Profesori hyri nё klasё si pёrherё, i
ftohtё nё fytyrё e me atё hapin e tij tё ngadaltё, por tё vendosur, shkoi tё
ulej nё vendin qё i takonte.Pasi hoqi me pёrtesё pallton, thua tё
ishte kjo njё punё e bezdisur, zuri vend nё karrigen e tij dhe, me mjekrёn e mbёshtetur
mes duarve, hodhi vёshtrimin diku nga fundi i klasёs. Ndenji pak ashtu edhe kaq
mjaftoi qё aty tё fillonin psherёtimat. Ishin pikёrisht kёto fjalё, tingulli i
tё cilave i vinte i shurdhёt edhe i pamjaftueshёm nё vesh, qё e bёnё tё
rimerrte veten e tё pyeste nё ka apo jo mungesa.
-
Presor, nuk do lexosh apelin sot?
Iu kthye me pyetje njё nga nxёnёset e
klasёs.
Ai hodhi njё moment vёshtrimin nga ajo,
pastaj nga tё gjithё tё tjerёt duke i marrё me radhё secilin dhe, ndёrsa po e kuptonte
qё nuk po sillej normal, iu tha qё nuk do I duheshin fare mungesat pёr kёtё orё.
Pastaj u ngrit sёrisht nga vendi dhe me
hapin e tij karakteristik shkoi nё fund tё klasёs pranё dritares, hapi pak
perden dhe kushedi se ku e hodhi vёshtrimin diku nё rrugёn poshtё. Nuk mjaftuan
as pesё minuta dhe njё skenё e tillё bёri qё nё klasё tё dёgjoheshin sёrisht
fjalё, madje kёsaj here pati edhe nga ata qё filluan tё shfaqnin shenja
rebelimi.
-
Qetёsi!
U kthye profesori me zё tё lartё edhe
ngadalё iu drejtua sёrisht vendit tё tij.
-
Ҫfarё kemi sot nё filozofi?
-
Tema 25 presor, ‘’te ndjerit, tё
menduarit dhe tё shprehurit’’, -iu pёrgjigj dikush.
‘’Tё ndjerit, tё menduarit dhe tё
shprehurit..’’ –psherёtiti ai ndёr dhёmbё.
-
Nё rregull, -vazhdoi sёrisht me njё zё
tё qartё, - nuk mё intereson se ҫfarfё ёshtё shkruar aty. Sot dua t’ju tregoj
diҫka tjetёr, nga jeta ime. Histori qё mё ka ndodhur kur isha pikёrisht nё moshёn
tuaj, student. Veҫse, ju lutem, dua t’mё dёgjoni me vёmendje dhe kush nuk do,
kush nuk ka dёshirё tё dёgjojё, mё mirё le tё dalё jashtё. Siҫ e thash edhe nё
fillim, sot nuk do marr mungesa.
Kёsaj radhe askush nuk foli, madje edhe
ata qё patёn shprehur shenja rebelimi, tani heshtёn edhe e pёrqёndruan vёmendjen
te profesori i tyre tё cilin nuk e kishin parё tu shfaqej kurrё nё kёtё formё.
Ai, pasi u rregullua mё rehatshёm mbi
karrigen e tij, pasi pa qё ҫdo gjё ishte nё vendin e duhur mbi tavolinё dhe
pasi hodhi vёshtrimin nga nxёnёsit duke i marrё sёrisht me radhё, vazhdoi:
***
Po ktheheshim nga njё eskursion qё e
patёm realizuar si vit nёn drejtimin e dy profesoreve tona dhe nё kthim, jo
shumё larg para se tё mbarrinim nё shkollё, bёmё edhe ndalesёn tonё tё fundit pёr
tё parё njё kala fushore buzё detit. Emrin nuk ja mbaj mend, por mё kujtohet qё
kalaja kishte njё shtrirje goxha tё gjerё dhe brenda saj kishte elemente
arkeologjike nga mё tё ҫfarёdollojshmet; porta, mure, kolona mbajtёse, kanale,
rrugica tё kalldramta etj, etj.
Ishim tё gёzuar, mjaft tё gёzuar. Disa
prej nesh kishin kёnduar gjatё gjithё kthimit, madje edhe unё kisha tentuar,
dhe kjo mё bёnte tё ndjehesha nё maksimum i adrenalinizuar, paҫka se pёr tё
arritur njё qёllim ende nuk kisha bёrё asjgё…
Me ne ishte edhe njё vajzё, njё
studente e mirё edhe lozonjare, me tipare tё bukura fizike, tё cilёn e pёlqeja
jashtёzakonisht shumё, por fatkeqёsisht, duke mos qenё nё njё grup me tё, nuk
kisha mundur kurrё tё krijoja marrёdhёnie miqёsie. Kёtё eskursion e shihja si
mundёsia ime e fundit dhe e vetme, sepse mbas mbarimit tё tij vinte edhe pёrfundimi
i vitit shkollor dhe ne mё pas tё gjithё do tё largoheshim nga njёri-tjetri, pёr
tё shkuar secili nё fakultetin e tij pёrkatёs. Kjo do tё thoshte qё nuk do ta
shihnim mё njёri-tjetrin, ndofta pёr asnjёherё…
E siҫ po thosha, zbritёm nga autobuzi
edhe u ndamё secili nё grupe tё vogla shoqёrore pёr tё vizituar kalanё. Unё, si
tё tjerёt, u nisa pёrpara me dy shokёt e mij, duke bёrё shakara e ‘zhurmё’ mes
nesh, gjatё kohёs qё shihnim edhe kalanё. Nuk kishim ecur shumё kur, dёgjojmё
nga pas tё na thёrriste njёra nga profesoret. Kthehemi edhe shohim qё ajo po
vinte me njё grup tjetёr nxёnёsish duke na kёrkuar qё tё ndalonim sepse do tё
na vinte nё ndihmё me njё sparkatёs mushkonjash. (Ne ishim me tё shkurtra edhe
mushkonjat ishin me tё vёrtetё njё problem nё atё zonё). Ndaluam edhe pritёm…
Unё as qё e kisha vёnё re, vetёm kur
papritur e shoh aty, pranё meje. Ajo mё kёrkoi ndihmё, ti mbaja ҫantёn ndёrkohё
qё do tё pёrdorte atё spёrkatёs mushkonjash. Kaq mjaftoi! Shokёt e mi, duke i
ditur shumё mirё sekretet e njёri-tjetrit, u larguan bashkё me tё tjerёt
pёrpara, pёr tё na dhenё mundёsinё tё ishim vetёm.
-
Mё ndihmon pak nё shpina? – mё thotё
ajo. ‘’Mё vraftё zoti po s’tё ndihmova ty’’, - mendova me vete, ndёrkohё i
them:
-
Patjetёr, me kёnaqёsi!
Ajo atё ditё ishte shumё e bukur, mё e
bukura, tё paktёn unё isha i bindur pёr kёtё. Flokёt e zinj e tё drejta i
kishte bёrё pak me onde dhe i rrinin vёrtet shumё lezetshёm. Sytё e zinj i shkёlqenin
atё ditё, tipik sy tё dashuruar tё njё adoleshenti, dhe kaq mjaftonte qё mua tё
mё tёrhiqte jashtёzakonisht portreti i saj. Po aq mё tepёr edhe karakteri i saj
prej njё vajze ҫapkёne e lozonjare qё kukej sikur nuk donte tё rritej e tё
piqej kurrё, megjithatё kёtё do ta mёsoja mё vonё.
Mbaj mend gjithashtu qё supeve kishte
hedhur njё xhaketё tё hollё e tё zezё prej lёkure. Kjo mё kujtohet shumё mirё,
sepse ai sparkatёs nё kontakt me sipёrfaqen e lёmuar tё xhaketёs sё saj linte
disa njolla te vogla e tё bardha, pёr tё cilat unё do ta ndihmoja qё tё
pёstronte shpinёn mё vonё, duke mu dhёnё nё kёtё mёnyrё mundёsia tё rrija sa mё
gjatё tё mundja me tё…
-
Ti e pёrdore? – Mё pyet.
-
Jo…
-
Ja tё hedh unё, - dhe ndёrkohё filloi
tё mё bёnte ngado; nё fytyrё e mbi rroba, me atё sparkatёs mushkonjash tё cilin
unё nuk e kisha pёrdorur deri atёherё sepse e kisha si njё lloj fiksimi apo
alergjie qё s’mё lejonte ta duroja. Megjithatё dorёn e saj nuk e ndalova, u
deturova ta duroja, madje edhe e falenderova kur mbaroi…
Ndёrkohё qё qёndronim sё bashku, ne
ishim shkёputur nga pjesa tjetёr edhe tё vetёm endeshim rrёnojave tё kalasё pёr
tё dalё nё anёn tjetёr tё saj nё buzё tё detit.
-
E di, -mё thotё njё moment, - kёtu mё pёlqen.
Ёshtё bukur, apo jo?
-
Edhe mua. – ia kthej.
‘’Budallalёqe, ca gurё ku ka vetёm
mushkonja... Ç’guxim paktё, asgjё qё duhet tё thuash.’’ - Po mendoja me vete.
-
A, veҫ mushkonjave, - i them sёrisht.
Ajo qeshi edhe sё bashku vazhduam tё
ecnim drejt bregdetit tё cilin e kishim parasysh tashmё. Para nesh aty kishin
mbёrritur edhe tё tjerёt, megjithatё kjo nuk na pengoi qё tё qёndronim sёrisht
sё bashku.
Papritur ajo shikon njё gurё tё madh qё
lagej nga dallgёt e detit, nuk e di se ҫfarё i pёlqeu atij, vetёm kur mё kёrkon
qё ti bёja disa foto aty. Mё lё aparatin edhe ҫantёn, largohet prej meje,
ngjitet nxitimthi mbi gurё edhe filloi tё merrte pozicionet e dёshiruara pёr ta
fotografuar. Mbaj mend qё, me ndihmёn e njё shokut tim, ne bёmё edhe njё
fotografi sё bashku aty, fotografi tё cilёn nuk do tё mundja ta merrja mё kurrё
pёr ta ruajtur si njё kujtim.
Pasi qёndruam pak, tё gjithё duhet tё
ktheheshim. Ne u nisёm sёrisht sё bashku, duke ecur ngadalё e duke parё fotot tё
cilat sapo i kishim realizuar. Kur, njё moment ajo ndalet edhe mё kёrkon qё tё
vraponim.
‘’Je nё vete ti, nuk je lodhur a si?!’’
– Mё erdhi menjёherё nё mend ato momente, megjithatё, edhe pse ndihesha mjaft i
lodhur nga udhёtimi, pranova.
-
Vrapojmё, - i thashё.
Dhe ashtu, si dy fёmijё tё vegjёl e tё
lumtur tё kapur dorё pёr dore, u nisёm me vrap tё lehtё. Kjo bёri tё mundur qё
nё pak sekonda tё largoheshim sёrisht prej tё tjerёve e tё gjendeshim pёr herё
tё dytё vetёm.
‘’Jepi idjot, ҫ’pret, tani ёshtё
momenti’’ – mё thoshte thoshte nё ato ҫaste njё zё i brendshёm e ndёrkohё zemra
mё rrihte fort, thua se donte tё dilte jashtё asaj maske e cila e detyronte tё
heshte.
Nuk kaluan as pesё minuta dhe ashtu siҫ
e prisja, ajo u lodh. Mё tej vazhduam tё ecnim normal drejtё autobuzit i cili
tashmё nuk ishte larg, duke biseduar pёr gjёra pa rёndёsi.
Nuk mbaj mend asgjё se ҫfarё u tha mё
tej, veҫse e di qё tjetёr gjё bluaja thellё brenda meje e tjetёr gjё
detyrohesha tё thosha, tjetёr gjё digjte nё zemёr e tjetёr gjё mё nxirrte goja.
Nuk kishte mbetur mё kohё. Mbёrritёm te
autobuzi.
E humba! E humba, sepse ju tremba
ndjenjave pёr disa arsye fare tё kota, sepse u bazova nё njё mёnyrё tё ftohtё tё
tё menduarit, fare tё panevojshme pёr njё rast tё tillё. Mirpo ashtu ndodhi!
E kush e dёgjoi zemrёn..!?
***
Profesori ndaloi, u ngrit sёrisht nga
vendi edhe ngadalё, me hapin e tij karakteristik, shkoi pёr herё tё dyte te
dritarja nё fund tё klasёs, hapi perden dhe sёrisht e humbi vёmendjen diku nё
rrugё. Kёsaj radhe nuk pati asnjё fjalё, megjithatё heshtja nuk zgjati shumё,
nga aty ku ishte ai nisi tё rifliste:
-
Sot e takova sёrisht mbas aq e aq
vitesh, ja kёtu poshtё nё rrugё. Mendoja se e kisha harruar, por e njoha menjёherё,
nuk kishte ndryshuar shumё, ishte sёrisht po aq e bukur. Tani ishte bёrё edhe nёnё,
po sillte femijёn e saj nё kopёshtin pёrballё…
Pastaj mbylli perden edhe u kthye sёrisht
nё vendin e tij, rregulloi pallton mbi karrige, u ul mbi tё edhe hodhi vёshtrimin
nga nxёnёsit. Pёr herё tё parё i shihte aq tё qetё e tё pёrqёndruar ndaj tij.
-
Presor, - theu dikush monotoninё, - mё
fal por, kot, se unё do tia kisha thёnё troҫ qё yhy, me kohё…
-
E di, e di fare mirё, - iu kthye
profesori atij qё foli, - e kam venё re, i tillё ёshtё karakteri yt, i tillё je
ti. Ҫfarё ndjenё e thua edhe bёn mirё, por ama jo gjithmonё. Ka plot raste tё
tjera ku ёshtё e nevojshme mёnyra ime e tё menduarit edhe vepruarit.
-
Kёtё pra doja tju thoja sot, - vazhdoi
ai, - se ndёrmjet ‘tё ndjerit’ me ‘tё shprehurit’ dhe ‘tё menduarit’ me ‘tё
shprehurit’ ekziston njё konflikt jetik i lindur qё me krijimin e njeriut. Dhe,
ёshtё e rёndёsishme tё jemi shumё tё saktё, sepse njё prishje e vogёl e
raportit mes nevojёs sё tё shprehurit ndёrmjet zemrёs apo trurit, mund tё
shpjerё nё tragjedi tё padёshiruara…
Nё atё moment ra zilja, profesori
falenderoi dhe, pёr herё tё parё e ashtu si nuk kishte ndodhur asnjёherё, mundi
tё dilte pёrpara studentёve tё tij nga salla e mёsimit…
| Donald Bezhani – 05.07.2014 |
No comments:
Post a Comment