UNESCO ka bërë të
ditur të hënën në Twitter se Biblioteka Dixhitale Botërore, e cila përmban mijëra
artikuj, libra dokumenta edhe fotografi nga e gjihtë bota, do ti ofrojë sherbimet
e saj falas për këdo. Organizata e ka marrë këtë vendim pasi nga shkaku i
pandemisë me Covid-19, dihet tashmë, në nivel global janë mbyllur të gjitha
shkollat, universitetet edhe bibliotekat.
‘’E dimë që po qëndroni nëpët shtëpia, dyert janë mbyllur
kudo. Pra, pse të mos navigone edhe exploroni Bibliotekën Botërore Dixhitale;
akses falas në mijëra libra, dokumenta edhe fotografi nga të gjitha shtetet
edhe kulturat” – ka shkruar UNESCO në Twitter.
Të gjitha këto materiale janë të disponueshme në shtatë gjuhë
të huaja; anglisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, arabisht, rusisht edhe
kinezҫe, dhe mund të navigohen online pavarësisht vëndit në të cilin ndodheni.
Bibilioteka virtuale mund të aksesohet në linkun: http://www.wdl.org/en/
Organizata UNESCO po bashkpunon edhe me ministritë e
edukimit në shumë shtete të botës për të furnizuar platforma virtuale në ndihmë
të atyre që po mësojnë nga shtëpia në këto ditë të vështira....
| Perktheu: AF, Burimi: UNESCO - Twitter |