Nganjëherë në punë, ju keni aq shumë detyra për të bërë në të njëjtën kohë, saqë ju zë dhimbja e kokës. Si rrjedhojë, ose do të qëndroni përtej orarit në punë, ose do ti mbaroni detyrat e mbetura në shtëpi. Kjo sigurisht është një plus duke dëmtuar kohën tuaj të pushimit, argëtimit, gjumit etj.
Ja përse po ju sjellim më
poshtë disa këshilla të thjeshta, por të domosdoshme, për të fituar kohë të
realizoni të gjitha dëshirat dhe kërkesat tuaja:
1.
MOS PUNONI PËRTEJ PROGRAMIT TË
PUNËS! Duke i shtuar disa orë më shumë programit tuaj të punës, nuk do të thotë
që ju do të rrisni produktivitetin. Gaboheni nëse mendoni se zgjatja e orarit
do të bëjë të mundur realëzimin e plotë të të gjitha detyrave tuaja. Në fakt,
duke bërë këtë gjë, ju do të lodheni edhe më shumë duke qenë të paaftë për të
rifituar energjitë e duhura për ditën pasuese.
2.
THUAJ ‘’JO’’ MË SHPESH! Çfarë
është më e rëndësihme; numri i detyrave që ju realizoni, apo cilësia e ture?
Kur ju mundoheni të kënaqni çdokënd, ju do të distancoheni nga detyrat e rëndësishme
duke humbur kohë në disa të tilla jo aq të rëndësishme e të padobishme për
ecurinë tuaj. Mbajeni mend; duhet të fokusoheni vetëm në çfarë është më e rëndësishme
për ju.
3.
NUK DUHET TË BËNI GJITHÇKA I
VETËM. E thënë më thjeshtë, gjeni dikë t’ju ndihmojë. Nuk mund të realizoni
gjithçka, kështu që ndajini vështirësirë edhe komplikimet e punëve me kolegët
tuaj. Kjo është një zgjidhje shumë më e mirë, sesa të shpenzoni kohën tuaj në
punë që nuk ju pëlqejnë apo që nuk jeni aq të aftë për ti kryer siç duhet ato.
4.
HARROJENI TË PËRKRYERËN! Siç
studimet kanë treguar, ‘e përkryera’ kërkon shumë më shumë kohë sesa caktohet për
kryerjen e një detyre të caktuar. Mbi të gjitha, duke u fokusuar shumë mbi disa
detaje ‘ireale’, humbisni shumë thjeshtë ‘foton kryesore’ (qëllimin).
5.
AUTOMATIZONI DETYRAT QË RIPËRSËRITEN!
Nëse keni detyra që dueht ti realizoni çdo ditë, është njësoj sikur ato të
kthehen ‘automate’. Gjeni mënyrën më të thjeshtë për ti realizuar ato...
6.
LEJOJENI VETEN TË BËJË ‘’ASGJË’’!
Mërrni një pauzë edhe qëndroni vetëm për pak kohë. Duke kaluar kohën në qetësinë
e vetmisë, ju karikoni trurin tuaj, ripërtërini memorien dhe rrisni aftësitë
tuaja...
No comments:
Post a Comment