Friday, April 24, 2020

Ja 10-të këshilla që duhen marrë gjithmonë me shumë seriozitet!

Ndërsa shkrimi dhe leximi janë themelet e arsimimit bazë, disa leksione të rëndësishme duhet të mësohen jashtë bankave të shkollës, sepse kanë një rëndësi jetike në formimin e duhur të njeriut. Lexojini më poshtë:
mentor
(Foto nga: https://startupnation.com/grow-your-business/best-advice-received-mentor/ )

1. Pyetjeve më të rëndësishme nuk mund t’i përgjigjesh!

Nëse të gjitha momentet sfiduese të jetës do kishin përgjigje, atëherë do të kalonim përmes emocioneve pa i jetuar ato. E ardhmja është emocionuese dhe e frikshme pa ndonjë arsye. Në vend të shqetësimeve, zgjidhni rrugën që doni të marrë jeta juaj dhe bëjeni atë të ndodhë.

2. Jeta është një maratonë, jo një garë!

Edhe pse mund të tingëllojë klishe, shumë njerëz duan të turren për çdo gjë, edhe nëse e realizojnë ose jo. Krahasimet do t’ju bëjnë vetëm të ndiheni të pakënaqur, mosmirënjohës dhe i pavetëdijshëm për të mirat që keni. Për të qenë i lumtur, përqendrohuni në realizimin e qëllimeve që janë drejta për ju.

3. Bëni strategji për veten tuaj!

Nuk është një mënyrë e këndshme për të kërkuar atë që ju dëshironi, por duke bërë këtë do të keni çelësin për të marrë atë që dëshironi pa i djegur kartat gjatë rrugës.
4. Të shqetësoheni për gjëra që nuk i kontrolloni dot, është humbja më e madhe e kohës
Ju mund të jetoni një jetë pa stres në qoftë se ju i lini të kalojnë gjërat që s’mund ti keni nën kontroll. Sepse kur përpiqemi të kontrollojmë situata, vetëm vite më vonë e kuptojmë dhe pyesim veten pse kemi humbur kohë pas tyre.

5. Gjimnastika nuk është vetëm numra!

Kur kuptoni që të trajtosh trupin dhe të jetosh shëndetshëm nuk do të thotë të jesh perfekt. Të ushtrohesh do të thotë që gjaku të qarkullojë në trupin tuaj, duke pompuar oksigjen në tru, të forcosh muskujt dhe zemrën dhe duke vjelë benefitet e të pasurit një gjendje të mirë shpirtërore për shkak të çlirimit të endorfinës. Sa më shumë të pranoni fizikun tuaj natyral, aq më shumë do ta doni trupin tuaj dhe do ta trajtoni atë si një tempull.

6. Bëni krenare nënën tuaj!

Nëse vjen puna kur duhet të ndani të drejtën nga e gabura, pyesni veten nëse nëna juaj do të ishte krenare për vendimin tuaj. Mund të jetë e lehtë të harrosh se nga ke ardhur, kush të solli në këtë botë dhe sakrificat e të dashurve të tu që ti të jesh i lumtur. Kjo nuk do të thotë që të heqësh dorë nga të ndërmarrët e rrisqeve të reja, vetëm sigurohu që të mbash busullën e moralit në mendje.
7. Njerëzit më të lumtur kanë pritshmëri të ulëta, pak dëshira dhe vlerësim të madh për gjëra të vogla
Shpesh ndihemi fajtorë duke menduar për gjëra që nuk i kemi, gjëra që i duam dhe gjëra që nuk janë perfekte në jetën tonë. Kjo gjë na bën të krijojmë rreth vetes një mentalitet mosmirënjohës dhe të mos vlerësojmë “bekimet” e vogla që na ka dhuruar jeta.

8. Të ndihmoni komunitetin pasuron jetën tuaj!

Sigurisht që ju e dini se anëtarësimi në një shoqatë apo organizatë bamirësie është një avantazh dhe do t’ju bëjë të dukeni mirë kur konkurroni për një vend pune apo aplikoni për një shkollë. Por shërbimi në komunitet do t’ju krijojë një ndjesi tjetër dhe një botëkuptim të ri për njerëzit në një mënyrë që s’mundeshit më parë.

9. Kurrë mos ji i stepur!

Asnjëherë mos pranoni më pak se ajo që ju mendoni se meritoni dhe synoni për më mirë dhe më shumë (sepse ndoshta do ta keni!). Mos mendoni për të kaluarën duke thënë ... “Mund të kisha bërë më shumë. Ju mund të bëni më shumë” tani... Stop duke thënë “Një ditë...” Fillo duke thënë “Sot”...

10. Nuk ekzistojnë gjëra të tilla si “jeta perfekte”!

Qëllimi i shumë njerëzve në jetë është të gjejnë partnerin e përsosur, të kenë punën e përsorur, peshën dhe garderobën e përsosur. Problemi është se asnjë nga këto nuk ekziston. ?do gjë ka të metat e veta dhe është pikërisht kjo, çka e bën jetën tuaj emocionuese, sfiduese dhe të përsosur nëse ju gjeni rrugën e duhur. I dashuri juaj do të bëjë gabime, puna do të ketë ditët e saj të vështira dhe ju dëshironi të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj. Quajini këto momente si mundësi pozitive për të bërë ndryshime të mëdha dhe shijoni kapitullin e ri të jetës suaj.

| Përgatiti: Arti i Fjalës - Rubrika "Këshilla", Blogu "AF", Tiranë, 2020 |

No comments:

Post a Comment