- - EMA, (Agjensia Europiane e Medikamenteve), është në kontakt të vazhdueshëm me FDA, (agjensi e ngjashme ne SHBA), për të sikronizuar vlerësimin e efikasitetit të vaksinave dhe, nëse gjithҫka do të rezultojë pa probleme, EMA do të lëshojë autorizimin e nxjerrjes në treg për dy vaksinat duke filluar nga mesi i muajit dhjetor, - ka deklaruar shefja e Komisionit Europian.
Deri më tani KE ka lidhur kontrata me 5 firma farmaceutike për prodhimin e vaksinave anti-Covid; BionTech, GSK, Sanofi, Astra/Zeneca dhe Pfizer, ndërkohë që janë në diskutim e sipër me Moderna edhe Novavax. Menjëherë sapo rezultatet e para do të jenë të vlerësuara pozitivish nga agjensia Europiane e Medikamenteve vaksinat do të dalin në treg.
| Burimi: BBC – Përgatiti në shqip “Arti i Fjalës”, Nëntor, 2020 |
No comments:
Post a Comment