Sunday, April 5, 2020

Nënë Tereza

nene tereza - Photos | FacebookNënë Tereza, (u lind me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, në Shkup më 1910), ishte një murgeshë katolike me origjinë shqiptare. U dërgua në Kalkuta të Insisë si misionare e Kishës Katolike, ku edhe ka kaluar 45 vite të jetës së saj duke u përkujdesur për mijëra njerëz të varfër, të pastrehë e të sëmurë atje. Në vitin 1979 ajo fitoi ҫmimin Nobel për Paqe. U largua nga kjo jetë në Kalkuta të Indisë në vitin 1997, ndërsa në vitin 2016 u shpall Shenjtore e Kishës Katolike me emrin “Shenjtorja Nënë Tereza e Kalkutës”. Disa nga thëniet e paharruara të saj janë:     

 

  • “Kudo të shkoni shpërndani dashuri. Mos lejoni askënd të largohet prej jush i palumtur.”
  •  
  •     “Paqja fillon me një buzëqeshje..”
  •  
  •    “Shpeshherë ne mendojmë se varfëri do të thotë të jesh i uritur, i paveshur, i pastrehë... Varfëri do të thotë të të mos kërkojë kush, të të mos të dojë askush, të të mos kujdeset askush. Kjo është varfëria më e madhe që dikush mund të përjetojë, ndaj duhet të kemi kujdes që kjo gjë të evitohet nëpër shtëpitë tona.”
  • “Cënimi më i madh i paqes është aborti, sepse, nëse një nënë mundet të vrasë fëmijën e saj, ҫfarë më pengon mua të të vras ty dhe ty të më vrasësh mua!?”
  • “Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për të gjithë...”  

 

 

 

 

 

 

Fotografii historike! Ja si dukej bota 100 vite më parë gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll..!


Gripi i Spanjës ka qenë një ndër panedmitë më vdekjeprurëse që ka përjetuar ndonjëherë bota. Gjatë viteve 1918-1920, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, rruzulli toksor u prek nga një pandemi gripale e cila u mori jetëm mbi 50 milion njerëzve. 

I ashtuquajturi “Gripi Spanjoll”, ka lënë po aq viktima sa edhe vetë lufta botërore a asaj kohe. Ai nuk u shfaq në spanjë, por në Amerikë, ku edhe u rregjistrua rasti i parë më 11 Mars 1918. Megjithatë mori emrin “Gripi Spanjoll’’ pasi, duke qenë se Spanja ishte një vend neutral edhe nuk mori pjesë në luftë, pati mundësinë të rregjistronte e publikonte numrin më të madh të rasteve të prekura asokohe nga ky virus.  Sëmundja u përhap masivisht pas mbarimit të luftës me kthimin e ushtarëve mëpër shtëpi duke zgjatur plot dy vite, deri në 1920.


 
 (Burimi Foto: Google image)

Saturday, April 4, 2020

"La Casa de Papel!" A ishte zhgënjyes sezoni i 4-tërt!?


Dje, 3 prill 2020, në platformën më të madhe të filmave Netflix, janë difuzuar të teta seritë e sezonit të katërt të serialit të shumëpërfolur spanjoll “La Casa de Papel”. I shumpritur nga fansat në të gjithë botën, ky sezon i katërt, i cili gjithashtu mendohej të ishte i fundit, duke u dhënë përgjigjje shumë dilemave që patën mbetur të pazgjidhura nga sezoni i tretë, duket se ka qenë zhgënjyes për shumë prej tyre...
Cum a ajuns unul dintre actorii La Casa de Papel la Oradea - BIHON
 


Në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram, pas përfundimit të serialit (që sigurisht është parë ngutshëm brenda ditës së djeshme), kanë shpërthyer komentet e shumta të cilat, në përgjithsi, shfaqnin mospëlqimin e tyre në lidhje me ecurinë e ngjarjeve në këtë sezon. Ndryshe pritshmërive të fansave, të cilët ishin mëse të bindur se ky sezon do ti vinte kapak serialit, u pa qartë që ai jo vetëm që nuk i dha zgjidhje dilemave por i shtoi edhe më shumë ato, duke na lënë të kupojmë se, të paktën, edhe një sezon i ri është për tu realizuar. 

Duket se kjo nuk u ka pëlqyer shumicës së ndjekësve, pasi menjëherë shumë prëj tyre janë shprehur me komente zhgënjyese të tilla si:
“Përse duhet të prisnim kaq gjatë për të parë sërisht një kopje të dy sezoneve të para!?”. “Seriali po zgjatet së tepërmi, ata nuk kanë ҫfarë të bëjnë më, përsërisin vetveten..”. “Si dy sezonet e para nuk ka më, tani thjesht duan ta mbajnë gjallë...” “Aktorë të rinj që dalin nga hiҫgjë, madje pa pasur ndonjë rol të kyҫ, thjeshte disa minuta më tepër...” (referuar këtu martesës së Berlinit edhe rolit të pakuptimtë të nuses së tij Tatiana, përsonazh i shtuar këtë sezon).

Te tjera komente kanë gjykuar skena të veҫanta, apo personazhe partikulare të sjella risi këtë sezon. Disa janë zhgënjyer nga ndërhyrjet e skenave ‘trans-homo-seksuale’ në serial që zhvillohen ndërmjet personazheve, madje duke haluduar se mund të jenë shtuar me sponsorizim të komuniteteve të veҫanta (përkatëse), duke parë popullaritetin që seriali fitoi në dy sezonet e para...

Duke mos dashur të bëjmë “spiunin” për ata që akoma nuk i kanë parë seritë e këtij sezoni, do të ndalemi këtu, pa dashur të përmendim në veҫanti të tjera ngjarje apo personazhe të këtij sezoni. Megjithatë komentet e fansave në rrjetet sociale kanë qenë të panumërta edhe shumica e tyre lidhen ngushtë me skena apo rrjedha të historisë, të cilat duken ose të përsëritura ose të shtuara së koti për të fituar kohë e për ti dhënë mundësina autorëve të sjellin të paktën edhe një sezon në vazhdimësi.
Popullariteti i “La Casa de Papel” padiskutimisht që mbetet i patundur, duke e vendosur serialin të parin në trendin e Netflix vetëm brenda një dite nga lanҫimi i tij. Kjo do të thotë se sado që do përflitet, ky film sërisht do të mbetet ndër më të preferuarit vetëm falë origjinalitetit të idesë që përcjell.

Ju urojmë shikim të këndshëm atyre që akoma nuk e kanë parë edhe durim atyre që janë vënë në pritje të sezonit të radhës! 

            (Përgatiti: Arti i Fjalës, Burimi: komentet e fansave Facebook edhe Instagram)