Saturday, May 9, 2020

Studimi që hedh poshtë shpresat se CoVid-19 do të zhduket gjatë verës..!


Stinët nuk luajnë veҫse një rol shumë të vogël në epidemiologjinë me CoVid-19, është përfundimi që kanë nxjerrë në pah shkencëtarët në Kanada, sipas të mirënjohurës “The Independent”. 
test coronavirus Germania
(Foto: Getty Images)
Njerëzit e shkencës janë shprehur se është pothuajse e pamundur që vera e nxehtë të parandalojë përhapjen me Koronavirus, duke zhgënjyer në këtë mënyrë shpresat e shumë njerëzve, përfshirë presidentin Trump, të cilët kanë pritur që vera e nxehtë ta ndalojë pandeminë globale. 

Shkencëtarët kanadezë kanë studiuar përhapjen e CoVid-19 në të gjithë botën gjatë muajit Mars, në vede me lagështi edhe klimë të ndryshme. Dr. Peter Juni, nga universiteti i  Torontos, ka shpjeguar se kanë zbuluar një lidhje shumë të vogël, të papërfillshme, ndërmjet përhapjes së virusit edhe temperaturës apo lagështisë së ajrit. 

“Në të kundërt, izolimi me mbylljen e shkollave edhe masave të tjera të shëndetit publik kanë qenë një pengesë e konsiderueshme për përhapjen e virusit’’ – ka shtuar Dr. Juni. 

“Vera nuk do ta zhdukë virusin. Është e rëndësishme që njerëzit ta dinë këtë. Nga ana tjetër, sa më shumë masa janë marrë nga shëndeti publik, aq më i madh ka qenë ndikimi i ngadalësimit të përhapjes së pandemisë...” – ka deklaruar Dionne Gesnik, bashkëarutor studimi edhe epidemiolog në Universitetin e Torontos. 

Studimi i publikuar rishtazi në revistën “Canadian Medical Association Jurnal”, është më i fundit i këtij lloji i cili merret me lidhjen e shpërndarjes së koronavirusit edhe temperaturës. 

| Përgatiti në shqip: Arti i Fjalës, Tiranë, 2020 – Burimi: The Independent |     

Thursday, May 7, 2020

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulës, afër Korcës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg të Rusisë. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme si: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj...
Ndërroi jetë shkrimtari Dritëro Agolli - Prizren Post
(Foto: Dritëro Agolli)
Disa nga thëniet edhe vargjet më të bukura të tij janë:
  • Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë...
 U zumë të dy aq shumë për punën
Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë
Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën
Zihen dhe bashkë rrinë...

  • Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin...
 Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; 
nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, 
një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, 
lëreni të vdesë...
  • Jeta është e vështirë. Po vdekja? Kur do të kthehet ndonjëri të na tregojë..!? 
 Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd...
  • Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit...
Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë...

 | Përgatiti: "Arti i Fjalës" - Tiranë, Maj 2020 |

Monday, May 4, 2020

Studim: Një ndër pesë persona të prekur me CoVid-19 nuk paraqesin asnjë simptomë!


Një nga pesë persona të prekur me virusin korona nuk shfaq asnjë shenjë të sëmundjes..! Kjo sipas konkluzionit të nxjerrë nga një studim i realizuar në njërën prej vatrave kryesore të infektimit në Gjermani edhe i bërë publik këtë të hënë, për agjensinë informative AFP. 
coronavirus covid-19
( Foto: Gettyimages )

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Bonn-it kanë zhvilluar një studim me të prekurit e rregjistruar në institutin mjeksor të Gangelt-it, një qytet i vogël me afërsisht 11. 000 banorë në rajonin e Heisberg-ut. Kjo qytezë është kthyer në një ndër vatrat më të prekura nga epidemia në Gjermani, pasi një ҫift i prekur kanë marrë pjesë një një festë karnavalesh lokale.
Në Gangelt, 22% e personave të prekur nuk kanë shfaqur asnjë simptom, sipas studimit. “Fakti që, një infektim nga pesë zhvillohet pa shfaqur asnjë simptom do të thotë se personat e infektuar, të cilat e mbartin edhe e shpërndajnë virusin, nuk mund të identifikohen në masë” – ka thënë profesori Martin Exner, bashkëautor i studimit. Ky fakt, sipas profesorit Exner, nxjerr në pah rënsësinë e rregullave të përgjithshme të distancimit dhe igjenës.
“Te gjithë personat me të cilët takohemi, për të cilët mendojmë se paraqesin një gjendje të mirë shëndetësore, mund të jenë mbartës të virusit pa qenë të vetëdijshëm. Duhet patjetër të jemi shumë të ndërgjegjshëm edhe të veprojmë me maturi e kujdes” – nënvizon shkencëtari, duke ju referuar këtu edhe kushteve në të cilat Gjermania ka filluar lehtësimin e masave të izolimit kundrejt koronavirusit.
Në qytezën e Gangelt-t janë të prekur 15% e qytetarëve, ndër të cilët 0.37% e tyre me humbje jete. Duke  e marrë këtë prëqindje si fixe edhe duke e përllogaritur me numrin e përgjithshëm të të vdekurve në gjermani, (6 700 deri më tani), do të thotë se numri real i të prekurve në tërë vendim mund të jetë diku te 1.8 milion qytetarë, pra një numër afërsisht 10 herë më i madh sesa rastet e rregjistruara...  

| Përktheu në shqip: Arti i Fjalës, - Burimi: Agerpres |