Showing posts with label KËNDVËSHTRIME. Show all posts
Showing posts with label KËNDVËSHTRIME. Show all posts

Saturday, September 11, 2021

A E DINI SE: (Pёrkujtimore!)

Drejtori i njёrёs prej kompanive mё tё mёdha qё kishte zyrat nё kullat binjake i shpёtoi sulmit terrorist tё 11 Shtatorit 2001 ngaqё atё ditё iu desh tё shpiente personalisht djalin nё kopёsht.

Photo: Youtube

Njё tjetёr puntor ёshtё akoma nё jetё sepse ishte radha e tij qё atё moment tё sillte mёngjesim pёr kolegёt e punёs.

Nje femёr u vonua sepse harroi tё vendoste alarmin pёr atё mёngjes, dikush tjetёr u vonua sepse u bllokua nё trafikun e pashmangshёm nё autostradёn e New-Jersey-it, dikush u vonua nё autobuz, njё tjetri nuk iu ndez makina, dikush u vonua pёr t’ju pёrgjigjur njё thirrjeje telefonike, dikush nuk mundi tё gjente njё taksi nё kohё, etj, etj…

Mё tepёr pёrshtupje mё ka bёrё historia e njё djali tё ri, i sapopunёsuar. Ai kishte veshur kёpucёt e reja atё mёngjes edhe vendosi qё ta bёnte rrugёn nё kёmbё. Njёra prej tyre e vriste nё thembra edhe pёr tё mos patur shqetёsime ndaloi nё njё farmaci qё tё merrte njё leukoplast e ta vendoste nё plaga…
                                                                                  ---

Tani, kur bllokohem nё trafik, kur humb autobuzin apo kur vonohem pёr cfaredolloj motivi qoftё ai, e mendoj dy herё: Kur ndodhin tё gjitha kёto gjera tё vogla por qё nganjeherё na nervozojne, mendojeni se ashtu duhet tё ndodhё, ai ёshtё vёndi qё Zoti dёshiron qё ju tё ndodheni nё atё moment.
Herёn tjetёr kur do t'ju dukёt se mёngjesi ka filluar ters, fёmijёt ju vonojnё, semaforёt i kapni vetёm me tё kuqe edhe nuk po ju ecёn dita sic duhet, mos e humbisni durimin sepse; CDO GJЁ NDODH PЁR NJЁ ARSYE!
 

Nё pёrkujtim tё sulmeve terroriste tё 11 shtatorit 2001 nё SHBA, ku pёrgjatё dy orёve nё mёngjesin e asaj dite humben jetёn 2 977 persona te pafajshёm, mё tё shumtit si pasoje e rrёzimit tё kullave binjake nga dy prej katёr avionave qё terroristёt e al-kaida rrёmbyen atё ditё…


| Pёrgatiti Arti i Fjalёs – 11 Shtator 2021|

Thursday, March 25, 2021

VETEVENDOSJA NUK ESHTE NJE ALTERNATIVE, ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI!

                                               A është Kosova një shembull që duhet ndjekur..?____________________

Sa herë që afrojnë zgjedhjet në Shqipëri, jemi mësuar të shohim një mish-mash të madh nëpër qytete, fshatra, nëpër kafene dhe kudo që zien debati politik.
Sigurisht, debatin më të madh për politikën e ndeshim nëpër kafene, më së shumti nga njerëz të thjeshtë, të cilët nuk është se dinë shumë por që e kanë atë maninë e pafajshme për t’u hequr sikur dinë.

(LV - google image)

 

Në fakt, ky nuk është një problem për shoqërinë në Shqipëri, sepse është kthyer në një traditë tashmë, ndonëse shpesh bëhet qesharak dhe kthehet në një thashethemnajë komike. Në fund të fundit, të gjithë kanë të drejtë të flasin, të mendojnë e të hedhin ide. Se mos i pyet kush apo ua dëgjon kush atë që thonë. Në mbarim të garës kuptohet që thjesht është bërë një rreth i cili mbaron pikërisht aty ku ka nisur, tek ajo vetëdija e brendshme e njerëzve, pra te ngritja e një kështjelle prej rëre e cila riprodhon vetveten sa herë që vjen dita e votimeve. Ne Shqiptarët jemi mësuar të mos e dimë rrugën e duhur për të dalë nga ky rreth i cili riprodhon vetveten sa herë që ka zgjedhje, ndonëse shëmbëlltyrën dhe mesazhin e rrethit e kuptojmë. Dhe nuk është faji i pushtetarëve, jo, më besoni për këtë. Ata janë të tillë dhe ne e dimë tashmë, madje kemi krijuar dhe një vetëdije të brendshme për brumin e tyre, për frytet e kësaj politike që vijon në një mënyrë groteske të na vërdallosë pa na dhënë asgjë. Por ne akoma nuk kemi krijuar një vetëdije të brendshme për të gjetur rrugën që të mos formojmë kështjella prej rëre sa herë që kjo lloj demokracie e manipuluar na jep mundësinë të zgjedhim. Nuk jemi ne që zgjedhim. Janë ata që na japin dy ose më shumë alternativa nga i njëjti brumë dhe ne zgjedhim, pa e ditur se gjithmonë po zgjedhim gjysmën e së njëjtës të keqe, sepse tek ne egziston vetëm një e keqe, ndërsa e mira as që ka egzistuar deri tani.
Largimi nga vendi ka mbetur një “zgjidhje” por kjo nuk është zgjidhja e vërtetë e problemit. Është diçka tjetër. Dhe këtë askush nuk mund ta bëjë veçse sovrani, njeriu i lirë dhe bashkimi i të gjithëve për një kauzë të drejtë. E pamë çfarë ndodhi në Kosovë, e pamë se si njerëzit atje u bashkuan dhe në një mënyrë tejet demokratike e kaluan në opozitë kasën e vjetër poltike. Dhe Këtë ndryshim e bënë pikërisht Shqiptarët atje. E po ne në Republikën e Shqipërisë a nuk qenkemi Shqiptarë? Kur Shqiptarët në Kosovë kanë vetëm 13 vjet shtet dhe bëjnë një revolucion të tillë, po ne Shqiptarët këtu që kemi 109 vjet shtet, a nuk mundemi ta bëjmë?
Unë jam i bindur se na duhet një frymë si ajo e Lëvizjes Vetvendosje, përndryshe ndryshimi nuk do të vijë kurrë. Shembullin e kemi te bashkëkombasit tanë në Kosovë, dhe unë mendoj se ky është shembulli më i bukur dhe më historik që ka prodhuar kombi Shqiptar që prej një shekulli e deri tani. E di që për këtë Shqiptarët duhet të krijojnë vlerat e një vetëdije tjetër, që ndoshta kanë pasur frikë deri tani ta mendojnë, ose që nuk kanë ditur ta perceptojnë, por unë gjithashtu e di se kur njerëzit bashkohen për një kauz të madhe, jetike e demokratike, të drejtë dhe patriotike, gjithçka mund të arrihet. Kombet e mëdha janë zhvilluar sepse njerëzit kanë pasur ndjenja patriotike, dhe duke dashur të mirën e vendit e të kombit arrihet ajo e cila deri tani ka qenë në kufinjtë e një ëndrre për ne. Ne duhet të dimë të mos e përkrahim një politikë sepse është filani aty, por ta përkrahim filanin sepse ai është ushtar i një kauze që të gjithë e përqafojnë për të mirën e përbashkët.

| Këndvështrim nga Ervin Hysaj - 22 Mars 2021 |

Friday, May 15, 2020

"Një teatër komik me fund tragjik: TIRANA..."


Prej 30 vitesh tashmë, nga teatri “Tiranë” i Shqipërisë sonë të dashur, vihen në skenë dramacitete nga më djallëzoret, shumëfytyrëshe, të pakuptimta për publikun e thjeshtë, saqë askush nuk mund të përcaktojë me saktësi se ҫfarë lloj arti paraqesin. Një gjë është mëse e sigurt; janë të epokës postmoderne, aktuale, të përditësuara me kujdes dhe të zgjedhura enkas për të tërhequr vëmendjen e shumicës dërrmuese  qytetare, sigurisht duke mubushur në këtë mënyrë xhepat e pseudo-aktorëve me role politikbërësve. 
 
Një ndër shfaqjet që është vënë në skenë që prej dy vitesh tashmë edhe ende vazhdon turin e saj artistik, është me temë: “Teatri, ta shembim...!?”
Duket se ky subiekt, ashtu siҫ prej 30 vjetësh ndodh në Shqipëri, i ka ndarë aktorët në dy kategori; ata që duan shembjen  e teatrit edhe ndërtimin mbi rrënojat e tij e një të riu, edhe ata që nuk e duan këtë gjë, por rikthimin e tij në funksion. Te parët dalin në skenë me argumentin se teatri është i vjetëruar tashmë, shfaqjet moderne duan një vënd modern dhe se ky i sotmi nuk i përmbush kërkesat për të vazhduar rrugëtimin e tij si i tillë. Të dytët hidhen në skenë me pankarta se teatri duhet mbrojtur, ai është pjesë e një trashgimie kulturore edhe bashkë me të do të shembeshin edhe vlerat e shumë artistëve, madje edhe e atyre të ‘rinjëve’ që ëndërrojnë të ‘luajnë në skenë veprat e tyre’ një ditë në të... 

Aq interesante duket kjo shfaqje saqë është luajtur e riluajtur rregullisht për dy vite që nga lanҫimi i saj. Aktorët gjejnë mënyra nga më tërheqëset, nga më komiket të mundëshme, për ta mbajtur ndezur dëshirën e publikut.  Disa prej tyre marrin vendime e ҫekiҫë NATËN për ta shembur, e të tjerë zgjohen e dalin në rrugë me pizhama NATËN për ta mbrojtur atë. Duket sikur ‘’ditën’’ diҫka i tremb të dyja palët.... 

Spektatorët...  Po, po! Aktorët nuk bëjnë dot pa spektatorët; po aq sa i duan, ata janë edhe të frikësuar prejt tyre, prandaj shfaqja duhet të jetë perfekte.  Ata e veshin skenën me nota komike, i japin interpretimit të tyre shijen e një klouni qesharak, vetëm e vetëm që publiku të mund të qeshë sadopak, të harrojë të gjitha problemet e ditës e të gjejë pak paqe ‘’natën’’, ndërsa shfaqja del në skenë e njerëzia qesh, me lot në sy. Në këtë moment perdja mbyllet e gjithҫka mbetet është serisht shija e një fundi tragjik ndaj së keqes që pritet të ndodhë. Siҫ edhe populli vetvetes i thotë një shprehje: ‘’ mos qesh shumë, se do të qash pastaj ‘’...  

Personalish, si një ndër të shumtët ndjekës shembullorë të këtyre shfaqjeve, jam i mendimit se të vetmit  që mund të përfitojmë nga “shembja e këtij teatri tragji-komik” jemi ne, spektatortët e tij. Mirpo fatkeqësisht, kjo duket si një ëndërr e largët, sepse, me apo pa godinën në fjalë, teatri i Tiranës sonë të dashur ka për të vazhduar rrugëtimin e tij njësoj si në këto 30 vitet e fundit...

| Këndvështrim nga:  Donald Bezhani – Arti i Fjalës, Tiranë, 2020 |