Ju nuk jeni socialista,
Ama jeni specialista,
Manipulista, matrapazista,
Komunista e patronazhista,
Por kurrë jo, socialista.
Ju nuk e doni partinë,
As lirinë e as rininë,
As të drejtën, Shqipërinë,
Por veç vjedhjen e tradhtinë,
Duke shkatërruar patrinë...
Ju nuk doni studentë të mbarë,
As gjimnazistët qytetarë,
As punëtorë e gazetarë,
Se duke vjedhur u bëtë pronarë
Dhe ju duhen veç gomarë,
Që t'punojnë e t'mos bëjnë zë,
T'i gënjeni me asgjë,
Skllevër nën zinxhir t'i mbani,
Ata të punojnë e ju të hani.
Dhe me hajdutë e kriminela,
Vodhët prona, bëtë gradaçela...
Ju nuk jeni socialista,
As demokratë, as qytetarë,
Jeni veçse manipulista
Të një shefi autoritar,
Arrogant e tradhtar,
Që ju jep kocka nën zinxhir
E me Shqipërinë bën sehir...
Ju nuk jeni socialista,
Por ama jeni specialista,
Manipulista e matrapazista,
Të vetëquajtur patronazhista,
Që s'latë gjë në këtë vend
Pa e vjedhur e pa e ndarë,
Për hir të shefit kryetar.
Ndaj e kam me gjith mend:
Meritoni emrin "Tradhëtar"
@AF-db_poezi - 15.10.2026
(dedikuar partise socialiste)
@AF-db_poezi - 15.10.2026
(dedikuar partise socialiste)
No comments:
Post a Comment