Teoria e cila e lidhte virusin Corona me kafshet si
gjarpqrinjtë apo lakuriqët e natës, ëstë tashmë e vënën në dyshim nga shumë
shkencëtarë. Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore “Nature” na
tregoon se virusi ka shumë mundësi të ketë ekzistuar edhe qarkulluar ndërmjet
njerëzve shumë kohë përpara, pa shfaqur simptoma, periudhë në të cilën ka
përuar mutacione edhe ka mbërritur në gjendjen që është sot...
Ian Lipkin është një ndër shkencëtarët që ka shprehur
dyshimin i pari në lidhje me teorinë e vjetër të transmetimit të virusit nga
kafshët edhe në të njëjtën kohë njëri
nga shkencëtarët e publikimit të ri në revistën “Nature”. Ai shpjegon se virusi
ka qëndrura për një kohë të gjatë te njerëzit duke u transmetuar ndërmjet tyre,
por pa pasur simptoma, ndërkohë që në vazhdimësi është modifikuar, është
adaptuar edhe ka mbërritur në gjendjen e tij të sotme, duke u kthyer në një përbindësh.
“Medoj që, ndoshta, ka qarkulluar për ca kohë ndërmjet njerëzve.
Për sa gjatë e ka bërë këtë? Me shumë mundësi nuk do e zblojmë asnjëherë dhe as
nuk do mundemi të krijojmë një kronologji të saktë të tij. Mund të këtë qenë
prezent për muaj të tërë, ndoshta edhe vite...” – ka deklaruar Ian Lipkin,
shkencëtar Epidemiolog.
“Momenti që virusi ka pësuar ndryshime (mutacione) dhe ka
ardhur në formën aktuale, ndoshta, disa muaj më parë. Ekzistojnë edhe të tjerë
coronaviruse, disa më pak të rrezikshme, të cilat kanë qarkulluar ndërmjet njerëzve
pët vite të tëra dhe janë zbuluar kohët e fundit.” – ka thënë Robert Garry, njëri
ndër autorët e këtij studimi.
“Këtë bëjnë virustet, (qarkullojnë mes njerëzve). Ndoshta ka
qenë prezent në trupin e njeriut përpara se të transformohej, por që nga atëherë
ka ndryshuar me mutacione kapacitetin e tij të infektimit...” – ishte përshtypja
e Andrew Cunningham, epidemiolog veterinar në Zoological Society of London.
| Përshtati: Arti i Fjalës, burimi: CNN |
No comments:
Post a Comment