Po po, Tirana është kthyer në një teatër tragjik ku vihen në skenë disa shfaqje
të djallëzuara e disafytyrëshe që po e njollosin gjithnjë e më shumë
identitetin e Tiranës, Shqipërisë dhe të gjithë shqipëtarëve kudo ata ndodhen.
E kam fjalën për shqipëtarët e vërtetë, ata që me të gjithë "çiltërsinë" që i karakterizon, akoma besojnë se diçka do të
ndreqet, ata që e duan vendin e tyre edhe janë të gatshëm, së paku, të thonë
një fjalë të mirë për të. Edhe siç fare mirë e kuptoni, në këtë kategori nuk
përfshihen aspak ata, aktorët e shfaqjeve më të freskëta që po luhen në
Kryeqytetin e madh teatër të vendit tonë të vogël...
Ky soji i fundit nuk do t'ja dijë fare për fatin e vendit të tij, as për njerëzit që ata drejtojnë, nuk duan të mbajnë as përgjegjësinë më të vogël morale për atë që me shpresë i votojnë sa herë që bёhen zgjedhje. Ky soji i fundit ka një qëllim tjetër më të lartë, më të rëndësishëm, më jetësor do ta quajmë; të kujdesen për veten e tyre e të dalin të palagur.
Aktorët e njёzet e ca viteve të fundit qëllimin e tyre të parë e kanë realizuar me kohë, xhepat e tyre tashmë janë plot, aq plot sa edhe për ata vetë shifrat janë të panumërta. Prandaj edhe jo shpesh u ndodh të ngatërrohen kur u duhet të bëjnë ndonjë llogari, apo thjeshtё të përmendin ndonjë numër…
Aq të panumërta sa janë ‘shifrat’ që aktorët e tragjedisë tanë zotërojnë, po aq të panumërta jane edhe ‘mëkatet’ në të cilat ata janë të zhytur thelle e nga ku e kanë shumë të vështirë të dalin të pandёshkuar. Pikerisht këtu lindi edhe qëllimi i dytë i tyre: -Si ti shpëtojnë ‘ferrit’ pa u përgjigjur për morinë e djallёsirave të kryera!?
Me zhvillimet e fundit që po ndodhin në vendin tim, duket qartë që edhe për këtë qellim jetësor të momentit i cili i shqetëson, aktorët e kanë gjetur nje zgjidhje: - Po sikur të krijojnë një ‘Parajsë’ të përbashkët e të jetojë aty të gjithë në përjetësi, në paqe me mëkatet e tyrë?!
Pikërisht këtë po bëjnë ata tani. Duke përdorur shfaqje nga më të paparat, duke vënë në skenë drama tragjike nga më të shpifurat, po mbajnë larg vëmendjes së publikut të gjerë problemet e vërteta, po mbajnë larg vendit të tyre e tonit njëkohësisht ata pak ‘zëra të huaj’, që, (edhe me pak fat do ta quaj unë), po mundohen tё na përfshijnë edhe neve në bashkësinё e madhe të kontinentit të vjetër. Me pak fjalë, falë zhvillimeve të fundit, po izolohemi e do të jemi të detyruar të jetojmë edhe Ne përgjithmonë në ‘Ferrin e Parajsës së tyre’…
Por ama, nëse ata janë disa qindra, ne jemi me mijëra, miljona frymë që kemi jetuar, jetojmë e do të vazhdojmë të jetojmë në mjerim e izolim nga bota që na rrethon. (Kjo s’duhet anashkaluar, ne jemi miliona …. )
***
Për ti vёrtetuar të gjithë këto, ҫ’është e verteta nuk kam fakte e prova, nuk jam as në pozitë për ta bërë njё gjё tё tillё e as nuk kam eksperiencën e duhur. Edhe po të mundesha, ndoshta nuk do të isha lejuar ta bëja, (me shumё mundёsi). Megjithatë ashtu si ҫdo qytetar tjetër, ca më pak a ca më shumë i vëmendshëm, jam i bindur se nuk kam shtuar asgjё mё shumё nga e vёrteta e dhimbsur qё herё mbas here del e hapur sheshit e sёrisht gjendet njё mёnyrё pёr tё na hedhur hi syve. Se fundmi po i shmangem figurave, krahasimeve e epiteteve dhe do të mundohem ta përmbledh këtë ‘kronikë të errёt’ mё thjeshtё, vetëm me pak fjali:
- Në vedin tim të dashur miq është normale që një drejtues qyteti të pranojë që ka kryer bisedime telefonike me persona të inkriminuar, thjesht për interesa votash, një tjetri i ndodh te këtë kërcënuar një vajzë ta pafajshme, padashje, e një tjetri të ‘rrisë’ një dhëndër ‘të fortë’. Në vednin tim studentët bojkotojnë universitetet me javë të tëra edhe të votuarit prej tyre jo vetëm që i mbёshtesin, por i nxisin të humbasin edhe një vit shkollor nëse munden. Po këta të zgjedhur i braktisin votuesit e tyre duke bllokuar parlamentin e duke ua djegur votën që qytetarët u besuan. Madje në këtë situatë, normale, qeveria deklaron që asgjë nuk ka ndodhur sepse siҫ e thotë edhe ajo fjala e urtë; “Karvani le të lehë, Ujqërit do tё ecin përpara…” E të gjitha këto ndodhin pikërish disa muaj pёrpara se tё merret një vendim i rëndësishëm: -Do i hapen portat ketij vendi te vogël për t’ju aderuar bashkësisë sё madhe Europiane, apo akoma jo?!
Odisea përsëritet e përsëritët dhe sërisht mbetet e njëjtё, ndaj nuk dua të zgjatem më shumë sepse nuk është së ka për të më dёgjuar njeri, kёshtu qё më lejoni ta mbyll me një thënie e cila, mesa më kujtohet tani, ka lindur diku aty rreth revolucionit tё madh francez: “ ÇDO POPULL MERITON QEVERINË QË KA… “
Thua të jetë e vërtetë..!?
| Donald Bezhani - Mars 2019 |

No comments:
Post a Comment