Saturday, April 4, 2020

"La Casa de Papel!" A ishte zhgënjyes sezoni i 4-tërt!?


Dje, 3 prill 2020, në platformën më të madhe të filmave Netflix, janë difuzuar të teta seritë e sezonit të katërt të serialit të shumëpërfolur spanjoll “La Casa de Papel”. I shumpritur nga fansat në të gjithë botën, ky sezon i katërt, i cili gjithashtu mendohej të ishte i fundit, duke u dhënë përgjigjje shumë dilemave që patën mbetur të pazgjidhura nga sezoni i tretë, duket se ka qenë zhgënjyes për shumë prej tyre...
Cum a ajuns unul dintre actorii La Casa de Papel la Oradea - BIHON
 


Në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram, pas përfundimit të serialit (që sigurisht është parë ngutshëm brenda ditës së djeshme), kanë shpërthyer komentet e shumta të cilat, në përgjithsi, shfaqnin mospëlqimin e tyre në lidhje me ecurinë e ngjarjeve në këtë sezon. Ndryshe pritshmërive të fansave, të cilët ishin mëse të bindur se ky sezon do ti vinte kapak serialit, u pa qartë që ai jo vetëm që nuk i dha zgjidhje dilemave por i shtoi edhe më shumë ato, duke na lënë të kupojmë se, të paktën, edhe një sezon i ri është për tu realizuar. 

Duket se kjo nuk u ka pëlqyer shumicës së ndjekësve, pasi menjëherë shumë prëj tyre janë shprehur me komente zhgënjyese të tilla si:
“Përse duhet të prisnim kaq gjatë për të parë sërisht një kopje të dy sezoneve të para!?”. “Seriali po zgjatet së tepërmi, ata nuk kanë ҫfarë të bëjnë më, përsërisin vetveten..”. “Si dy sezonet e para nuk ka më, tani thjesht duan ta mbajnë gjallë...” “Aktorë të rinj që dalin nga hiҫgjë, madje pa pasur ndonjë rol të kyҫ, thjeshte disa minuta më tepër...” (referuar këtu martesës së Berlinit edhe rolit të pakuptimtë të nuses së tij Tatiana, përsonazh i shtuar këtë sezon).

Te tjera komente kanë gjykuar skena të veҫanta, apo personazhe partikulare të sjella risi këtë sezon. Disa janë zhgënjyer nga ndërhyrjet e skenave ‘trans-homo-seksuale’ në serial që zhvillohen ndërmjet personazheve, madje duke haluduar se mund të jenë shtuar me sponsorizim të komuniteteve të veҫanta (përkatëse), duke parë popullaritetin që seriali fitoi në dy sezonet e para...

Duke mos dashur të bëjmë “spiunin” për ata që akoma nuk i kanë parë seritë e këtij sezoni, do të ndalemi këtu, pa dashur të përmendim në veҫanti të tjera ngjarje apo personazhe të këtij sezoni. Megjithatë komentet e fansave në rrjetet sociale kanë qenë të panumërta edhe shumica e tyre lidhen ngushtë me skena apo rrjedha të historisë, të cilat duken ose të përsëritura ose të shtuara së koti për të fituar kohë e për ti dhënë mundësina autorëve të sjellin të paktën edhe një sezon në vazhdimësi.
Popullariteti i “La Casa de Papel” padiskutimisht që mbetet i patundur, duke e vendosur serialin të parin në trendin e Netflix vetëm brenda një dite nga lanҫimi i tij. Kjo do të thotë se sado që do përflitet, ky film sërisht do të mbetet ndër më të preferuarit vetëm falë origjinalitetit të idesë që përcjell.

Ju urojmë shikim të këndshëm atyre që akoma nuk e kanë parë edhe durim atyre që janë vënë në pritje të sezonit të radhës! 

            (Përgatiti: Arti i Fjalës, Burimi: komentet e fansave Facebook edhe Instagram)


1 comment: