Tuesday, April 14, 2020

Shtetet e Europës që do t’i lehtësojnë masat e karantinës duke filluar nga kjo javë...


Europa po kthehet gradualisht në punë duke filluar nga kjo javë. Sipas modelit të Çekisë, e cila i lehtësoj masat që javën e parë, Spanja, Italia edhe Austria do të ndjekin këtë shembull duke dalë kështu gradualisht nga gjendja hibernike që ka krijuar karantina. Kthimi në punë do të bëhet në këto shtete duke respektuar rreptësisht masat e mbrojtjes. 
Italia, Cinque Terre
Foto: Cinque Terre, Itali
Spanja:
Pas dy javëve të plota të karantinës totale, ata do të lejojnë daljen për të gjithë punëtorët që nuk munden ta kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Pra, në Spanjë, nga kjo javë, do të rifillojnë punë të gjithë punonjësit në ndërtim, mirmbajtje, zyra avokature apo sigurimesh.

Italia:
Në Itali, shtetin më të prekur Europian nga  pandemia, që sot, 14 prill, do të hapen të gjitha libraritë dhe dyqanet e rrobave për fëmijë. Të tjerët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri më 3 Maj.

Çekia:
Në Republikën Çeke, duke filluar nga sot, do të lejohen të gjithë udhëtimet jashtë shtetit. Bëhet fjalë për një hapje të pjesshme të kufijëve, për udhëtimet urgjente me qëllim profesional, mjeksor, vizita dhe evenimente familjare, etj. Kjo masë lehtësimi vjen pasi, të enjten e parë në Çeki u hapën të gjitha libraritë, dyqanet me artikuj shkollorë, dyqanet artizanale, dyqanet me artikuj mirmbajtjeje shtëpie etj. Njerëzit janë lejuar të kryejnë aktivitete fizike individuale në natyrë.

Austria:
Nga sot, do të hapen të gjitha dyqanet e vegjël, kryesisht artizanale, dyqanet e bulmetrave edhe thertoret. Duhet të prësin akoma dyqanet e rrobave edhe sallonet kozmetike, të cilat mund të hapen nga fundi i këtij muaji. Shkollat janë programuar për të rifilluar aktivitetin më 15 Maj, ndërsa hotelet edhe restaurantet nga fundi i muajit tjetër.

Norvegjia:
Në këtë shtet është bërë e ditur se ҫerdhet edhe kopshet për fëmijët do të rihapen më 20 Prill, ndërsa disa shkolla edhe institucione të tjera universitare do të rihapen më 27 Prill.

Danimarka:
Nga e mërkura, 15 Prill, do të rihapen të gjitha kopshtet për fëmijë edhe shkollat e ciklit të ulët. Gjimnazet edhe shkollat universitare do të rifillojnë aktivitetin pas 10 Majit.

| Burimi: Digi24 |

No comments:

Post a Comment