Pandemia e koronavirusit ka anulluar planet e shumë ҫifteve
që dëshironin të kurorëzoheshin këtë vit, ngaqë restaurantet vazhdojnë të jenë
të mbyllura, ndërsa festat duhet ti përmbahen një numri të kufizuar pjesmarrësish.
Megjithatë një ҫift norvegjezo-suedez nuk kanë mundur të presin heqjen e
masave, duke menduar të organizojnë një ceremoni martesore të veҫantë, në kufi
mes dy shteteve...
Camilla Oyjord nga Norvegjia edhe Alexander Clerin, suedez, u kurorëzuan pikërisht në vijën kufitare të dy shteteve fqinje, secili në anën e vendit mëmë. Madje edhe të ftuarit e secilës palë patën mundësinë të qëndronin në anën e shtetit të cilit i përkisnin, duke respektuar në këtë mënyrë masat anti-Covid 19.
Dy të dashuruarit kishin vendosur me patjetër që të martoheshin këtë vit, ndaj edhe vendosën që betimin matrimonial ta kryenin pikërisht në një pyll të rajonit Holebekk, ku kalon edhe vija kufitare suedezo-norvegjeze.
Nusja, Camilla, ka deklaruar për BBC, se kjo ide u ka lindur
në fillim në formën e një shakaje, por që më vonë me shumë entuziasm mori
miratimin e familjarëve edhe të njohurve. “Kemi dëshiruar të bëhemi burrë e
grua. Dashuria fiton mbi gjithcka” – ka shtuar e reja. Perceҫse të ftuarve, në
ceremoni kanë marrë pjesë edhe një ekip i policisë kufitare, të cilët janë
siguruar që asnjë prej dy paleve të mos kalonte shiritin e bardhe, vendosur në
vijën kufitare. “ Policët na kanë pyetur nëse mund ti bashkoheshin festës,
pranuan...” – kanë deklaruar dy të rinjtë për BBC.
| Burimi: BBC – Shqipëroi “Arti i Fjalës”, Tiranë, Korrik, 2020 |
No comments:
Post a Comment