Thursday, April 30, 2020

"Ngushëllohem të të bëj të lumtur!"


Dy pacientë, të dy shumë të sëmurë, ndanin të njëjtën dhomë spitali. Njërit prej tyre i lejohej të ngrihej në gjunjë e të rrinte ndenjur në krevat ҫdo ditë nga 1 orë, pasi kjo e ndihmonte në pastrimin e mushkërive, ndërkohë që tjetri nuk mund të lëvizte prej shtratit të tij nga sëmundja. Krevati i këtij të fundit ishte larg nga e vetmja dritare që kishin në dhomë edhe nga aty ku ishte nuk mund të shihte asgjë prej saj. 
Doctors try to safeguard nursing home patients from COVID-19 ...
( Foto: Harvard Gazette )


Fatmirësisht, të dy pacientët krijuan një mardhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe filluan të kuvendonin për orë e orë të tëra. Flisnin për të kaluarën, për shtëpinë, familjen, punën, rininë e tyre, kohen e shërbimit ushtarak, kohën e pushimeve etj-etj. Çdo mbasdite kur pacienti afër dritares ngrihej në gjunjë, e kalonte tërë atë kohë duke i përshkruar mikut të tij ҫdo gjë që mund të shihej jashtë nga dritarja.

Pacienti tjetër filloi të jetonte ҫdo ditë në pritje të këtij momenti të shkurtër kur bota e tij e brendshme pasurohej dhe ndriҫohej nga aktiviteti edhe ngjyrat e botës jashte dhomës së spitalit. Nga dritarja shihej një liqen i mahnitshëm. Rosat dhe mjelmat luanin në ujë, ndërsa fëmijët zbaviteshin me varkat e tyre prej lodre. Çiftet shëtisnin të lumtur në lulishtet plot lule shumë-ngjyrëshe nga ku i gjithë qyteti mund të shihej si në pëllmbë të dorës.
Ndërkohë që pacienti pranë dritares i përshkruante të gjitha këto ngjarje me detajet më të vogla, tjetri mbyllte sytë dhe ashtu i shtrire siҫ ishte me pamundësinë për të lëvizur, imagjinonte tërë këtë panoramë të mrekullueshme...
Në një pasdite të ngrohtë, pacienti pranë dritares përshkroi një paradë që po parakalonte madhërishëm me hap rreshtor në rrugë. Megjithëse pacienti tjetër nuk dëgjoi ndonjë bandë muzikore ta shoqëronte paradën, ai sërisht me sytë e mendjes "shihte" ҫdo gjë ndërsa miku i tij e përshkruante këtë pamje në detaje tejet të hollësishme.

Ditë të tëra kaluan. Një mëngjes, infermierja erdhi t'u sillte ujë por gjeti trupin pa jetë të pacientit pranë dritates që kishte ndërruar jetë paqësisht në gjumë. E trishtuar, ajo lajmëroi personelin e spitalit për të marrë trupin e tij dhe të kujdesej për ҫdo procedurë të mëtejshme.
 
Sapo situata në dhomë u normalizua, pacienti tjetër i kërkoi infermieres që ta lëvizte tek krevati pranë dritares. Ajo e ndihmoi duke u siguruar që ҫdo gjë ishte mire dhe pacienti ndihej më rehat. Ngadalë dhe me mundim, ai u mbështet në bërryla, duke u munduar të ngrihej. U zgjat ngadalë për t'i hedhur një sy botës përjashta, por u shtang kur pa se përjashta ishte vetëm një murë edhe asgjë tjetër...

I habitur, pacienti e pyeti infermieren se si ishte e mundur që i ndjeri, ish shoku i tij i dhomës i kishte përshkruar gjëra kaq të mrekullueshme për pamjen jashtë, kur aty në fakt ishte vetem një murë!? Infermierja u përgjigj se i ndjeri kishte qenë i verbër dhe as që mund ta shihte murin jashtë...
"Ndoshta e ka bërë për të të inkurajuar ty" – i tha ajo...

Morali:
Lumturia më e madhe gjendet atëherë kur mund të bësh dikë tjetër më të lumtur. Pikëllimi i ndarë me dikë tjetër përgjysmohet, por lumturia e ndarë me dikë tjetër dyfishohet. Nëse do të ndihesh vërtet i pasur, numëro të gjitha gjërat që i ke dhe që nuk mund t'i blejë paraja...

| Përshtati “Arti i Fjalës” – Tiranë, 2020 |  

No comments:

Post a Comment