Nënë Tereza, (u lind me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në
Shkup më 1910), ishte një murgeshë katolike me origjinë shqiptare. U dërgua në
Kalkuta të Insisë si misionare e Kishës Katolike, ku edhe ka kaluar 45 vite të
jetës së saj duke u përkujdesur për mijëra njerëz të varfër, të pastrehë e të sëmurë
atje. Në vitin 1979 ajo fitoi ҫmimin Nobel për Paqe. U largua nga kjo jetë në
Kalkuta të Indisë në vitin 1997, ndërsa në vitin 2016 u shpall Shenjtore e Kishës
Katolike me emrin “Shenjtorja Nënë Tereza e Kalkutës”. Disa nga thëniet e
paharruara të saj janë:
- “Kudo të shkoni shpërndani dashuri. Mos lejoni askënd të largohet prej jush i palumtur.”
- “Paqja fillon me një buzëqeshje..”
- “Shpeshherë ne mendojmë se varfëri do të thotë të jesh i uritur, i paveshur, i pastrehë... Varfëri do të thotë të të mos kërkojë kush, të të mos të dojë askush, të të mos kujdeset askush. Kjo është varfëria më e madhe që dikush mund të përjetojë, ndaj duhet të kemi kujdes që kjo gjë të evitohet nëpër shtëpitë tona.”
- “Cënimi më i madh i paqes është aborti, sepse, nëse një nënë mundet të vrasë fëmijën e saj, ҫfarë më pengon mua të të vras ty dhe ty të më vrasësh mua!?”
- “Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për të gjithë...”





