Wednesday, September 30, 2020

Vdiq i prekur nga Covid-19, kandidati për kryetar komune fiton në zgjedhjet lokale..!

Ajo që ndodhi fundjavën që shkoi, gjatë zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Rumani, do të ҫudiste tërë opinioni publik, duke dalë jashtë ҫdo llogjike të mundshme...
(Foto: Facebook)  

Në komunën Deveselu, të qarkut Olt në Rumani, kandidati për kryetar komune, njeherazi ish kryetari aktual i cili garonte sërisht për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të dielë më 27 Shtator, nuk mundi ti mbijetonte pandemise Covid-19. I prekur nga koronavirusi, ish kandidati në fjalë, Ion Alimanu, ndërroi jetë, as më pak e as më shume, por fix 10 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet, 17 Shtator, në një spital infektiv të kryeqytetit Rumun. Sipas burime nga komisioni i zgjedhjeve, emri i tij, nuk mund të tërhiqej nga fletët e votimit, pasi ato ishin bërë gati e vulosur si pjesë e axhendës zgjedhore përpara se i ndjeri të ndërronte jetë. Megjithatë, ҫudia ndodhi në ditën e votimit. Pas numërimit të afërsisht 1600 votave që u mblodhën ne komunën në fjalë, pothuajse 1000 të tilla i përkisnin kandidatit të vdekur....

 (Deri në realizimin e zgjedhjeve të reja të pjesshme, drejtimi ka kaluar në dorën e nenkryetarit, sipas komisionit të posaҫëm të mbarvajtjes zgjedhore në Rumani..) 

 | Burimi: digi24.ro – Përshtati në Shqip: “Arti i Fjalës”, Shtator, 2020 |

Monday, August 10, 2020

Covid-19 së shpejti do të mund të testohet vetëm me ndihmën e inteligjencës artificiale..!

Për disa muaj, me ndihmën e inteligjencës artificiale, (aplicacioneve mobile), njerëzit do të vetëtestohen duke zbuluar nëse janë ose jo të prekur me virusin SARAS-COVID. Sistemi, i zhvilluar nga një grup specialistësh ne Luxemburg, do t’u mundësojë qytetarëve që të përcaktojnë vetë diagnozën e tyre ndaj Covid-it thjesht me anë të zërit.

Covid-19 testat me inteligjence artificiale!
(Foto: Guliver / Getty Images)
Do të mblidhen edhe do të rregjistrohen shumë ‘’monstra’’ me zërin e pacientëve të prekur të cilët kanë edhe simptoma kolle. Simptomat e semëndjeve që prekin rrugët e frymarrjes, (si në rastin e Covid), siҫ janë kolla e thatë, dhimbjet e fytit, vështirësitë në frymarrje, etj., krijojnë disa “Shenja identifikuese të Zërit”, të cilat do të mund të lexohen nga ky sistem i ri për të cilin po punojnë shkencëtarët e IT edhe BioTeknologjisë ne Luxemburg.

“Ideja jonë bazohet në kërkimet edhe zbulimet e shumta që janë bërë përsa i përket veҫimit të zërit , şiҫ është përshembull dallimi i zërit të një të sëmuri me kollë të thatë nga ai me kollë produktive, thjesht nga akustika e zërit.” – ka deklaruar specialisti Muhannad Ismael për agjencinë informative EFE.

 

| Burimi: EFE  - Shqipëroi “Arti i Fjalës”, Gusht, 2020 |    

Saturday, August 8, 2020

Një mace e ndaluar për trafik droge është arratisur nga burgu i sigurisë së lartë..!

 Jo më kot thonë që macet janë ‘mjeshtre’ për tu fshehur. Javën e kaluar në Sri Lanka, u kap një mace e cila, sipas autoriteteve, përdorej për të kryer trafik droge edhe kartelash SIM brenda burgut të sigurisë së lartë në Colombo, kryeqytetin e këtij vendi.  

Foto: New York Post
( Foto: New York Post )
 Në momentin në të cilin është ‘’arrestuar’’ maces i janë gjetur të lidhura me një qeskë në qafë 2 gram heroinë, 2 kartela SIM edhe një kartë memorie. Për këtë autoritetet e kanë mbyllur në një dhomë në burgun e sigurisë së lartë “Welikada”, për ta përdorur më vonë si dëshmi prove. Megjthaë macja ka mundur të ‘’arratiset’’ edhe askush nuk mundi ta gjente më ditën e dytë brenda perimetrit të burgut... 

Foto: New York Post
Foto: New York Post

Kjo nuk është hera e parë, pasi, disa muaj më herët, autoritetet kanë kapur një pëllumb, me anë të të cilit, kryeshin trafiqë droge edhe kartelash celulari nga jashtë brenda burgut, por kjo është hera e parë që “i arrastuari’’, (edhe pse thjeshtë një mace), arrin të ‘’arratiset’’ nga burgu pa lënë gjurmë...

 

| Burimi: New York Post – Shqipëroi: Arti i Fjalës, Tiranë, Gusht 2020 |