Kroacia ka
filluar që ti lehtësojë masat e karantinës, ndërkohë që lufta ndaj CoVid-19 është
deklaruar nga autoritetet si një sukses. Kroatët kanë raportuar 2009 raste të
prekura nga virusi, ndër të cilët vetëm 51 kanë humbur jetën. Ky numër i ulët i
detyrohet masave të shpejta të ndërmarra nga autoritetet përkatëse në këtë
shtet.
(Foto: Agrepres ) |
Jo e njëjta
gjë ka ndodhur me shtetet e tjera turistike të Europës. Më të vizituarat,
Italia, Franca dhe Spanja, janë të prekura rëndë nga pandemia edhe është mëse e
mundur që do të qëndrojnë të mbyllura për turistet këtë verë.
Kroacia do të kthehet në pikën kryesore të atraksionit gjerman, sipas një artikulli
publikuar nga e përditshmja Blind, ku u rekomandohet atyre ta vendosin ‘Parajsën’
e detit Adriatik si një mundësi të sigurt për pushime këtë verë.
“Këtë verë,
Kroacia dëshiron të promovohet si një vend pa Koronavirus” – shkruan gazeta
gjermane.
Kroacia ka
një raport prej 12 personash të vdekur në 1 milion banorë, ndërkohë që vetë
Gjermania, (i cilësuar shpesh si shteti më i mirëmenaxhuar ndaj krizës), ka një
raoprt prej 65 vdekjesh në 1 milion banorë.
“Kroacia i
mori masat në kohë për të luftuar pandeminë. Ka qenë një vendim i cili ja ka
vlejtur barra qeranë. Ministria e Turizmint së bashku me ekspertë të shëndetit
po punojnë një plan masash që do të bëjë të mundur rihapjen e shtetit për
turistët e huaj” – shkruan burimi gjerman.
| Burimi: "Blind" – Përgatiti "Arti i Fjalës", rubrika "Aktualitet", Tiranë, 2020 |