Çdo njeri gënjen. Ndërkohë që disa nga ne kanë lindur me këtë 'aftësi'. Ngaqë dashurojmë të vërtetën, por nuk shpëtojmë aspak edhe nga gënjeshtra, është momenti të mësojmë se si qëndrojnë shenjat zodiake në këtë drejtim:
(Foto: google image) |
Në përgjithësi, ata që i përkasin kësaj shenje nuk janë 'krijuar' psikologjikisht për të thënë gënjeshtra. Janë të paorganizuar në këtë drejtim, edhe nëse thonë ndonjë gënjeshtër, do tju dalë shumë shpejt huq...
2) DEMI!
Demat nuk gënjenë. Sipas pikpamjes së tyre, gënjeshtra shpie në
komplikime të mëdha, ndërkohë që ata nuk duan të harxhojnë shumë efort
në një gjë të tillë. Përgjithësisht të lindurit e kësaj shenje janë të
sinqertë, të hapur dhe presin të njëjtën gjë edhe nga ata që i
rrethojnë...
3) BINJAKËT!
Duket sikur asnjë shenjë zodiake nuk është më mirë e 'organizuar' kur
vjen fjala për gënjeshtra. Ata janë shumë të aftë dhe të adoptueshëm,
pra gënjeshtrat e tyrë i sjellin në një formë shumë natyrale, pa u
munduar shumë për një gjë të tillë...
4) GAFORRJA!
Të lindurit e kësaj shenje janë inofensiv kur është fjala për
gënjeshtra. Nganjëherë thonë të pavërteta, me qëllim për tu mbrojtur,
por asnjëherë nuk mund të thëmi rreth tyre që janë persona
gënjeshtarë...
5) LUANI!
Nëse urrejnë diçka, luanët urrejnë gënjeshtrën dhe personat që e bëjnë
një gjë të tillë. Janë ekstrem të sinqertë dhe shumë të drejtëpërdrejtë,
i thonë gjërat siç janë dhe nuk e konsiderojnë gënjeshtrën të
justifikueshme, as atëherë kur përdoret për 'qëllime nobile'...
6) VIRGJËRESHA!
Asnjë zodie nuk është më komforte me gënjeshtrat, siç virgjëreshat janë.
Nuk kanë asnjë problem me këtë dhe e bëjnë instiktivisht, edhe pa pasur
një arsye të caktuar. Kështu që, nëse keni një virgjëreshë përreth,
qëndroni me sytë katër...
7) PESHORJA!
Një qëllim i mirë nuk i fal rrugët e ndërmjetme, por nganjëherë e
vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme. Nuk iu pëlqen të gënjejnë, por
nuk iu pëlqen aspak edhe të lëndojnë të tjerët përreth duke u thënë të
vërtetën e pastër. Gënjejnë vetëm në raste të tilla dhe nganjëherë e
bëjnë në mënyrë të pavullnetshme...
8) AKREPI!
Nuk gënjenë shpesh, te paktën kështu duan ata të besojnë, por duke qenë
gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me çfarë ndodh përreth, arrijnë
përherë ta nxjerrin në krye. Dhe siç e dinë që; ''gënjeshtra i ka këmbët
e shkurtra'', preferojnë të mos ndodhen në një situatë të tillë...
9) SHIGJETARI!
Asnjë shenjë nuk gëzon një reputacion më të mirë, kur vjen fjala për
sinqeritet. Duke qenë pak të heshtur edhe shumë të sinqertë, shigjetarët
ndodhen shumë rrallë në situata të komplikuara, ku u duhet të
gënjejnë...
10) BRICJAPI!
Nuk ekziston asnjë dyshim që të lindurit e kësaj shenje të gënjejnë,
''si në libra''. Bricjapët tentojnë të jenë të mirë në gjithçka që u
propozohet të bëjnë, dhe nëse gënjeshtra do të ndodhej mes tyre, me
siguri nuk do të arrijnë të gënjejnë mirë...
11) UJORI!
Është e pamundur për një ujor të thotë, me të vërtetë, një gënjeshtër.
Rregullat pas të cilave bazohen janë shumë të hekurta edhe idealet shumë
të mëdha për të lejuar të përdorin një gjë të tillë. Por, edhe ngaqë
ujori arrin të ketë gjithmonë ato që dëshiron pa ndonjë efort të madh,
nuk ka nevojë të gënjejnë...
12) PESHQIT!
Nëse arrijnë të përdorin një gënjeshtër, shpesh e bëjnë inkonshtient, pa
qenë të vetëdijshëm për këtë gjë. Në përgjithësi, peshqit nuk
preferojnë të përdorin gënjeshtra, sepse shpesh ato u dalin në shesh,
ndërkohë që ndërgjegjja e tyre nuk mund ta lejojë një gjë të tillë...
No comments:
Post a Comment