Njё i sapodiplomuar shkoi tё fitonte njё vend tё rёndёsishёm pune nё njё kompani tё madhe e tё mirёnjohur. Pasi kaloi intervistёn fillestare me sukses, ai po shkonte per tё takuar drejtorin pёr intervistn pёrfundimtare.
Drejtori shikon CV-nё e tij, ajo ishte
perfekte, edhe e pyet:
-
Keni mundur tё
siguroni bursё pёr shkollimin tuaj?
I riu i pёrgjigjet “jo”.
-
Domethёnё, ka qenё
babai juaj qё ka paguar pёr shkollёn?
-
Po, - ia kthen
ai.
-
Ku punon babai
juaj?
-
Babai im ёshtё
farkёtar (personi qё punon hekurin nё mёnyrё artizanale).
Drejtori i kёrkon tё riut ti
tregonte duar e tij. Ky i fundit i tregon duart, tё padёmtuara, tё buta,
perfekte.
-
I ke ndihmuar
ndonjёherё pёrindёrit nё punёn e tyre? – pyet sёrisht ai.
-
Asnjёherё, prindёrit
e mi kanё dёshiruar gjithmonё qё unё tё studioja e tё lexoja shumё libra. Veҫ kёsaj,
ata e bёjnё atё punё shumё mё mirё se sa unё…
Drejtori i tha:
-
Kam njё kёrkesё:
Kur tё shkosh nё shtёpi sonte, shko te yt atё edhe kёrkoi ti lash duart, dhe
nesёr nё mёngjes eja tё mё takosh sёrisht.
I riu po e ndjente qё shanset
e tij pёr tё fituar kёtё punё ishin tё mira. Kur u kthye nё shtёpi, i kёrkon tё
atit ta lejonte ti lante duart. I ati ndjehet ngushtё, i gёzuar, por me njё
mori ndjenjash tё ndёrthurura, dhe ndёrkohё i tregon duart e tij tё birit. I
riu lau duar e babait tё tij, me shumё kujdes. Ishte hera e parё qё ai vёrente
se duar e tё atit ishin tё rrudhosura, me kallo dhe vende-vende edhe me plagё. Madje
disa kallo ishin aq tё forta sa ai ndjente sikur prekte nё gurё.
Kjo ishte hera e parё qё i
riu u vetёdijёsua ҫ’do tё thoshte pёr ato duar tё punonin me aq mund pёr tё
siguruar edukimin e tij, shkollёn e tij, tё ardhmen. Pasi i’a lau duar tё atit
me kujdes, i riu nё heshtje pastroi tё tёrё dyqanin e vjetёr tё babait tё tij.
Atё natё, atё e birё biseduan pёr njё kohё tё gjatё, si kurrё mё parё…
Nё mёngejs i riu shkon sёrisht
nё zyrёn e drejtorit.
Drejtori vёrejti lot nё sytё
e tё sapodiplomuarit kur ai e pyeti atё: “Mund tё mё thuash se ҫfarё bёre e
ҫfarё mёsove dje nё shtёpinё tёnde?”
-
Lava duar e tim
eti dhe kur mbarova, qёndrova tё pastroja edhe punishten e tij. Tani u jam mirёnjohes
e plotёsisht i vetёdijshёm se pa prindёrit e mi unё nuk do tё isha bёrё kurrё
ky qё jam sot. Duke ndihmuar prindёrit e mi, e kuptova se sa e vёshtirё ёshtё tё
bёsh diҫka me duart e tua, pёr tё bёrё atё qё ata kanё bёrё pёr vite radhazi pёr
mua. Tani e kuptoj se sa e rёndёsishme, e domosdoshme dhe e vlefshme ёshtё tё
ndihmosh familjen…
Drejtori i tha:
-
Pikёrisht, kjo ёshtё
ajo qё unё kёrkoj tё njerёzit e mi. Dua tё punёsoj dikё qё e vlerёson ndihmёn e
tё tjerёve, dikё qё e njeh mundimin e tё tjerёve pёr tё bёrё diҫka, dhe njё
person qё nuk ka vetёm ‘paranё’ si tё vetmin qёllim nё jetё.
“Je
i punёsuar.”
***
Njё fёmijё qё rritet i pёrkёdhelur,
i mbrojtur nga ҫdo gjё e duke marrё gjithmonё atё qё dёshiron, zhvillon njё
mentalitet tё tillё; “Unё kam tё drejtё”, dhe gjithmonё vendos veten e tij tё
parin, duke injoruar kёdo, qoftё edhe mundimin e prindёrve tё tij. Nёse ne jemi
prindёr tё kёtij tipi, ҫ’bёjmё nё tё vёrtetё, shfaqim dashuri, apo shkatёrrojmё
fёmijёt tanё?
Ju mund ti siguroni fёmijёve
tuaj njё shtёpi tё madhe, kompjutera tё shtrenjtё, makina lluksoze, televizorё
plazma etj, por, kur ju jeni duke larё dyshemenё apo duke lyer murin, ju lutem,
lejojini edhe ata ta pёrjetojne kёtё eksperiencё. Pas ngrёnjes, mёsojini ata si
tё lajnё pjatat, ashtu sё bashku, vёllezёr, motra, jo sepse ju nuk keni mundёsi
tё punёsoni dikё pёr ta bёrё kёtё punё, por pёr tu mёsuar fёmijёve tuaj rrugёn
e drejtё, ёt vёrtetёn. Nuk ka rёndёsi sa tё pasur ju jeni, ju duhet ti bёni ata
tё kuptojnё jetёn. Njё ditё flokёt tuaj do tё kenё thinja, ashtu si ato tё
babait tё kёtij djali nё kёtё tregim.
Eshtё shumё e rёndёsishme qё
fёmijёt tё mёsojnё si tё vlerёsojnё mundimin e tё pёrjetojnё vёshtirёsitё e
punёs, duke u bёrё tё aftё tё punojnё ‘nё grup’ pёr tё realizuar ҫdo qёllim nё
jetё...
| Pёrktheu: Arti i Fjalёs, Publikuar per here te pare: Tiranё 2015 |