''Poezi të zgjedhura''



                                                              
1. ‘’DASHURI E PARË’’     
                                   
Me shpresë plot ëndrra thura                           
Me natën lidha paqë
Mes miloina yjesh të vura
Ndonjë mos të të ngjasë?

Mbi të tërë shkëlqeje
Ti, "Hënëz" e zemrës sime
S'kish asgjë rreth teje
T'më vinte në dyshime..!

Ndaj 'fronin' e shpirtit tim
Veç për ty e përgatita
Princeshën plot gëzim
Të të ulej e thërrita.
...
Gjeji një fole ti dashurisë së parë
Jepi forcë, jepi shpirt e jepi zjarr'
Hapi krahët, fluturo, lëre t'jetojë
Dashuri e parë kurrë të mos shkojë!

Çeli ti një portë dashurisë së re,
Brenda ftoje, përqafoje, merre n'pre'
Dashuroje, fort shtërngoje si femij'
Siç të do, përherë t'a duash edhe ti!

| Donald Bezhani - 02.06.2015 |




Qytetar2. "QYTETAR.."

Po mё quani qytetarё                                      
Tё njё vendi tё zhvilluar
Veri-Jug kufij e ndarё
Europё e ngatёrruar…

Po mё quani qytetar’
Tё njё vendi plot me shpresё
Ku i pasuri, veshur me ar’
E i varfёri gati tё vdesё…

Po mё quani qytetarё
Tё njё vendi qё edhe sot
Kush ёshtё brenda, ‘i vaftё mbarё’
Dhe kush ‘troket’, mbetet nё port’…
***
Mos mё quani qytetarё
Tё kёtij vendi ёndёrrprishur
Ku ҫdo gjё ёshtё e ndarё
E ҫdo njeri i braktishur…

| Donald Bezhani – 09.07.2017 |


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------



ZEMERTHYER                         
         3.      "Zemërthyer"


Zemrën peng në duar mbaj
Pa e ndjerë peshën e saj,
Ditën qesh dhe natën qaj
Fytyr-lumtur e n'shpirt vaj.

Zemrën peng e kam murosur
Por, s'më shihni të burgosur
Aty, mes jush i  vërdallosur
Tërë hare, dhe sa brengosur.

Me zë t'çjerrët ajo thërret;
"Stop! Durimi po m'pëlcet"
E sërisht më shihni t'qet'
Fytyr-qeshur, zemër-nxeht

Ah, kjo zemër që s'po plas
Që një herë së paku t'flas'
Të nxjerr ç'ka, duf e maras
                                                                                                                    Nga përbrenda le ta zbras'.

                                                                                                                   Por, s'e lë akoma shpresa
   (Donald Bezhani - 2014)                                                                     Ç'të të bëjë zemër shkreta
                                                                                                                   Larg, shum larg nga e vërteta
                                                                                                                   Ngulitur m'plumba e shigjeta....

____________________________________________________________________________________


   "Prag-Ndarje!"

Sa shumë drita, sa hare, një botë plot ilustrime,
Dhe unë që në mendje bluaj, mijëra mendime,
Sa shumë tinguj, sa shumë fjalë, atmosfer me festime,
Dhe unë buzëgaz, zhytur në të mijat kujtime...

Iku, ai që pak më parë erdhi, iku edhe një vit,
Iku, tamam ashtu, siç shpesh ikin dashirit',
Iku si përhera, i pashqetësuar, pa pyetur njeri,
Se ç'do apo ç'ndodh me ty, pa dashur që tia di'...

Si ajo dashuri, që kur do e humbësh e ndjen, dhe vuan,
Si një dramë që shkruan, e asnjëhrë nuk e luan,
Siç vetë jeta është thurur, e varur nga shpresa,
Lindur për të vdekur, e jetëshkurtëra plot pengesa...

Eh, prag-ndarje e heshtur në këtë prag-ndërrim vitesh,
Vjen mes zhurmash, mes fishekzjaresh e festimesh,
I kujton botës, ashtu si tani mua, koha s'dal,
Ajo jetë djeg, si qiri Krishtlindjesh, ngadalë-ngadalë...

Megjithatë, edhe unë këto festa dimërore shumë i dua,
Ashtu si ju, të festoj, të pi e të dehem, më pëlqen edhe mua,
Ngaherë ashtu i dehur më vjen të qaj në brendësi,
Punë shoh por, dhe plot shpresa ëndërrmbetura përsëri..!

| Donald Bezhani - 30.12.2014 |

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 


4. " IMAGJINO, KJO BOTE...!"

Imagjino, kjo është bota jonë
Sado t'jemi të qetë, diçka na mundon.
Imagjino, aty jam unë, aty je ti
Sado që të përpiqesh, si veten s'gjen asnji.
Imagjino, aty ka natë, ka edhe ditë
Aty rrojnë 'pleqtë' edhe të 'rinjtë'.
Aty, plot qyteti mbushur me 'të ngopur' e
'uri'.
Aty, ku ka më shumë makina sesa në
t'vërtetë shtëpi...
Imagjino!
Aty, ku me qindra janë hotelet ku pushojnë
veç tre vetë.
Aty, ku në ca vagona të prishur flejnë mbi
njëzet, a mos tridhjetë...
Aty,
të panumërt janë bregdet, plazhet, për
biznesmenë e deputetë.
E të ndotur jan ata pak lumej ku 'freskohen'
mijëra vetë...
Aty,
dikush është ngritur për më shumë cilësi
shërbimi.
Pak më tej, disa protestojnë t'ulet taksimi.
E mu aty, qindra të tjer' s'ndihen, dhe pse u
mungon ushqimi...
***
Botë e krisur, botë e çaltë
Gjysmë ar, e gjysmë baltë
Botë e ëndrrave të zmadhuara
Botë e ideve të përgjysmuara.
Imagjono!
A do të kishte vallë tjetër vend, ndryshe, të
mund të shkonim.
Ku të mos ish' ky ligj i vjetër, i ndyrë, që 'i
madhi e ha të voglin' !!!
| DONALD BEZHANI - 17.08.2013 |
PS:

No comments:

Post a Comment