Saturday, April 25, 2020

Parajsa Europiane që e ka mposhtur Koronavirusin. Ja destinacioni i preferuar i gjermanëve për pushime këtë verë..!


Kroacia ka filluar që ti lehtësojë masat e karantinës, ndërkohë që lufta ndaj CoVid-19 është deklaruar nga autoritetet si një sukses. Kroatët kanë raportuar 2009 raste të prekura nga virusi, ndër të cilët vetëm 51 kanë humbur jetën. Ky numër i ulët i detyrohet masave të shpejta të ndërmarra nga autoritetet përkatëse në këtë shtet. 
CROATIA-DUBROVNIK-COVID-19-MEDIEVAL QUARANTINE FACILITY
(Foto: Agrepres )

Jo e njëjta gjë ka ndodhur me shtetet e tjera turistike të Europës. Më të vizituarat, Italia, Franca dhe Spanja, janë të prekura rëndë nga pandemia edhe është mëse e mundur që do të qëndrojnë të mbyllura për turistet këtë verë.

Kroacia do të kthehet në pikën kryesore të atraksionit gjerman, sipas një artikulli publikuar nga e përditshmja Blind, ku u rekomandohet atyre ta vendosin ‘Parajsën’ e detit Adriatik si një mundësi të sigurt për pushime këtë verë.
“Këtë verë, Kroacia dëshiron të promovohet si një vend pa Koronavirus” – shkruan gazeta gjermane.

Kroacia ka një raport prej 12 personash të vdekur në 1 milion banorë, ndërkohë që vetë Gjermania, (i cilësuar shpesh si shteti më i mirëmenaxhuar ndaj krizës), ka një raoprt prej 65 vdekjesh në 1 milion banorë.

“Kroacia i mori masat në kohë për të luftuar pandeminë. Ka qenë një vendim i cili ja ka vlejtur barra qeranë. Ministria e Turizmint së bashku me ekspertë të shëndetit po punojnë një plan masash që do të bëjë të mundur rihapjen e shtetit për turistët e huaj” – shkruan burimi gjerman.


| Burimi: "Blind" – Përgatiti "Arti i Fjalës", rubrika "Aktualitet", Tiranë, 2020 |


No comments:

Post a Comment