Wednesday, April 29, 2020

" Vijnë ujqërit mama! "

Më ke gënjyer mama! Më ke thënë se mund të arrij aq lart sa të dua, mjafton të kem besim në vetvete. Më ke thënë që duhet të mësoj mirë, të marr nota të larta, të punoj shumë, të bëhem i zgjuar, të kem ambicie se gjithçka do të shkojë ashtu siç unë dua.
12 Fascinating Bedtime Stories for Babies and Toddlers
( Foto: FirstCry Parenting )

Më ke thënë që mund të shpëtoj nga kolonia, se bota në të cilën më ke lindur shtrihet përtej telave me gjemba. Më ke thënë që duhet të mësoj gjuhë të huaja dhe një zanat të fortë dhe të ndershëm, që duhet të përpiqem gjatë gjithë kohës të ngjit majat. Se vetëm në këtë mënyrë do të vishem me nderime në këtë botë, se vetëm kështu nuk do të turpërohem në vendin tim të lindjes, vetëm kështu do të mund ta mbaj kokën lart. Më ke thënë që jam ai që jam, që unë e ndërtoj jetën time, që nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet meje dhe fëmijëve të tjerë, më me shumë fat, të cilët kanë lindur jasht këtij gardhi. Më ke thënë që mund të vrapoj kudo sa herë dua. Më ke përsëritur shpesh që, nëse do të bëhem i fortë mbi këmbët e mija, asgjë s’do mund t’më mbajë në vend. Më ke porositur që nuk duhet të kem frikë, sepse jeta ime do të jetë shumë më e mirë nga jeta juaj robëruese. Më ke thënë të mos e humbas kurrë besimin, sepse Zoti ekziston dhe është njesoj si unë; i mëshirshëm dhe i mirë...

Të kam dëgjuar, gjithmonë të kam dëgjuar.

Pro, vijnë ujqërit mama! Për ta s’më ke thënë asgjë. Janë të shëndoshë dhe të korruptuar, pa keqardhje. Janë brutalë mama, janë të këqinj. Vrasin ndojnë të mirë, njollosin atë që është i pastër, na kafshojnë me urrejtje. E ndjejnë mishin si gjarpërinj, e nuhasin aromën e gjakut të të rinjëve. Kam frikë mama, kam frikë nga sytë e tyre të ftohtë si metali, si vdekja.

Më ke gënjyer mama, por të fal dhe të dua. E di që nuk më ke dëshiruar vetëm të mira.
Kam frikë mama, kam frikë të madhe…

( VIN LUPII, MAMA! – NGA: FLORIN NEGRUȚIU -- | Perktheu: Donald Bezhani | )

U arrestuan pasi humbën në vendngjarje deklaratën e vetë-përgjegjësisë..!


Në shumë shtete të Eurpës, përfshirë Francën, për të dalë nga shtëpia është e nevojshme plotësimi i një deklarate vetë-përgjegjësie, (me shkrim dore), ku duhet të justifikosh arsyen e nevojshme për daljen nga banesa. Tre burra nga rajoni Brodeaux i Francës, kanë menduar të dilnin, (sigurisht që me një justifikim tjetër në letër), për të vjedhur arkën e një dyqani verërash. Plani nuk u eci mbarë, duke qenë se policia nuk e pati aspak të vështirë për ti identifikuar,  pasi ata humbën në vendngjarje deklaratën e vetë-përgjegjësisë, ku ndër të tjera është e shkruar detyrimisht edhe adresa e banimit.
Gendarmerie
( Foto: Gettylmages )
Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, - raporton gazeta “Sud Ouest”, - kur tre burra të grupmoshës 31-45 vjeҫ, kanë dalë nga karantina me idenë për të vjedhur arkën në një dyqan verërash në rajonin Gironde (Bordeaux). Dy prej tyre provuan të tërhiqnin vëmendjen e shitësit ndërsa i treti u afrua në arka edhe tentoi të merrte paratë. Megjithatë e gjitha u shkoi ters; jo vetëm sepse në arkë mundi të gjente vetëm 40 Euro, por u kuptuan menjëherë nga shitësi, prej të cilit u trembën edhe ikën duke vrapuar. Më keq akoma, pasi nga nxitimi humbën edhe deklaratën e vetë-përgjegjësisë, e nevojshme për të dalë nga shtëpia në këtë periudhë izolimi.
Kjo bëri të mundur që policia ta kishte shumë të thjeshtë për të identifikuar personat në fjalë, falë dokumentit të humbur në vendngjarje, ku ishte e shkruar adresa e tyre e banimit, si një domosdoshmëri në rast kontrolli nga policia...

| Burimi: Sud Ouest Jurnal - përktheu në shqip: “Arti i Fjalës”, Tiranë 2020 |