Monday, May 11, 2020

“Kush do ta ndalojë Merkel-in!? Ajo përmbushi ëndrrën e Hitlerit!” - Shkarkohet Ambasadori i Maltës në Finlandë pas deklaratave të tij kontraverse..!


- Ambasadori ynë në Finlandë ka dhënë dorëheqjen këtë të djelë pasi  në deklaratat  e tij e krahasoi Angela Merkel-in me Adolf  Hitler; -  ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës për një komunikat për shtyp. 
Bundestag Convenes During The Coronavirus Crisis
(Foto: Maja Hitij/Getty Images)
Kur e nënshkroi dorëheqjen ministri Evarist Bartolo ka nënvizuar se komunikatat e amabasadorit kundrejt kancelares Gjermane nuk prezantojnë aspak qëndrimet Malteze, po ashtu as mardhëniet miqësore reciproke që të dy shtetet kanë mes tyre. 

Michael Zammit Tabona, ambasadori në fjalë, të premten, gjatë festimeve të përvjetorit të 75-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook: “ Tani e 75 vjet më parë ndaluam Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkel!? Ajo e ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit! Ta kontrollojë Europën...”

Zoti Tabona, një bisnesmen, u emërua ambasador i Maltës në Finlandë në vitin 2014, që prej kur edhe e zotëronte këtë funksion. Por, deklaratat e tij të fundit i kanë kushtuar... 

| Përgatiti në shqip: Arti i Fjalës, Tiranë 2020 – Burimi: Mediafax |

Saturday, May 9, 2020

Studimi që hedh poshtë shpresat se CoVid-19 do të zhduket gjatë verës..!


Stinët nuk luajnë veҫse një rol shumë të vogël në epidemiologjinë me CoVid-19, është përfundimi që kanë nxjerrë në pah shkencëtarët në Kanada, sipas të mirënjohurës “The Independent”. 
test coronavirus Germania
(Foto: Getty Images)
Njerëzit e shkencës janë shprehur se është pothuajse e pamundur që vera e nxehtë të parandalojë përhapjen me Koronavirus, duke zhgënjyer në këtë mënyrë shpresat e shumë njerëzve, përfshirë presidentin Trump, të cilët kanë pritur që vera e nxehtë ta ndalojë pandeminë globale. 

Shkencëtarët kanadezë kanë studiuar përhapjen e CoVid-19 në të gjithë botën gjatë muajit Mars, në vede me lagështi edhe klimë të ndryshme. Dr. Peter Juni, nga universiteti i  Torontos, ka shpjeguar se kanë zbuluar një lidhje shumë të vogël, të papërfillshme, ndërmjet përhapjes së virusit edhe temperaturës apo lagështisë së ajrit. 

“Në të kundërt, izolimi me mbylljen e shkollave edhe masave të tjera të shëndetit publik kanë qenë një pengesë e konsiderueshme për përhapjen e virusit’’ – ka shtuar Dr. Juni. 

“Vera nuk do ta zhdukë virusin. Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë këtë. Nga ana tjetër, sa më shumë masa janë marrë nga shëndeti publik, aq më i madh ka qenë ndikimi i ngadalësimit të përhapjes së pandemisë...” – ka deklaruar Dionne Gesnik, bashkëarutor studimi edhe epidemiolog në Universitetin e Torontos. 

Studimi i publikuar rishtazi në revistën “Canadian Medical Association Jurnal”, është më i fundit i këtij lloji i cili merret me lidhjen e shpërndarjes së koronavirusit edhe temperaturës. 

| Përgatiti në shqip: Arti i Fjalës, Tiranë, 2020 – Burimi: The Independent |