Një nga pesë persona të prekur me virusin korona nuk shfaq
asnjë shenjë të sëmundjes..! Kjo sipas konkluzionit të nxjerrë nga një studim i
realizuar në njërën prej vatrave kryesore të infektimit në Gjermani edhe i bërë
publik këtë të hënë, për agjensinë informative AFP.
( Foto: Gettyimages ) |
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Bonn-it kanë
zhvilluar një studim me të prekurit e rregjistruar në institutin mjeksor të
Gangelt-it, një qytet i vogël me afërsisht 11. 000 banorë në rajonin e
Heisberg-ut. Kjo qytezë është kthyer në një ndër vatrat më të prekura nga
epidemia në Gjermani, pasi një ҫift i prekur kanë marrë pjesë një një festë
karnavalesh lokale.
Në Gangelt, 22% e personave të prekur nuk kanë shfaqur asnjë
simptom, sipas studimit. “Fakti që, një infektim nga pesë zhvillohet pa shfaqur
asnjë simptom do të thotë se personat e infektuar, të cilat e mbartin edhe e
shpërndajnë virusin, nuk mund të identifikohen në masë” – ka thënë profesori
Martin Exner, bashkëautor i studimit. Ky fakt, sipas profesorit Exner, nxjerr në
pah rënsësinë e rregullave të përgjithshme të distancimit dhe igjenës.
“Te gjithë personat me të cilët takohemi, për të cilët
mendojmë se paraqesin një gjendje të mirë shëndetësore, mund të jenë mbartës të
virusit pa qenë të vetëdijshëm. Duhet patjetër të jemi shumë të ndërgjegjshëm
edhe të veprojmë me maturi e kujdes” – nënvizon shkencëtari, duke ju referuar këtu
edhe kushteve në të cilat Gjermania ka filluar lehtësimin e masave të izolimit
kundrejt koronavirusit.
Në qytezën e Gangelt-t janë të prekur 15% e qytetarëve, ndër
të cilët 0.37% e tyre me humbje jete. Duke
e marrë këtë prëqindje si fixe edhe duke e përllogaritur me numrin e përgjithshëm
të të vdekurve në gjermani, (6 700 deri më tani), do të thotë se numri real i të
prekurve në tërë vendim mund të jetë diku te 1.8 milion qytetarë, pra një numër
afërsisht 10 herë më i madh sesa rastet e rregjistruara...
| Përktheu në shqip: Arti i Fjalës, - Burimi: Agerpres |
No comments:
Post a Comment