Saturday, October 22, 2022

Porta !

 

Mbreti i njё ishulli tё bogatё, ishte me tё vёrtetё njё suvran i adhuruar e qё i pёrkushtohej shumё mirёqenies sё qytetarёve tё tij. Mbretёria ndodhej nё njё prospiritet tё vёrtetё, mirpo tashmё djemtё e tij ishin nё moshёn edhe pjekurinё e duhur pёr tё marrё nё dorё drejtimin e vendit edhe pёr tё ndjekur rrugёn e tё atit.  Ndёrkohё qё ai, do tё mundte tё pёrfitonte mё nё fund pak liri, duke u zhvendosur nё njё zonё molore nё vend e duke shijuar natyrёn i qetё e larg problemeve tё guvernimit.

(cartoon kingdom image - freepik)
Tё qeverisurit pёr tё nuk kishte qenё asnjёherё njё dёshirё apo njё shfaqje hierarkie, thjeshtё e kishte kryer kёtё punё sespe i ishtё ngarkuar nga paraardhёsit e tij edhe e kishte bёrё nё mёnyrёn mё tё mirёn tё mundёshme. Ndaj tani, kishte ardhur momenti qё ai t’ia besonte mbretёrinё njёrit prej djemёve tё tij. Por kujt ?

Mbreti na kishte tre djem. I madhi na zotohej me njohuritё e tij. Ai ishte njё djalё i kultivuar, i mirёarsimuar edhe me njё edukim e kulturё tё lartё tё marrё nga mjeshtёrit mё tё mirё tё mbretёrisё.
I dyti na zot
ёronte njё fizik tё jashtёzakonshёm. Ai ishte njё atlet i arrirё, pёrballej me krenari nё cfarёdollojё sporti edhe nuk kishte njeri qё ti dilte pёrpara, sidomos nё sfidat e forcёs edhe mundjes.
Nd
ёrsa i treti, nuk kishte ndonjё veti tё vecantё edhe nuk mbahej pёr merita. Ai ishte paksa mё rebel edhe i pabindur duke mos pasur asnjё maestro qё ti mёsonte ndonjё dhunti, por i pёlqente mё shumё liria, tё ndiqte zemrёm e tij edhe t’a gjinte frumёzimin nё natyrё.

Mbreti i thirri tё tre djemtё e tij edhe u tha atyre dёshirёn e tij pёr tu tёrhequr e pёr tё lёnё mbretёrinё nё duart e njёrit prej tyrё. Pёr kёtё ai u tha djemёve :


- E shikoni kёtё derё tё blinduar. Nё dhomёn mbas saj gjendet kurora edhe celёsat e mbretёrisё. Ai qё do tё mundё i pari tё kalojё kёtё portё e tё hy brёnda do tё bёhet edhe trashёgimtari i kurorёs sime…

Tё tre djemtё u gjendёm para njё dhome tё madhe betoni tё mbyllur nga njё portё celiku e cila dukej e pathyeshme. I pari, i emocionuar, filloi menjёherё tё vriste mendjen, me njohuritё edhe formulat e tij, se cili do tё ishte kodi sekret apo sistemi i pёrdorur pёr tё hapur derёn, ndёrkohё qё i dyti u largua tё merrte ekipamentet e tij tё stёrvitjes edhe disa mjete tё nevojshme duke menduar qё vetёm me ane tё forcёs do tё mundte qё ta hapte atё dhomё duke bёrё njё vrimё ne beton.

I treti nё fakt nuk e vrau mёndjen fare. Ai u kthye nga i ati edhe i tha qё pёr tё detyra e njё mbreti ishte e rёndё edhe me pёrgjegjesi tё madhe, keshtu qё ai do tё preferonte mё shumё qё tё ndiqte rrugёn e tij, larg tё qenit pёrgjegjes pёr mbretёrinё. Duke thёnё kёto edhe duke u larguar ai kaloi pranё portёs edhe, pёr kuriozitet e pa menduar gjat, vuri dorёn nё doreza e derёs sё blinduar e cila u hap menjёherё duke e gjendur veten brёnda ne dhomёn ku ishte kurora edhe celёsat e mbretёrise…

***

Veprimi i duhur gjendet pёrtej njohurive edhe forcёs. Forca brutale ushqen me energjinё e saj negative atё qё e kundёrshton, krijon destabilitet edhe mungesё harmonie, duke qenё burim konfliktesh fizike edhe psihike. Teoritё mendore, arsuetimet edhe njohuritё e hamendёsuara nga intelekti e veshin realitetin me njeshtra edhe iluzione duke krijuar probleme e vёshtirёsi edhe aty ku nuk ka.
Thjeshtёsia edhe njohurija janё tё vlefshme vetёm nё njё moment tё caktuar tё sё tashmes. Cdo cast i sё tashmes ёshtё njё risi, ndryshe nga e kaluara, ndёrsa e ardhmja nuk ekziston. Tё dyja na argёtojnё… thyejnё disponueshmёrinё edhe zbrazёtinё, e vetmja mёnyrё kjo pёr tё mirёpritur plotёsisht realitetin!


| P
ёrgatiti nё  shqip ‘’Arti Fjalёs’’ – Tiranё, 2022 |