Në shumë shtete të Eurpës, përfshirë Francën, për të dalë
nga shtëpia është e nevojshme plotësimi i një deklarate vetë-përgjegjësie, (me
shkrim dore), ku duhet të justifikosh arsyen e nevojshme për daljen nga banesa.
Tre burra nga rajoni Brodeaux i Francës, kanë menduar të dilnin, (sigurisht që
me një justifikim tjetër në letër), për të vjedhur arkën e një dyqani verërash.
Plani nuk u eci mbarë, duke qenë se policia nuk e pati aspak të vështirë për ti
identifikuar, pasi ata humbën në
vendngjarje deklaratën e vetë-përgjegjësisë, ku ndër të tjera është e shkruar
detyrimisht edhe adresa e banimit.
( Foto: Gettylmages ) |
Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, - raporton gazeta “Sud
Ouest”, - kur tre burra të grupmoshës 31-45 vjeҫ, kanë dalë nga karantina me
idenë për të vjedhur arkën në një dyqan verërash në rajonin Gironde (Bordeaux).
Dy prej tyre provuan të tërhiqnin vëmendjen e shitësit ndërsa i treti u afrua në
arka edhe tentoi të merrte paratë. Megjithatë e gjitha u shkoi ters; jo vetëm
sepse në arkë mundi të gjente vetëm 40 Euro, por u kuptuan menjëherë nga shitësi,
prej të cilit u trembën edhe ikën duke vrapuar. Më keq akoma, pasi nga nxitimi
humbën edhe deklaratën e vetë-përgjegjësisë, e nevojshme për të dalë nga shtëpia
në këtë periudhë izolimi.
Kjo bëri të mundur që policia ta kishte shumë të thjeshtë për
të identifikuar personat në fjalë, falë dokumentit të humbur në vendngjarje, ku
ishte e shkruar adresa e tyre e banimit, si një domosdoshmëri në rast kontrolli
nga policia...
| Burimi: Sud Ouest Jurnal - përktheu në shqip: “Arti i Fjalës”,
Tiranë 2020 |
No comments:
Post a Comment