço vëllait kur ia tha
E çuditi krejt pa masë
-Ki mendjen more pasha
                                                           Janë mullinj, ç’po të ngjas?


-S’merr vesh ti nga kalorsia
Në s’ta mban qëndro këtu
Edhe u nis porsi furia
Mbi Rosinatin Gati-tu.

Shtizën drejtë e drejtoi
Vrapin e kalit e shpejtoi
Mbi të parin që vështroi
Mori shenjë edhe që lloi.

Në atë çast era veproi
Pëlhurat si krahë rrotulloi
Trimit shtizën ia copë toi
Bashkë me kalë e dërrmoi.

Rendi Sançoja mbi gomarë
-Të thashë imzot, janë mullinj
-Pusho ti more i shkarë ,
Dikush i ktheu me magji...

Ndodhi ç’ndodhi u kalua
Por, historia mori dhenë
Për të tjerët u shpjegua
Të kenë kujdes me ç’ëndrra flenë .


| Donald Bezhani - 13.12.2010 |
 

 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


”Vezët e plakut!”


Një plaku në mendje i kish vatë
Plakën e tij të provokonte
I kishin thënë, gjuhën e ka të gjatë
Ç’thuhej në shtëpi, mëhallës ia tregonte.

Tek ngrihet herët në mëngjes
I afrohet plakës edhe i thotë
-dëgjo plakë, kam bërë një vezë
Por, mos hap gojë në këtë botë.

Sapo plaku nga shtëpia largohet
Menjëherë plaka te nusja shkon
-plaku bëri dy vezë, s’më besohet
Por mos i thuaj njeriu, mos gabon?

Nusja te komshija e shton edhe një vezë
Edhe kështu lajmi udhë mori
Të gjithë të sapongritur në mëngjës
Mësuan se ç’bërkëka plaku i gjori.

Madje edhe mbreti mësoi për plakun
Që bërkëka 99 kokrra vezë
Ndaj, ai që të heqë merakun
Për në pallat i bën një ftesë.

Niset plaku edhe shkon
Për tek mbreti serbes-serbes
E te porta na i thonë
-99 vezë për këtë mëngjes!

Na ulet ballë për ballë të mbreti
E zotëria na i thotë:
-ti je ai, ai i vërteti
Që 100 vezë çdo mëngjes bën?

-Të lutem, më fal madhëri
Po përse një vezë e shton?
-E ç’vlerë na paska një tani
Kur 99 pa frikë i bon’???

-A, ka shumë vlerë madhëri
Nga asnjë, një unë shtova
Edhe ja që nga Ju tani
100 kokëra unë dëgjova...

Ashtu një fjalë në këtë bot’
Kalon gojë më gojë dhe shtohet
Nga njëri te tjetri fare kot
Qimja, tra në fund tregohet.

| Donald Bezhani - 01.11.2009 |


 ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


"Pengesat"
(44 ditë jetë!)

Ditë e parë, ditë e vërtetë
Në koshere lind një bletë
Që të marrë e  vogla  jetë
Mjaltë i japin me të shpejtë.

E më pas i dhanë një 'punë'
Që kosheren ta bejë dritë
Blet' e vogël mendon shumë
'Po akoma un s'jam rritë!'

Kush s'punon, kosheren lë
E m'soj ligjin një-më-një.
Ç'të të bejë blet' e shkret'
Po përpiqet për jetën e vet.

Dit e dytë, e tretë, e katër'
Përgatitet bleta e mjerë.
Të dhjetën dit' me pa hadër
Gati, kosheren që të lerë.

Më në fund doli në botë
Lule më lule tërë hare
Ja merr shtruar këngën thot'
Filloj bleta jetë rë re...

Aty nga e njëmbëdhjeta
Numër tersi kot si thon'
Seç na ngeci në ca rrjeta
Me mund, me zor shpëton.

Por, e harroj që tjetrën dit'
Aventurierja sa u mahnit
Kopësht m'kopësht tuj shëtit
Baçe më baçe çu harrit'"...

Eh, gezimi gjatë nuk zgjati
Aventura kaqëz e pati!!!
Ësht' monitonia e një zanati
Kështu qenka ndërtuar fati.

Ç'të të bejë bletë e shkretë
Po përpiqet për jetën e vet'.
Kur, që nga dita e njëzetë
Veç pengesa has në jetë.

Her një grenxë i vihet pas
Her ndonjë korb e pikas
Her breshëri n'udhë e zë
Por, ka nje Zot dhe për të.

Ama, të dyzet e katërtën ditë
Që të pi ujë në një përrua,
Se si në 'hurdhë' ra pa pritë'
Dhe aty mbeti,,, u harrua...

| Donald Bezhani - 04.06.2014 |

Ps:
Jo më kot zgjodha bletën, kur në botë ka lloj-lloj kafshësh si, ujqër, korba, grenxa, gjarpërij, etj-etj...

Fjalor:
Harrit'" = gëzua jashtë mase, harruar pas lumturisë së momentit. (sh. femija u harrit mbas topit). Krahina Shpatit Elbasan.
Zor = vështirësi.
Hurdhë = (Krahinore, Shpati Elbasan), gjol, gropë me ujë krijuar nga forca e rrymës së përroit.

 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

“ Gabimi i njё Gomari “

Na e ftuan njёherё

Njё gomar nё pallat
Tё thosh ndonjё haberё
Se ҫ’bёhej thellё nё fshat.

Ja nisi ky i shkreti
Me mbretin ballё-pёr-ballё
Gjithҫkaje prej s’vёrteti
Se ҫ’ndodhte shkallё mё shkallё.

-Mё besoni madhёri
Unё kurrё nuk gёnjej
Ёshtё a s’ёshtё ҫudi
Por, vendi keq do vejё.

Njerёzit janё tё mёrzitur
Sado edhe nga pushteti
Por, ngёlёm tё robёritur
Nga tё ligj qё gjё s’i gjeti.

Se ka sot ca barbonё
Qё tё bёjnё hatanё
Bёjnё sikur s’din ҫ’thonё
E ngatёrrojnё gjithё dynjanё.

Pale se ҫ’janё ata
Qё me gojё s’tё flasin
Zemёrohen pёr hiҫgja’
E nё fytyrё ta plasin.

Po ka edhe ca tё tjerё
Qё tunden nga fryn era
Qё s’kanё fare haber
E mbahen pёr gangstea.

Mё keq akoma kur
Ca hiҫ mendjen s’e vrasin
Vetё ngrejnё kala me gur’
E ‘sllavit’ i lёnё prazin…

-Mjaft more budalla
Boll gёnjeve t’shkretёn
-Mё fal, tё lutem padisha,
Unё thash veҫ tё vёrtetёn…

Se ҫ’ndodhi mё gjatё se di
A mund t’ma thoni ju?
Se po kam pak frikё tani
Edhe nё e paҫa kuptu’…

| Donald Bezhani – 08.08.2012 |

  ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 


Lufta “

Kohё mё parё miqtё e mi’
Diku, larg nё njё ven’
Na ndodhej njё shtёpi
Qё kish njё mac’ e njё qen.

Qeni duhej pёr tё ruajtur
Nga ҫdo i huaj atё shtёpi
Ndёrsa maci pёr tё gjuajtur
Mos tё afrohej asnjё mi.

Kёta tё dy nuk ishin shokё
Njёri-tjetrin e kishin zili
Ndaj u bёnё armiq pёr kokё
Kush e kush me mё shumё dredhi.

Dhe u ndanё nё dy kёshtjella
Secili nё vendin e vet
Qeni jashtё e maci brenda
Nё tё kundёrt, luftё pёlcet.

Mirpo puna pa bёrё ngёli
Mijtё aty hidhnin valle
Nё shtёpi i ligu shkeli
Maci e qeni kishin halle.

Dhe kёshtu u bё rrёmujё
Tё zotёt ngelёn pa asnjё pare
Vetёm zhurmё, zhurmё e bujё
Mё mirё rojet mos ishin fare.

Veҫ nё ndodhtё ndonjё mrekulli
Qё maci e qeni tё bashkohen
Do tё vendosej paqja nё shtёpi
Edhe mё gjerё, kudo t’kёrkohet.

| Donald Bezhani – 04.07.2012 |

PS: Luftrat e realitetit janё mё tё hidhura se ato mes macit e qenit nё kёtё fabul, dhe ato na pёrfshijnё tё gjithёve, kudo qё ndodhemi e cilёtdo qё jemi.



 

 




No comments:

Post a Comment