Coronavirusi shkakton viktima në radhët e pacientëve të vjetër
në moshe e me patologji kronike shoqëruese, kjo tashmë është e ditur. Megjithatë,
mjekët kanë filluar të raportojnë edhe raste vdekjeje të njerëzve të rinj, me
një fizik të shëndetshëm edhe gjëndje shëndetësore të mirë. Ndër këto raste të
rralla përfshihet edhe personel mjeksor, me një gjendje të ekilibruar shëndetësore
edhe të monitoruar rregullisht. Në disa raste janë vërtetuar sëmundje të
padiagnostikuara më parë, ndërsa në raste të tjera nuk është gjetur akoma asnjë
shpjegim...
Disa shkencëtarë mendojnë se evulimi i sëmundjes mund të
varet edhe nga doza e virusit që mund të prekë një person. Nëse ekspozohesh
ndaj një doze të madhe CoVid-i, shancet për të përkeqesuar gjendjen shëndetësore
papritmas janë të mëdha, madje edhe pa pasur një fundal patologjik kronik....
CNN na sjell historinë e një ҫifti të rinj, burrë e grua, të
cilët e kanë pritur të qetë përgjigjjen pozitive të testit, duke pasur parasysh
moshën e tyre te re:
“...Kur Ben Luderer, 30 vjeҫ, trajner aktual dhe ish lojtar
basketbolli, filoi të mos ndihej mirë, nuk u surprizua aspak. Disa ditë më parë,
e shoqja e tij, Brandy, u diagnostikua
pozitiv me corona, por u la të vetëkujdesej në shtëpi, duke mos pasur
simptoma...” (shkruan CNN).
“... Në rastin e Ben, simptomat u përkeqesuan shumë shpejt. Filloi të kishte probleme me frymarrjen edhe i tha të shoqes që ishte momenti të shkonin në urgjencë.
Në spital, Ben u trajtua në mënyrën më të mirë të mundshmë edhe më pas u dërgua sërisht në shtëpi dukë u këshilluar të ndiqte trajtimin në shtëpi. Një ditë më vonë, në mëngjes ndjehej shumë mirë,- ka deklaruar e shoqja, - ndërsa në darkë, duke qenë se rrinim në dhoma të ndryshme, më dërgon një mesazh që nuk po mundej të merrte frymë...
- Provova të bëja ҫdo gjë që të ndjehej më mirë, iu qetësua frymarrja edhe iu ul temperatura....
“ Nga dera, para se të flija, ja dëgjoja frymarrjen..” – ka deklaruar Brandy...
E kontrolloi sërisht në dy të natës dhomën e tij dhe gjithҫka ishte në rregull, megjithatë, kur u zgjua në në mëngjes rreth orës 6, e gjeti të shoqin pa jetë....
Po të kërkojmë më shumë, do të gjejmë plot raste të ngjashme, - shkruan CNN

No comments:
Post a Comment