Monday, March 30, 2020

'' PROTESTUESI ''



Po ky,,, kush? Fjala ёshtё pёr njё protestues, por ama, pёr njё tё tillё jo ashtu tё thjeshtё e dosido… Ёshtё fjala pёr njё protestues ‘’zotёri’’, postkomunist, njё protёstues tё kohёve moderne, tё avancuar dhe qё jeton nё njё shoqёri tё lirё e demokratike, ashtu siҫ nё tё vёrtetё i ka hije njё vendi Ballkanik nё vitin 2016.

                                                               E atёherё, cili ёshtё problemi kёtu?!?

     -          Asgjё, qetёsi, - do tё ishte pёrgjigjja ‘e menjёhershme’ e protestuesit.
Megjithatё, pёr tё zbuluar faktorёt qё e kishin shpёnё tё mbarte njё ofiq tё tillё, le tё njihemi ca me kёtё zotёrinё.
Ai na quhej Zeno, veҫse nuk dua qё ta ngatёrroni me atё zyrtarin Ceno. Ata nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt. E vetmja gjё qё rastёsisht i lidh, ёshtё tё jetuarit nё njё mjedis tё njejtё shoqёror, e domosdo qё do tё ndajnё edhe tё njёjtat vlera e ide.  Veҫse ama, ndryshe nga niveli shoqёror, kulturor e edukativ qё edhe mund ta kenё tё njёjtё, niveli hierarkik i ndante jashtёzakonisht shumё nga njёri-tjetri.
Nejse! Tё kthehemi sёrisht te zotёria ynё…
Ai, si ҫdo mёngjes, sapo kishte dalё nga shtepia e tij edhe i ishte drejtuar zyrёs sё punёs, me shpresё se mos kёtё ditё fati do tё kishte rezervuar diҫka edhe pёr tё. Edhe pёrse e dinte shumё mirё se ishte herёt, pasi ajo zyrё (e bujshme qё prej themelimit) nuk hapej pa kaluar ora dhjetё, kjo nuk i bёnte pёrshtypje. Nё fund tё fundit, se mos kishte ndonjё gjё tjetёr pёr tё bёrё atё mёngjes. Kёshtu qё, kur mbёrriti te zyra, u ul nё shkallёt hyrёse tё ndёrtesёs edhe aty nisi tё shfletonte njё gazetё tё cilёn sopo e kishte blerё nё tё parёn kjoskё qё kishte ndeshur gjatё rrugёs. Duke u hedhur njё shikim tёrthorazi atyre shkrimeve e lajmeve qё i tёrhiqnin vёmendjen, protestuesi ynё kishte gjetur, nё kёtё formё, mёnyrёn mё tё thjeshtё pёr tё pritur tё parin bashkёndarёs hallesh e pёr tё shkёmbyer ndonjё fjalё e koment me tё…
… Zenua ishte njё njeri i drejtё e punёtor, ashtu siҫ kishe qenё gjithmonё nё fakt. Vite tё tёra kishte punuar me ndershmёri nё ndёrtim deri sa njё ditё tё pafat, para disa vitesh tashmё, firma pёr tё cilёn punonte ishte mbyllur edhe ai kishte mbetur i papunё. E qё nga ajo ditё famёkeqe, ishte munduar i shkreti tё gjente medoemos ndonjё punё ҫfardoqoftё, por s’ishte e thёnё pёr tё. E tani, po ta vёshtrojё me imtёsi ashtu tek lexonte gazetёn, rrudha i vёreje nё fytyrё, kallo nё duar, flokё tё thijnura pjesёrisht, ngathtёsi nё lёvizje teksa shfletonte faqet e gazetёs, e tё gjitha kёto tё jepnin pёrshtypjen se kishe tё bёje me njё njeri goxha tё madh nё moshё, pёrshtypje qё s’ishte aspak e vёrtetё. Zenua sapo kishte festuar ditёlindjen e tij tё dyzet, kёshtu qё ndihej akoma i gatshёm pёr tё marrё pёrsipёr ҫdo detyrё qё mund ti ngarkohej pёr ta kryer, mjaftonte tё gjindej diҫka. Mirpo tashmё, vite kishin kaluar edhe ҫdo gjё kishte filluar ti dukej diҫka normale, aq sa edhe pritja e pёrditshme pёrpara zyrёs sё punёs ishte kthyer nё diҫka tё zakonshme pёr tё...
… Papritur pa dikё tё vinte drejt tij. E njohu menjёherё, ishte sёrisht i njёjti. Ishin njohur afёrsisht dy javё mё parё teksa tё dy prisnin nё kёtё zyrё edhe qё atёherё thuajse takoheshin ҫdo ditё aty. Pa pritur qё tjetri tё afrohej pranё par ta takuar, i thirri qё prej sё largu;
-          Mirmёngjёsi Tomorr, mirё se erdhe!
-          Mirmёngjesi, - ia ktheu ai me buzёn gjysmё nё gaz duke u afruar e duke i zgjatur dorёn pёr ta pёrshёndetur.
-          Po hё, prap, nuk u lodhe?
-          Ha, ha, - qeshi tjetri, - punё dreqi kjo e jona. Megjithatё sot erdha pёr herё tё fundit, thashё tё takoheshim edhe mos tё tё linja vetёm dhe sot.
-          Pse kёshtu, s’vjen mё?
-          Jo nuk vij. E pse tё vij xhanёm, mё mirё do tё iki fare si gjithё bota.
-          Po si kёshtu, ku do ikёsh? Pyeti gjithё merak Zenua kesaj radhe.
-          Nё Gjermani. Ka njё vit goca qё ka mbaruar shkollёn, kёtu nuk ka punё. Do ikim tё gjithё, mbase atje ku i dihet…
… Biseda sapo kishte zёnё fill, kёshtu qё, pёr ti siguruar vetes ca mё tepёr komoditet, ata iu drejtuan tё parёs kafene nё anёn tjetёr tё rrugёs qё sapo ishte hapur nё ato momente. Ishte radha e Zenos edhe ai, pasi e ftoi mikun tё ulej ne njё nga tavolinat qё gjendeshin aty, thёrriti kamarierin ti sillte dy kafe. Ky i fundit nuk u vonua shumё, u solli kafetё, i pёrshёndeti miqёsisht pёr mirёseardhjen edhe, si tё njohur qё ishin tashmё, iu drejtua:
-          Xha Zeno, kuponin do e pres tani, e kam ne banak gati, thjeshtё doja t’mos ju vonoja…
-          Jo mor djal, - ia ktheu ai, - mos e vra mendjen pёr faturё sё s’jemi nga ata, ne vijmё pёrherё kёtu. Veҫse shiko, mos mё thuaj mё ‘xhaxha’ se nuk do i kemi mirё punёt, more vesh? Njёqind herё tё kam thёnё…
-          A, mё fal. Veҫse ju lutem. Faturёn po e pres te banaku, aman tё keqen se ka vajtur keq puna.
-          Pa merak. - Ia kthyen tё dy thuajse njёzёri.
Kamarieri u largua ndёrsa ata vazhduan tё qetё bisedёn e tyre. I morёn tё gjitha me radhё; pasi u ‘grindёn’ ca pёr atё punёn e tё ikurёs sё Tomorrit nё Gjermani, vazhduan mё tej duke komentuar thuajse tё gjitha lajmet qё ishin publikuar atё mёngjes nё gazetёn e Zenos. Nё kёtё mёnyrё ora mbёrriti dhjetё, kaloi tё njёmbёdhjetat dhe po i afrohej dymbёdhjetёs. Vetёm atёherё miqtё tanё u kujtuan se duhet tё ngriheshin e tё shkonin te zyra e punёs qё kishte kohё qё ishte hapur e tashme rrezikonte ta gjeje tё mbyllur sёrisht pёr pushimin e drekёs. Paguan shpejt e shpejt kamarierin duke i lёnё ca tё holla nё dorё e pa marrё asgjё nё kёmbim edhe u drejtuan nxitimthi atje…

… Pasi kishte tashmё nja njё gjysmё ore qё priste, nё mos edhe mё shumё, dёgjoi nga brenda njё zё tё thёrristё numrin qё zotёria ynё mbante nё respёkt tё radhёs. Me letёr nё dorё ҫau mes turmёs, hapi derёn pa trokitur fare edhe hyri brenda. Pa arritur as tё pёrshёndeste dёgjoi sёrisht tё njёjtin zё ta pyeste;
-          Tridhjetё e pesa ?
-          Po unё jam, pёrshendetje!
-          A sёrisht ju Zoti Zeno! – iu pёrgjigj i pari punojёs qё ndeshi nё atё zyrё.
Atё tashmё e njohte prej kohёsh, ishte njё djalё i ri rreth tё njёzet e pestave, tё cilin e gjeje gjithmonё nё qendёr tё tavolinёs pritёse, anёs sё cilёs qёndronin edhe dy vajza tё reja, punojёse po nё atё zyrё. Domosdo, ishte e nevojshme ndihma e segretares nё atё zyrё qё thuajse gjendej pёrditё plot, madje edhe dy tё tilla nuk ia dilnin dot mbanё.
-          Shiko Zeno, - i foli prapё punojёsi i zyrёs pa pritur qё ky i fundit tё ulej akoma, - mё duket se kёsaj radhe tё kemi gjetur diҫka. Ja tё shikoj pak.
Miku ynё u gёzua, entuziazmin ia vёreje shumё lehtё nё fytyrёn e tij tё vuajtur, u ul nё karrige, ia nguli sytё punojёsit edhe po priste gjithё padurim fjalёn e tij;
-          Po , e vёrtetё, kemi njё punё edhe pёr ju, veҫse duam qё ta dёshironi e ta pranoni, pasi t’ju themi tё drejtёn kemi patur mjaft refuzime pёr kёtё post.
-          Ҫfarёdo qoftё, mjafton qё tё jetё njё punё, jam i gatshёm tё bёj ҫ’tё jetё…
-          Ju kuptoj edhe mё vjen shumё mirё. Atёherё lёrmёni t’jua shpjegoj. Bёhet fjalё pёr njё post vakant te ndёrmarrja e menaxhimit tё mbetjeve urbane. Ёshtё punё pak e lodhshme se duhet tё jesh gjithё ditёn nё lёvizje mbas kamioҫinёs ku do tё tё caktojnё, por ju garantojmё qё do tё keni njё kontraktё tё mirёpёrcaktuar, program korrekt tetёorarёsh, dy ditё pushim nё javё edhe, ҫ’ka ёshtё mё e rёndёsishmja, njё rrogё tё mirё ku janё tё pёrfshira edhe siguracionet shoqёrore edhe shёndetёsore. Atёherё, zoti Zeno, si ju duket??
Tjetrit i kishte ikur ai entuziazmi qё e pushtoi nё fillim, fytyra i kishte ndryshuar krejtёsisht ndёrkohё qё pyeti me mёdyshje:
-          Mё falni se nuk ju kuptova mirё. Ҫ’do tё thotё e gjithё kjo?
-          Qё ju kemi gjetur njё vend pune…
-          Nё rregull, po ku? Ndёrhyri sёrisht nxitimthi.
-          Punojёs nё ndёrmarrjen e menaximit tё mbetjeve tё qytetit pra.
-          Domethёnё e kam kuptuar mirё, - ndёrhyri Zenua, kёsaj here edhe mё i nevrikosur. – Po mё thoni se mё keni gjetur punё qё tё mbledh mbeturinat e qytetit. Faleminderit, por bёjeni vetё…
U ngrit gjithё nerva nga karrigja edhe iu drejtua derёs.
-          Zotёri, nё fund tё fundit ёshtё njё punё, paguhet mirё. Nuk ёshtё turp tё punosh…
Tjetri nuk ktheu asnjё pёrgjigjje, por doli tёrё nerva duke pёrplasur derёn.
-          Epo drejtor s’mund ta bёj! - Iu drejtua punojsi segretareve tё tij, tё cilat vurёn tё dyja buzёn nё gaz edhe pastaj njёra prej tyre, sigurisht me miratimin e shefit, thirri numёrin e radhёs…

… Zenua po endej tёrё nerva rrugёs pёr nё shtёpi, po kalonte mbi njё trotuar tё ngushtё nё tё cilin me zor shmangeshin dy veta, pranё njё rruge tё pa rregulluar pёrfundimisht, anёs sё cilёs nё ҫdo kohё, binte apo jo shi, formoheshin gjola me ujё. Duhet ti kishte paramenduar tё gjitha, por nё nxitim e sipёr, duke e pasur mendjen gjatё gjithё kohёs te ‘tallja’ (siҫ e quajti ai) e shefit tё asaj zyre, harroi se mund tё biente pre e atyre shoferave fodullё e tё shkujdesur qё vozisin tёrё ‘kryelartёsi’ nё ato rrugё tё papёrshtatshme. Edhe ashtu ndodhi, dikush kaloi me shpejtёsi fare pranё tij edhe e bёri tё gjorin Zeno tёrё baltё e llucё kёmbё e kokё. Pasi e shau dhe e mallkoi me gjeste e zё tё lartё shoferin e asaj makine deri sa ky i fundit iu zhduk nga rrezja e shikimit, u mundua tё pastrohej pak me ҫ’ti gjendej nё ato momente, edhe i zgёnjyer ne maksimum iu drejtua i pashpresё shtёpizёs sё tij, ku nё atё orё nuk do ta priste asnjё. E shoqja i punonte nё byrektoren e lagjes edhe nuk kthehej nё shtёpi pa kaluar mesdita e pa u kthyer fёmijёt prej shkollave, po ashtu edhe vajza nga gjimnazi, ndёrsa djalin e kishte nё emigrim. Kёshtu qё nё momentin e fundit ndёrroi mendje. Po sikur mё mirё tё shkonte njёherё nga posta e tё shikonte mos kishte ardhur ai njёzetmijlekёshi (tё vjetra) i premtuar i ndihmёs sociale qё merrte si i papunё. Ishin bёrё tre muaj tashmё qё kur nuk i kishin dhёnё paratё duke i premtuar se, njё ditё, do ti merrte tё gjitha njёherёsh. Pra, mё mirё ashtu do tё bёnte, postёn e kishte afёr shtёpisё e nuk do ti harxhonte shumё kohё…
… Nё shtёpi u kthye tёrё nerva, vonё, shumё vonё. Le tё themi rreth orёs dhjetё e ca tё mbrёmjes, megjithёse edhe vetё ai nuk e dinte me siguri se sa ishte. E shoqja edhe e bija po e prisnin tёrё merak, tё ulura nё tavolinё me darkёn e shtruar pёrpara, tё ftohur tashmё, pa shkёmbyer asnjё fjalё.
-          Mirmbrema, - Theu heshtjen Zenua.
Por vetёm aq u tha. Ai hoqi pallton, zhveshi kёpucёt, bёri ҫ’kishte tjetёr pёr tё bёrё edhe pa thёnё asnjё fjalё mё shumё, u ul nё tavolinёn e shtruar e filloi tё shijonte gjellёn e ftohur.
-          Baba, nuk do mё pyesёsh si kalova sot nё shkollё??? – theu sёrisht heshtjen e bija, pasi pa qё askush nuk po fliste.
-          Mё fal zemra e babit, jam ca i lodhur, mos ma vё re. Hё, mё thuaj njёherё, si kalove sot nё shkollё ti?
-          Keq?
-          Keq?! Si keq?
-          Keq pra, thuajse tё gjithё shokёt e klasёs i dinё ushtrimet e fizikёs dhe kimisё. Ngrihen nё mёsim e marrin nota tё mira. Duhet tё shkoj nё kurs ba, atyre zysha ua shpjegon nё kurs…
-          Vazhdove prapё ti. Po tё kam thёnё moj tё keqen babi, nuk kemi aq para sa edhe pёr kurse shtesё tani…
-          Zeno, ka tё drejtё vajza, - ndёrhyri mё nё fund e shoqja, - duhet ta shpiem nё kurs. Pse tё marrin tё tjerёt nota mё tё mira edhe vajza jo…
-          Moj, ‘moj gra moj’, degjo tё keqen babi, shoqet e tua marrin nota mё tё larta sepse i mbushin xhepat mesuesёve, nuk do tё thotё kjo qё mёsojnё mё shumё se ty. Ti shiko e mёso ҫfarё merr nё shkollё edhe je nё rregull ti…
-          Baba, nё shkollё nuk marr mё asgjё…
Vajza u ngrit edhe iu drejtua dhomёs sё gjumit. Burrё e grua, panё njёri-tjetrin nё sy pёr njё farё kohe edhe vazhduan sёrisht.
-          Dёgjo Zeno, vajza duhet dёrguar nё kurs?
-          Po me ҫfarё se, - u nervozua ky i fundit, - me rrogёn e byrekёve tё tu, apo me asistensёn time si i papunё, qё as kёtё muaj nuk e kishin sjellё u raftё naj zjarr ishalla, me ҫfarё ta shpiem? Apo ta detyrojmё sёrisht djalin t’na dёrgojё lekё nga Greqia, kur ai i gjori s’ka punё pёr vete tashi. Pusho aman tё keqen, pusho se edhe juve ju kisha mangёt sot…
-          Mirё, more Zeno, po si t’ja bёjmё?
-          Po si t’ja bёjmё, po ja mbase gjen naj punё edhe unё edhe, mbase, pastaj…
-          Po ҫ’tё thanё sot?
-          Lere aman, lere se sot u tallёn me mua…
Mё pas nisi ti tregonte tё shoqes fill e pёr pe, tё gjithё se ҫfarё kishte kaluar atё ditё; takimin me Tomorrin edhe planin e tij pёr tё ikur nё Gjermani, si e pritёn nё zyrё, aksientin nё rrugё ku e bёri tёrё baltё makina, pritjen e gjatё te posta pёr tё marrё pёrgjigjjen se asistenca nuk do tё tёrhqej as kёtё muaj, e mё pas takimin me mikun e tij Bashkimin qё i premtonte ‘ngaherё’ se mund ti gjente njё vend pune dhe sesi me tё kishte humbur edhe pjesёn tjetёr tё ditёs nё njё kafene tё lagjes.
E shoqja e dёgjoji me vёmendje pa e ndёrprerё, dhe vetёm pasi mbaroi pёrshkrimin e tij tё gjatё e nuk kishte mё asgjё pёr tё thёnё, ajo ndёrroi krejtёsisht temё:
-          Zeno, dёgjo. Isha sot nё spital te ‘kunati yt’…
-          Dhe, si e kishe nipin, ishte pёrmirёsuar?
-          Jo. Por ka edhe mё keq. Doktorёt nuk e shikojnё fare?
-          Si nuk e shikojnё, po ҫ’bёjnё?
-          Cfarё thot njёri, nuk thotё tjetri, duan para sikur se di ti. Po ku ti gjejё ime motёr e shkreta. Megjithatё kishte marrё ca borxhё edhe dje e kishin shpёnё nё ai spitali i ri privat kёtu afёr nesh. Nё shtet as ilaҫe nuk kishin pёr atё sёmundjen e tij.
-          E shkreta…
-          E keqja ёshtё se as atje nuk i kishin premtuar, i kishin thёnё doktorёt se vetёm jashtё shtetit mund tё shёrohej.
-          Po tani?
-          Tani se di, duhet ta ndihmojmё?
-          Po ne… Me ҫa?
-          Im atё mё tha qё do tё nxirrte shtёpinё nё hipotekё, do e linte nё bankё pёr tё marrё lekёt qё duhen…
-          Po mirё, ne ҫ’hyjmё kёty?
-          Zeno, babai edhe maja do vijnё tё jetojnё me ne. tё paktёn deri sa djali tё shёrohet pastaj tё shohim…
-          Po mirё moj grua, unё nuk jam kundёr por ti e di, ne jemi kaq ngushtё kёtu. Pse nuk shkojnё tё shtёpia e jot motre, ata fudja ajo ikin me djalin jashtё dhe pleqtё i ruajnё shtёpinё.
-          Ti e di qё ata e kanё shtёpinё me kredi. Yt kunat nuk po e paguan kёstin prej dy muajsh, qё kur u sёmur djali. Pardje i kishin nxjerrё jashtё edhe ata…
-          Mirё, mirё grua, - u dorёzua mё nё fund Zenua, - ti e di. Ashtu bёjmё, unё nuk jam kundra…
Nё atё moment bije zilja e telefonit tё shtёpisё. Zenua u tut’ tё pёrgjigjrj, kush tё ishte vallё nё atё orё tё vonё tё natёs.
E shoqja u ngrit, mori telefonin edhe ia solli:
-          Alo,
-          Po… Po Bashkim fol.
-          Asgjё, i lirё jam.
-          Po pse jo, pёr ty vij unё. E di ti.
-          Dhe si dal?
-          A ok, nё rregull.
-          Nё rregull, natёn e mirё.
Hё, ҫ’donte Bashkimi, - e pyeti e shoqja pasi mbylli telefonin, - e kishte marrё prapё malli?
Nuk ishe gjithё ditёn me tё sot?
-          Nesёr do iki me Bashkimin.
-          Po pse?
-          Ata tё partisё sё tij, do tё ketё protestё nesёr.
-          Ah dhe ju… - shfryu e shoqja.
-          Shiko se njё dhjetёmijё lekёsh (tё vjetra) do e marrim atje ne, pastaj ku i dihet, mbase edhe njё drekё andej nga kryeqyteti mbas proteste.
-          Shko burrё shko, shko protesto! Por, a e di pёr ҫfarё tё paktёn?
-          Korrupsioni grua, kёta qё na drejtojnё janё tё korruptuar, duhet tё japin dorheqjen. Kёshtu pretendon partia e Bashkimit. Sa pёr mua, dhjetёmijё lekёshi…
Biseda nuk u zgjat mё tej. Mё tej s’kishte pёr ҫfarё. Tanimё ishte tepёr vonё, burrё e grua po pёrgatiteshin edhe ata tё binin tё flinin, duke mbyllur njё ditё tё zakonshme e duke pritur njё tё rё, po aq tё zakonshme. Mirpo pse tё mos shpresonin. Ku i dihej tё nesёrmes…
Nesёr dikush do tё protestonte me zё tё lartё nё rrugё pёr ideale tё mёdha; pёr ‘nivelin e lartё tё korrupsionit’, pёr ‘keq-qeverisjen e njё mazhorance injorante’, pёr rrёzimin e saj e pёr ardhjen nё pushtet tё ‘partisё sё Bashkimit’ e tё tjera si kёto... Mirpo do tё kishte edhe nga ata qё do tё protestonin nё heshtje, atje nё shtёpitё e tyre gjatё rutinёs sё pёrditshme, do tё protestonin edhe ata; dikush se pёrse nuk e dёrgonin nё njё kurs shtesё, dikush pёrse mёsuesit nuk tregoheshin tё drejtё, pёrse mjekёt po ashtu, gjygjtarёt, drejtorёt, e tё tjerё do tё protestonin pёr njё rrogё pakёz mё tё mirё, pёr njё shpresё pёr tё afёrmit e tyre tё sёmurё, e tё tjera e tё tjera. Edhe ata do tё protestonin, veҫse ama NЁ HESHTJE…
  © Donald Bezhani – Shkurt 2016

No comments:

Post a Comment