Wednesday, April 1, 2020

“Anës BE-së!”


Arratisur, syrgjynosur,
nёpёr botё katanosur,
po vajton pa fund, pa shpresё,
Larg Shqipёrisё, anёs BE-sё. 
“Anës BE-së!” 
Ku e lamё e ku na mbeti,
vaj vatani, i shkretё mileti
pranё portёs tuj trokit
i pashpresё, i rraskapit. 

Nё shtёpi vendi s’e mban,
ne Europё, jo europian,
Vaj shqiptarin se ҫ’e gjeti
Ndёr dogana njё jetё mbeti. 

Mes fituesve prap dёshtak
mes pasurive varfanjak
me plot ёndrra i brengosur
mes Europe i burgosur. 

Me politikё i pamёsuar
duke zgjedhur, i mashtruar
me premtime i gёnjyer
me tё ardhme tё rrёmbyer.

Nga ‘bejlera’ t’pa mёshirё
nga shit-blersa  tё pёshtirё
nga tё fortёt qё bёjnё ligj’
e t’pa-aftёt qё s’dinё Maligj.

Po vajton pa shpresё, pa fund
shqipёtari me tёrё mund’
nga t’ja mbajё, ku tё shkojё
nё dhe’ thuaj kush ta dojё?!

Endet rrugёve i pashpresё
Larg Shqipёrisё, anёs BE-sё
lyp mёshirё tё bёjё zararё
Iliriani, mёrgёrimtarё…


| Origjinal: Fan Noli – “Anёs Lumejve” |
 

No comments:

Post a Comment