Thursday, April 2, 2020

"Duart e Babait!"

Njё i sapodiplomuar shkoi tё fitonte njё vend tё rёndёsishёm pune nё njё kompani tё madhe e tё mirёnjohur. Pasi kaloi intervistёn fillestare me sukses, ai po shkonte per tё takuar drejtorin pёr intervistn pёrfundimtare.

Drejtori shikon CV-nё e tij, ajo ishte perfekte, edhe e pyet:
-          Keni mundur tё siguroni bursё pёr shkollimin tuaj?
I riu i pёrgjigjet “jo”.
-          Domethёnё, ka qenё babai juaj qё ka paguar pёr shkollёn?
-          Po, - ia kthen ai.
-          Ku punon babai juaj?
-          Babai im ёshtё farkёtar (personi qё punon hekurin nё mёnyrё artizanale).
Drejtori i kёrkon tё riut ti tregonte duar e tij. Ky i fundit i tregon duart, tё padёmtuara, tё buta, perfekte.
-          I ke ndihmuar ndonjёherё pёrindёrit nё punёn e tyre? – pyet sёrisht ai.
-          Asnjёherё, prindёrit e mi kanё dёshiruar gjithmonё qё unё tё studioja e tё lexoja shumё libra. Veҫ kёsaj, ata e bёjnё atё punё shumё mё mirё se sa unё…
Drejtori i tha:
-          Kam njё kёrkesё: Kur tё shkosh nё shtёpi sonte, shko te yt atё edhe kёrkoi ti lash duart, dhe nesёr nё mёngjes eja tё mё takosh sёrisht.

I riu po e ndjente qё shanset e tij pёr tё fituar kёtё punё ishin tё mira. Kur u kthye nё shtёpi, i kёrkon tё atit ta lejonte ti lante duart. I ati ndjehet ngushtё, i gёzuar, por me njё mori ndjenjash tё ndёrthurura, dhe ndёrkohё i tregon duart e tij tё birit. I riu lau duar e babait tё tij, me shumё kujdes. Ishte hera e parё qё ai vёrente se duar e tё atit ishin tё rrudhosura, me kallo dhe vende-vende edhe me plagё. Madje disa kallo ishin aq tё forta sa ai ndjente sikur prekte nё gurё.
Kjo ishte hera e parё qё i riu u vetёdijёsua ҫ’do tё thoshte pёr ato duar tё punonin me aq mund pёr tё siguruar edukimin e tij, shkollёn e tij, tё ardhmen. Pasi i’a lau duar tё atit me kujdes, i riu nё heshtje pastroi tё tёrё dyqanin e vjetёr tё babait tё tij. Atё natё, atё e birё biseduan pёr njё kohё tё gjatё, si kurrё mё parё…

Nё mёngejs i riu shkon sёrisht nё zyrёn e drejtorit.
Drejtori vёrejti lot nё sytё e tё sapodiplomuarit kur ai e pyeti atё: “Mund tё mё thuash se ҫfarё bёre e ҫfarё mёsove dje nё shtёpinё tёnde?”
-          Lava duar e tim eti dhe kur mbarova, qёndrova tё pastroja edhe punishten e tij. Tani u jam mirёnjohes e plotёsisht i vetёdijshёm se pa prindёrit e mi unё nuk do tё isha bёrё kurrё ky qё jam sot. Duke ndihmuar prindёrit e mi, e kuptova se sa e vёshtirё ёshtё tё bёsh diҫka me duart e tua, pёr tё bёrё atё qё ata kanё bёrё pёr vite radhazi pёr mua. Tani e kuptoj se sa e rёndёsishme, e domosdoshme dhe e vlefshme ёshtё tё ndihmosh familjen…
Drejtori i tha:
-          Pikёrisht, kjo ёshtё ajo qё unё kёrkoj tё njerёzit e mi. Dua tё punёsoj dikё qё e vlerёson ndihmёn e tё tjerёve, dikё qё e njeh mundimin e tё tjerёve pёr tё bёrё diҫka, dhe njё person qё nuk ka vetёm ‘paranё’ si tё vetmin qёllim nё jetё.
“Je i punёsuar.”
***
Njё fёmijё qё rritet i pёrkёdhelur, i mbrojtur nga ҫdo gjё e duke marrё gjithmonё atё qё dёshiron, zhvillon njё mentalitet tё tillё; “Unё kam tё drejtё”, dhe gjithmonё vendos veten e tij tё parin, duke injoruar kёdo, qoftё edhe mundimin e prindёrve tё tij. Nёse ne jemi prindёr tё kёtij tipi, ҫ’bёjmё nё tё vёrtetё, shfaqim dashuri, apo shkatёrrojmё fёmijёt tanё?
Ju mund ti siguroni fёmijёve tuaj njё shtёpi tё madhe, kompjutera tё shtrenjtё, makina lluksoze, televizorё plazma etj, por, kur ju jeni duke larё dyshemenё apo duke lyer murin, ju lutem, lejojini edhe ata ta pёrjetojne kёtё eksperiencё. Pas ngrёnjes, mёsojini ata si tё lajnё pjatat, ashtu sё bashku, vёllezёr, motra, jo sepse ju nuk keni mundёsi tё punёsoni dikё pёr ta bёrё kёtё punё, por pёr tu mёsuar fёmijёve tuaj rrugёn e drejtё, ёt vёrtetёn. Nuk ka rёndёsi sa tё pasur ju jeni, ju duhet ti bёni ata tё kuptojnё jetёn. Njё ditё flokёt tuaj do tё kenё thinja, ashtu si ato tё babait tё kёtij djali nё kёtё tregim.
Eshtё shumё e rёndёsishme qё fёmijёt tё mёsojnё si tё vlerёsojnё mundimin e tё pёrjetojnё vёshtirёsitё e punёs, duke u bёrё tё aftё tё punojnё ‘nё grup’ pёr tё realizuar ҫdo qёllim nё jetё...


| Pёrktheu: Arti i Fjalёs, Publikuar per here te pare: Tiranё 2015 |



No comments:

Post a Comment