Saturday, April 25, 2020

5 udhëtime të mrekullueshme me tren, të cilat mund ti kryeni nga shtëpia..!

Nëse dëshiron të hipësh në trenin e famshëm tarnsalpin, apo të ndërmarrësh një aventurë spektakolare me magjikun “Jacobite”, treni i njohur nga seriali Harry Potter, ekzistojnë udhëtime virtuale të papara të cilat mund ti eksplorosh në ҫdo kohë nga shtëpia. Ja disa ‘udhë’ të cilat do të gëzojnë shpirtin, edhe kushedi, do të të japin ide të reja përsa u përket udhëtimeve të ardhshme, sapo kjo pandemi të ketë marrë fund:

shutterstock_6854139761.

1 . Venecia – Londër. Ndoshta një ndër udhëtimet më romantike me trenin “Venice Simplon-Orient-Express”, e cila duket sikur është nxjerrë nga faqet e një libri të Agatha Christine e njohur që në vitet 1920..

2. Kanada. Ujëvara të mrekullueshme, arij të murrmë edhe shumë dëborë: 

3. Alpet Europiane, thjeshtë të mrekullueshëm: 

4. Një eksperiencë përrallore në Skoci me “Jacobite”. Aventurat e Harry Potter janë kaq pranë...



5. Në Sri Lankën e largët ekzotike, për të mos u humbur...

| @Arti i Fjales - Tirane, 2020 |


Friday, April 24, 2020

Ja 10-të këshilla që duhen marrë gjithmonë me shumë seriozitet!

Ndërsa shkrimi dhe leximi janë themelet e arsimimit bazë, disa leksione të rëndësishme duhet të mësohen jashtë bankave të shkollës, sepse kanë një rëndësi jetike në formimin e duhur të njeriut. Lexojini më poshtë:
mentor
(Foto nga: https://startupnation.com/grow-your-business/best-advice-received-mentor/ )

1. Pyetjeve më të rëndësishme nuk mund t’i përgjigjesh!

Nëse të gjitha momentet sfiduese të jetës do kishin përgjigje, atëherë do të kalonim përmes emocioneve pa i jetuar ato. E ardhmja është emocionuese dhe e frikshme pa ndonjë arsye. Në vend të shqetësimeve, zgjidhni rrugën që doni të marrë jeta juaj dhe bëjeni atë të ndodhë.

2. Jeta është një maratonë, jo një garë!

Edhe pse mund të tingëllojë klishe, shumë njerëz duan të turren për çdo gjë, edhe nëse e realizojnë ose jo. Krahasimet do t’ju bëjnë vetëm të ndiheni të pakënaqur, mosmirënjohës dhe i pavetëdijshëm për të mirat që keni. Për të qenë i lumtur, përqendrohuni në realizimin e qëllimeve që janë drejta për ju.

3. Bëni strategji për veten tuaj!

Nuk është një mënyrë e këndshme për të kërkuar atë që ju dëshironi, por duke bërë këtë do të keni çelësin për të marrë atë që dëshironi pa i djegur kartat gjatë rrugës.
4. Të shqetësoheni për gjëra që nuk i kontrolloni dot, është humbja më e madhe e kohës
Ju mund të jetoni një jetë pa stres në qoftë se ju i lini të kalojnë gjërat që s’mund ti keni nën kontroll. Sepse kur përpiqemi të kontrollojmë situata, vetëm vite më vonë e kuptojmë dhe pyesim veten pse kemi humbur kohë pas tyre.

5. Gjimnastika nuk është vetëm numra!

Kur kuptoni që të trajtosh trupin dhe të jetosh shëndetshëm nuk do të thotë të jesh perfekt. Të ushtrohesh do të thotë që gjaku të qarkullojë në trupin tuaj, duke pompuar oksigjen në tru, të forcosh muskujt dhe zemrën dhe duke vjelë benefitet e të pasurit një gjendje të mirë shpirtërore për shkak të çlirimit të endorfinës. Sa më shumë të pranoni fizikun tuaj natyral, aq më shumë do ta doni trupin tuaj dhe do ta trajtoni atë si një tempull.

6. Bëni krenare nënën tuaj!

Nëse vjen puna kur duhet të ndani të drejtën nga e gabura, pyesni veten nëse nëna juaj do të ishte krenare për vendimin tuaj. Mund të jetë e lehtë të harrosh se nga ke ardhur, kush të solli në këtë botë dhe sakrificat e të dashurve të tu që ti të jesh i lumtur. Kjo nuk do të thotë që të heqësh dorë nga të ndërmarrët e rrisqeve të reja, vetëm sigurohu që të mbash busullën e moralit në mendje.
7. Njerëzit më të lumtur kanë pritshmëri të ulëta, pak dëshira dhe vlerësim të madh për gjëra të vogla
Shpesh ndihemi fajtorë duke menduar për gjëra që nuk i kemi, gjëra që i duam dhe gjëra që nuk janë perfekte në jetën tonë. Kjo gjë na bën të krijojmë rreth vetes një mentalitet mosmirënjohës dhe të mos vlerësojmë “bekimet” e vogla që na ka dhuruar jeta.

8. Të ndihmoni komunitetin pasuron jetën tuaj!

Sigurisht që ju e dini se anëtarësimi në një shoqatë apo organizatë bamirësie është një avantazh dhe do t’ju bëjë të dukeni mirë kur konkurroni për një vend pune apo aplikoni për një shkollë. Por shërbimi në komunitet do t’ju krijojë një ndjesi tjetër dhe një botëkuptim të ri për njerëzit në një mënyrë që s’mundeshit më parë.

9. Kurrë mos ji i stepur!

Asnjëherë mos pranoni më pak se ajo që ju mendoni se meritoni dhe synoni për më mirë dhe më shumë (sepse ndoshta do ta keni!). Mos mendoni për të kaluarën duke thënë ... “Mund të kisha bërë më shumë. Ju mund të bëni më shumë” tani... Stop duke thënë “Një ditë...” Fillo duke thënë “Sot”...

10. Nuk ekzistojnë gjëra të tilla si “jeta perfekte”!

Qëllimi i shumë njerëzve në jetë është të gjejnë partnerin e përsosur, të kenë punën e përsorur, peshën dhe garderobën e përsosur. Problemi është se asnjë nga këto nuk ekziston. ?do gjë ka të metat e veta dhe është pikërisht kjo, çka e bën jetën tuaj emocionuese, sfiduese dhe të përsosur nëse ju gjeni rrugën e duhur. I dashuri juaj do të bëjë gabime, puna do të ketë ditët e saj të vështira dhe ju dëshironi të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj. Quajini këto momente si mundësi pozitive për të bërë ndryshime të mëdha dhe shijoni kapitullin e ri të jetës suaj.

| Përgatiti: Arti i Fjalës - Rubrika "Këshilla", Blogu "AF", Tiranë, 2020 |

" FATI & LLOGJIKA ''

Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë. Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta. Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi. As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet: Why are people so superstitious about cats? | HowStuffWorks

Logjika tha:-Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.
Kurse fati tha:-Jo, unë do të shtrihem mu në mes të rruges.
Logjika ia ktheu:-Çfarë thua more?! Je në vete?! A nuk ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!?
Fati u përgjigj:-Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës.
Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë. Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë. Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme. Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetur. Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.
E tillë është jeta miq .Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës. Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty. Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd. Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit. Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd. Në fund të fundit, Ai, Zoti, di gjithçka, ndërkohë që ti dhe unë, kemi dije të kufizuar. Prandaj, mos e humb toruan nga ngjarjet e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd. Mos u anko shumë se stresohesh, por lëvdo Zotin se lumturohesh! Te falenderoj o ZOT përderisa flemë pa qetësues dhe zgjohemi pa aparaturën e reanimacionit. Mos e kthe kokën, se e kaluara të mban peng. Mos e zgjat për të ardhmen, se ajo të streson. Shih lart, se ke një Zot që të do...

| @Arti i Fjalës dedikuar rubrikës "Prozë" në;  www.artifjales.blogspot.com - Tiranë, Prill 2020 |