Sekretari amerikan i drejtësisë në ShBA, Bill Barr, ka
pohuar të enjten se “agjentët e huaj” po provojnë të nxisin dhunën në protestat
e zhvilluara për shkak të vdekjes së George Floyd, sipas agjensisë së lajmeve
Agerpres.
(Foto: Profimedia) |
-Deri më tani, 51 persona janë të arrestuar nga autoritete
federale, si dhe qindra të tjerë nga autoritetet lokale, lidhur me revoltat e
dhunshme. - deklaroi ai në një konferencë për shtyp. – Shikojmë gjithashtu se
aktorë të huaj po manipulojnë në të gjitha drejtimet për të nxitur dhunën në
protesta, - ka shtuar ai pa dhënë detaje të tjera.
Së bashku me të, drejtori i FBI, Christopher Wray, evitoi që
të drejtonte gishtin nga ndonjë shtet i huaj në mënyrë të përveҫme, por shtoi
gjithashtu që: “Agjentët e huaj duhet ta dinë se ne i vezhgojmë të gjitha,
ashtu siҫ edhe jemi të gatshëm të veprojmë menjëherë sapo ta shohim të
arsyeshme...”
Javën e shkuar ishte këshilltari presidencial për sigurinë e brendshme, Robert O’Brien, ai që fajsoi Kinën, Iranin edhe në një mënyrë më të tërhequr Rusinë si “fuqitë e huaja kundërshtare” që kanë si qëllim përdorimin e kësaj krize të brendshme për të shkaktuar sadopak destabilitet....
| Burimi: AFP, Agrepres, Digi24 – Në shqip “Arti i Fjalës”,
Tiranë, 05.06.2020 |