Gjeniale, një lajm që premton të zgjidhë një ndër problemet
më të mëdha që njerëzimi po përballet në ditët e sotme. Ndotja e ambjentit,
sidomos nga materialet plastike, është ktyer në një makth për botën tonë.
Megjithatë, së fundmi nje ekip shkencëtarësh gjerman kanë
publikuar një studim me anë të të cilit pretendojnë se kanë zbuluar një lojë
bakterie e cila është në gjendje të shpërbëjë një pjesë të madhe të
komponenteve kimike të plastikës (veҫanërisht poliuretanin). Ky material përbën
një brim të konsiderueshëm të mbetjëve mbarëglobale, pasi përdoret në një gamë
të gjerë të produkteve plastike.
-
-Ky llojë mikrobi e përdor këtë matërial si një
burim energjie të ҫliruar nga karboni edhe azoti, - shpjegon dr. Hermann J.
Heipieper, shkencëtar i qendrës kërkimore për studime mjeksore në institutin
Helmholtz. –Ky zbulim do të thotë shumë për industrinë e produkteve plastike të
reciklueshme me vështirësi, që përdorin poliuteran, po aq sa edhe për pastrimin
e ambjentit nga mbipopullimi me plastikë.
Shkencëtarët e kanë izoluar këtë llojë bakterie të quajtur “Pseudomonas
sp. TDA1” në një zonë të tejmbushur më mbeturina të vjetra plastike edhe kanë
zbuluar se ai lloj gjermeni mundet që të zbërthejë disa lidhje kimikë të
poliuretanit. Doktorrët e shkencës vërtetuan se këta lloj bakteriesh kanë një
tolerim të lartë kundrejt ambjenteve toksike, siҫ janë gropat e plehrave. “Kjo
e veҫantë, që quhet tolerim i lartë ndaj toksinave, është një karakteristikë e
mikroorganizmave ekstremofile’’ – ka shpjeguar dr. Christian Eberlein, co-autor
i këtij studimi.
Studimet e mëtejshme rreth bakterit “Psudomonas sp. TDA1”
duhet, sipas autorëve të zbulimit, që të fokusohen mbi gjenet përgjegjëse në
prodhimin e enzimave ekstraqelizore të cilat shpërbëjnë plastikën.
| Përktheu: Arti i Fjalës / Burimi: Forntiers in Microbiology
|
No comments:
Post a Comment