Tuesday, April 7, 2020

CoVid-19 ka qenë i pranishëm te njerëzit shumë kohë para se të shndërrohej në ‘’përbindëshin’’ që është sot... Ja ҫfarë thonë shkencëtarët!

Teoria e cila e lidhte virusin Corona me kafshet si gjarpqrinjtë apo lakuriqët e natës, ëstë tashmë e vënën në dyshim nga shumë shkencëtarë. Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “Nature” na tregoon se virusi ka shumë mundësi të ketë ekzistuar edhe qarkulluar ndërmjet njerëzve shumë kohë përpara, pa shfaqur simptoma, periudhë në të cilën ka përuar mutacione edhe ka mbërritur në gjendjen që është sot... 

BREAKING! LatestCoronavirus Research Reveals That The Virus Has ...


Ian Lipkin është një ndër shkencëtarët që ka shprehur dyshimin i pari në lidhje me teorinë e vjetër të transmetimit të virusit nga kafshët  edhe në të njëjtën kohë njëri nga shkencëtarët e publikimit të ri në revistën “Nature”. Ai shpjegon se virusi ka qëndrura për një kohë të gjatë te njerëzit duke u transmetuar ndërmjet tyre, por pa pasur simptoma, ndërkohë që në vazhdimësi është modifikuar, është adaptuar edhe ka mbërritur në gjendjen e tij të sotme, duke u kthyer në një përbindësh.
“Medoj që, ndoshta, ka qarkulluar për ca kohë ndërmjet njerëzve. Për sa gjatë e ka bërë këtë? Me shumë mundësi nuk do e zblojmë asnjëherë dhe as nuk do mundemi të krijojmë një kronologji të saktë të tij. Mund të këtë qenë prezent për muaj të tërë, ndoshta edhe vite...” – ka deklaruar Ian Lipkin, shkencëtar Epidemiolog.
“Momenti që virusi ka pësuar ndryshime (mutacione) dhe ka ardhur në formën aktuale, ndoshta, disa muaj më parë. Ekzistojnë edhe të tjerë coronaviruse, disa më pak të rrezikshme, të cilat kanë qarkulluar ndërmjet njerëzve pët vite të tëra dhe janë zbuluar kohët e fundit.” – ka thënë Robert Garry, njëri ndër autorët e këtij studimi.
“Këtë bëjnë virustet, (qarkullojnë mes njerëzve). Ndoshta ka qenë prezent në trupin e njeriut përpara se të transformohej, por që nga atëherë ka ndryshuar me mutacione kapacitetin e tij të infektimit...” – ishte përshtypja e Andrew Cunningham, epidemiolog veterinar në Zoological Society of London.
| Përshtati: Arti i Fjalës, burimi: CNN |