- Ambasadori ynë në Finlandë ka dhënë dorëheqjen këtë të djelë
pasi në deklaratat e tij e krahasoi Angela Merkel-in me Adolf
Hitler; - ka deklaruar Ministri i Punëve
të Jashtme të Maltës për një komunikat për shtyp.
(Foto: Maja Hitij/Getty Images) |
Kur e nënshkroi dorëheqjen ministri Evarist Bartolo ka nënvizuar
se komunikatat e amabasadorit kundrejt kancelares Gjermane nuk prezantojnë
aspak qëndrimet Malteze, po ashtu as mardhëniet miqësore reciproke që të dy
shtetet kanë mes tyre.
Michael Zammit Tabona, ambasadori në fjalë, të premten, gjatë
festimeve të përvjetorit të 75-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në
Europë, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook: “ Tani e 75 vjet më parë
ndaluam Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkel!? Ajo e ka përmbushur ëndrrën
e Hitlerit! Ta kontrollojë Europën...”
Zoti Tabona, një bisnesmen, u emërua ambasador i Maltës në
Finlandë në vitin 2014, që prej kur edhe e zotëronte këtë funksion. Por,
deklaratat e tij të fundit i kanë kushtuar...
| Përgatiti në shqip: Arti i Fjalës, Tiranë 2020 – Burimi:
Mediafax |