Thursday, April 2, 2020

E gjithë kjo e keqe ka edhe një të mirë...!



As CFC Emissions Rise, the Ozone Hole Could Stick Around Longer ...Shtresa e Ozonit në atmosferë drejt rekuperimit komplet. Të shoim edhe anën e mirë të gjithë kësaj të keqeje që po i ndodh sot njerëzimit. Po rigjenerohet shtresa e Ozonit edhe po e bën me një ritëm aq të shpejtë saqë ka mundësi të riparohet komplet brenda pak kohe...

 


Fox News ka publikuar një artikull në të cilin na tregon sesa shpejt është rigjeneruar shtresa e Ozonit në atmosferë, në të njëjtën kohë që cilësia e jetesës në botë është përmisuar ndjeshëm, duke llogaritur këtu përmiresimin dhe reduktimin e konsiderueshëm të ndotjes së ajrit. Një stdudim i publikuar në revistën shkencore “Nature” na tregon sesi substancat kimike (veҫanërisht clorofluorocarburi-CFC) të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e shtresës së Ozonit, po pakësohen ndjeshëm në atmosferë si rrjedhojë e ndërprerjes së transportit edhe uzinave që prodhojnë ndotje ajri. “Ky studim na paraqet faktet e qarta sesa e domosdoshme është ndërprerja e përkohshme e këtij zinxhiri të dëmshëm i cili shpie në ndotjen e ajrit.”
 – ka deklaruar Antara Banerjee, autorja e studimit.
“Pra me pak fjalë, ndërprerja e përkohshme e agjentëve ekonomik që ndotin ndjeshëm ajrin do të sillte në rikrijimin e një planeti “bio’’, të regjeneruar komplet. Ndoshta duhet të prisnim një “coronavirus’ për të ndërmarrë një aksion të tillë, ndoshta ky virus ka edhe anën e tij pozitive...” – kanë deklaruar më tej autorët e këtij studimi.   
| Burimi: Fox News |



 


" Një vezë gjeli! "

Na u mblodhnë n’Honlulu
I gjithë fisi, pleq e f’mi
E nisnë me kuvendu
Të vendosin një ‘pari’.
" Një vezë gjeli! " 
Më parë s’njihnin si kësi
S’kishin parë ç’fuqi kishin
Ndaj, për një vez çdo njeri
Vendosën ‘pulën’ të zgjidhshin.

Zgjodhnë pulën më të mirë
E vendosnë n’furriq me arë
Për të ngrënë e për të pirë
Fisi nxirrte margaritarë.

Nisi pula ka, ka, ka
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Kakariste sa më s’ka
Nat e ditë, e përsëri.

Nisi fisi vallen mori
Mori vallen tërë hare
S’ka si pula jon asnjori
S’ka mor s’ka në këtë dhe.

Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Mirpo vallja në mess ngeli
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Është pula, a është gjeli?

Kakariste natë e ditë
Kakariste çdo mëngjes
Ngeli fisi duke prit
Po nuk doli asnjë vez.

Pula kështu ish mësuar
Pula na e kish hallall
Në atë furriq të modernuar
Kakaristë si papagall.

E, Honluluja 20 vjet
Priti vezën e një shprese
Priti vezën e vërtet
Trashëgim të një kalese.

Edhe sot e njëjta gjë
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Çirret pula me plot zë
Veza, ëndërr përsëri…

|Fabul satirike: Donald Bezhani -2012 |
(Burimi: Scribd)

Wednesday, April 1, 2020

Medikamenti Anti-COVID në fazë finale testimi në Japoni!


Fujifilm Toyama Chemical's Favipiravir Shows some Promise in ...

Duket se japonezët kanë zbuluar medikamentin më të rëndësishëm për momentin: Si quhet ai dhe për ҫfarë bëhet fjalë konkretisht, lexoni më poshtë: 

 



         Avigan (Favipiravir) është një antiviral i cila ka dhënë randament në luftën kundër shumë viruseve, siҫ janë virusët përgjegjës pët sëmundjen e “West Nile” apo “Temperaturës së verdhë”.
Toyama Chemical është kompania farmaceutike, pjesë e Fujifilm, e cila gjendet në fazën finale të testimit të këtij medicamenti përsa i përket efikasitetit kundrejt coronavirusit. Testet e para janë bërë në Kinë në fillim të këtij viti edhe kanë dhënë sukses.  

“Avigan, i njohur edhe me emrin e përgjithshmë Favipiravir, i ka kaluar me sukses dy testet e para edhe është në fazën finale...” – shkruan portali britanik Daily Mail. 

Në të njëjtën kohë edhe firma e prodhimit Toyama Chemical ka deklaruar se do të rrisë prodhimin e këtij lloji antivirali për muajin prill...

| Burimi: The Guardian -  https; // www. theguardian. com/world/2020/mar/18/japanese-flu-drug-clearly-effective-in-treating-coronavirus-says-china |