Thursday, April 23, 2020

“Katerina dhe Karantina!”


Katerina në karantinë,
Vriste mendjen gjithë merak
Rrinte mbyllur tërë dinë*
Me vjehrrën e saj që s’e kish hak*

Burri i ish’ në emigrim,
As Shpëtimin se kish’ pranë
Ndodhej kyҫur në izolim
Veҫ me ‘plakën’ në tjetrën anë.

Ndaj dhe shkoi te një komshi,
Se 80 vjeҫe mbushte nona*
Për darkë e ftoi në shtëpi
Duke e dit’ që kish’ Korona...


| #HopaRaTeGropa nr.5 – AF, Prill 2020 |



Shpjegime: Dinë* = ditën (për rimë), s’e kish’ hak* = s’e meritonte (dialekt), nona* = nëna (dialekt). Vini re: Kjo fabul është vetëm një satirë komike, e cila u krijua nga “Arti i Fjalës” në kuadër të rubrikës #HopaRaTeGropa, edhe duhet trajtuar si e tillë.


Sunday, April 19, 2020

"SHQIPËTARË!"



Shqiperin' e morën horrat,
e mbajnë zvarrë.
Shqipëtar, mos fli, po zgjohu
or shqipëtarë! 

Mjaft je shitur e je blerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq. 

Të ka dhënë Perëndia
vend t'bekuar,
si s'të lodhi varfëria,
o i uruar! 

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
qeveritarë e prokurorë
bashkë ti rrëzosh! 

E mos bëni siç keni bërë
gjithmonë,
por të ngrihemi që të tërë
t'na dëgjojnë!

Mjaf gënjeshtra e tradhëtira
kemi duruar,
S'bëhet Shqipëria me këto partira
pa i shkrumbuar! 

Ky Vetting me komunista
do dështojë,
demokratë dhe socialista
janë njësoj..

***

Ndaj, ti djegim 'plehrat' nga t'parët
opozit' e qeveri.
Të vendosin vetë shqipëtarët
për Shqipëri.

***

Socialistë e demokrat'
jemi keq!
Të ngrihemi pa e zgjat'
djem e pleq!

Të ngrihemi të demostrojmë
se jemi t'pandarë
Shqipërinë tonë të çlirojmë
nga k'ta 'pronarë'...


| Poezi nga: Andon Z. Çajupi
Përshtati: D. Bezhani - 08.04.2018 |