Wednesday, April 29, 2020

" Vijnë ujqërit mama! "

Më ke gënjyer mama! Më ke thënë se mund të arrij aq lart sa të dua, mjafton të kem besim në vetvete. Më ke thënë që duhet të mësoj mirë, të marr nota të larta, të punoj shumë, të bëhem i zgjuar, të kem ambicie se gjithçka do të shkojë ashtu siç unë dua.
12 Fascinating Bedtime Stories for Babies and Toddlers
( Foto: FirstCry Parenting )

Më ke thënë që mund të shpëtoj nga kolonia, se bota në të cilën më ke lindur shtrihet përtej telave me gjemba. Më ke thënë që duhet të mësoj gjuhë të huaja dhe një zanat të fortë dhe të ndershëm, që duhet të përpiqem gjatë gjithë kohës të ngjit majat. Se vetëm në këtë mënyrë do të vishem me nderime në këtë botë, se vetëm kështu nuk do të turpërohem në vendin tim të lindjes, vetëm kështu do të mund ta mbaj kokën lart. Më ke thënë që jam ai që jam, që unë e ndërtoj jetën time, që nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet meje dhe fëmijëve të tjerë, më me shumë fat, të cilët kanë lindur jasht këtij gardhi. Më ke thënë që mund të vrapoj kudo sa herë dua. Më ke përsëritur shpesh që, nëse do të bëhem i fortë mbi këmbët e mija, asgjë s’do mund t’më mbajë në vend. Më ke porositur që nuk duhet të kem frikë, sepse jeta ime do të jetë shumë më e mirë nga jeta juaj robëruese. Më ke thënë të mos e humbas kurrë besimin, sepse Zoti ekziston dhe është njesoj si unë; i mëshirshëm dhe i mirë...

Të kam dëgjuar, gjithmonë të kam dëgjuar.

Pro, vijnë ujqërit mama! Për ta s’më ke thënë asgjë. Janë të shëndoshë dhe të korruptuar, pa keqardhje. Janë brutalë mama, janë të këqinj. Vrasin ndojnë të mirë, njollosin atë që është i pastër, na kafshojnë me urrejtje. E ndjejnë mishin si gjarpërinj, e nuhasin aromën e gjakut të të rinjëve. Kam frikë mama, kam frikë nga sytë e tyre të ftohtë si metali, si vdekja.

Më ke gënjyer mama, por të fal dhe të dua. E di që nuk më ke dëshiruar vetëm të mira.
Kam frikë mama, kam frikë të madhe…

( VIN LUPII, MAMA! – NGA: FLORIN NEGRUȚIU -- | Perktheu: Donald Bezhani | )

No comments:

Post a Comment