Tuesday, June 2, 2020

Emri? -"Shqipëri" ...!

- Emri?                                                              
Emri? - Shqiperi!
- Shqipëri.
- Datëlindja?
- 28 Nëntor 1912 në pashaportë, e vërteta s’dihet... 



- I paskeni kaluar të 100-ntat nënë. Profesioni?
- Komuniste, pjesën më të madhe...
- Me duket se nuk e kuptuat pyetjen?
- Jo, ju nuk kuptuat pergjigjjen...
- Fëmijë?
- Ka pasur nëna, ka pasur plot. Janinën, të madhen, ma morën Helenët, pastaj erdhen sllavët e më rrëmbyen plot djem e vajza, Ulqinin, Plavën, Preshevën, Shkupin, Manastirin,,, madje u ndërruan edhe emrat saqë nëna nuk do i njohë më kurrë. Më kanë mbetur dy vajza të bukura, Labëria e Malcia, por edhe djemtë e tyre më kanë braktisur...
- Çfarë ju dhemb, nënë?
- Dhimbjet më kanë filluar rreth viteve 90’. Isha e re atëherë. Edhe pse e vuajtur në fëmijëri, ato vitë më gjetën tepër të re, të paprovojë, të virgjër. Isha e bukur, shumë e bukur, e mbushur me rini e dashuri. U vërsulën mbi mua Perëndimorët, të cilët sikurse Bolshevikët në rini, blenë disa nga bijtë e mij edhe palë me ta, filluan të më vidhnin çtë mundnin. Morën çdo gjë kisha, duke mos lënë asgjë për nipërit e mbesat, te cilët po detyrohen të më braktisin. Kjo e sëmuri nënën, bijtë tradhëtarë, të cilët më grabitën çdo pasuri që kisha, e të sëmurë më lanë rrugëve. Madje, së bashku me Bandillat e huaj më premtuan një pastilë që do mi lehtësonte dhimbjet, BE quhej, por që s’ma dhanë kurrë...
- Simptomat janë të qarta nënë. Keni Parazitë, shumë parazitë që po e dobësojnë organizmin tuaj. Në këto raste është e këshillueshme përdorimi i laxativëve, që ti hiqni qafe si jashtëqitje...
- Faleminderit! Do të doja t’ju kisha njohur më parë...
- Nuk është vonë nënë. Keni akoma tipare të bukura...

| Arti i Fjalës - 02.06.2020 |

No comments:

Post a Comment