Italianёt
kanё njё shprehje: “Oggi in figura, domaini in sepoltura”...
Ekziston
edhe nё menҫurinё tonё popullore njё shprehje e ngjashme: “Nuk do tё marrim
asgjё me vete kur tё shkojmё pёrtej”. Ne gjithmonё i kemi nё maje tё gjuhёs
fjalёt e duhura, por sёrisht jemi larg tё jetuarit e ‘tё sotmes’ sikur ‘e nesёrmja’
tё mos ekzistonte.
(Foto: Pinterest) |
Nё fakt, ky
proverb Italian nuk ka asnjё lidhje me vdekjet, shthurjet apo papёrgejgjshmёritё,
po ashtu as me tё pyeturit veten: “Çfarё kam bёrё nё kёtё jetё? Çfarё kam pirё,
ҫfarё kam ngrёnё, ҫfarё kam pasur nё dorё…?” Ёshtё mё shumё se kaq. Ёshtё
aftёsia jonё pёr tё menduar mё shumё se ҫ’duhet pёr tё nesёrmen, duke
anashkaluar nё kёtё mёnyrё tё sotmen.
Jetojmё nё
nxitim. Jetojmё “fast forward’’. Jemi turbofince (qёnie me motorr turbo)…
Nё mёngjes
nxitojmё tё shkojmё nё punё. Me tё arritur, nxitojmё qё ato tetё orё tё kalojnё
sa mё shpejt tё jetё e mundur. Nё mbrёmje hyjmё nxitimthi nё derё, i puthim
nxitimthi tё dashurit tanё edhe pastaj nxitojmё tё ulemi pёrpara televizorit,
me njё laptop apo tablet nё dorё.
Nxitojёm qё tё vegjёl. Nxitojmё tё rritёmi, lutemi qё tё mbarojnё sa mё shprjt vitet e shkollёs e pastaj fakulteti. Mё pas nxitojёmё tё blejmё njё apartament me kredi. Bёjmё nxitimthi fёmijё, me pas i rrisim po nxitimthi, duke gёzuar “kur u rritёn kaq”! Edhe kur jane tё rritur pyesim veten se pёrse vallё nxitojnё tё largohen kaq shpejt nga ne… Vetёm atёhёrё hyn ne fjalorin tonё shprehja “Qёndro edhe pak!”. Mendoj se tё duket e njohur. Tё kujtohet vizita e fundit te shtёpia e gjyshes , ti nxitohesh te kthehesh nё shtёpinё tёnde edhe ajo tё thotё me zёrin qё i dridhet: “Qёndro edhe pak, se vetёm Zoti e di nёse do tё shoh mё…”
Tani njё
shekull e gjysmё mё parё, John Ruskin, i cili vinte nga njё familje e mirqenё,
do tё shkruante: “Nuk ekziston pasuria, por vetёm jeta”.
Sa herё e ke
dёgjuar shprehjen: “Çfarё ke bёrё me aq para?”, edhe sa herё ke dёgjuar tё thuhet: “Çfarё ke bёrё me kaq jetё?”
Jeto tё
sotmen, e nesёrmja nuk ekziston! Duket pak si patetike. Pikёrisht prandaj edhe
italianёt kanё thёnё shkurt edhe qartё: “Sot je mbi dhe, e nesёr nёn dhe”. Mbi
dhe mund tё lёsh shenja ose gjurmё. Nёn dhe nuk je as gjurmё, as shenjё, asgjё…
Autori: Mihai Morar – “Manifest pentru astăzi”
Pёrktheu: D. Bezhani
© Arti i Fjalёs, Mars 2017
Email: arti.fjales@yahoo.com
Facebook: www.facebook.com/ArtiFjales
Autori: Mihai Morar – “Manifest pentru astăzi”
Pёrktheu: D. Bezhani
© Arti i Fjalёs, Mars 2017
Email: arti.fjales@yahoo.com
Facebook: www.facebook.com/ArtiFjales
No comments:
Post a Comment