Një ekip shkencëtarësh nga instituti “Scripps” në Florida të
SHBA-së kanë zbuluar një mutacion gjenetik të koronavirusit i cili i rrit
ndjeshëm atij kapacitetin infektuas të qelizave, sipas një njoftimi të bërë
publik për agjencinë informative EFE.
(Foto: TABiP) |
Virusologu, Hyeryun Choe, autori kryesor i studimit, ka
deklaruar se kanë arritur të zbulojnë nga eksperimentet laboratorike se me anë
të këtij mutacioni virusi bëhet shumë herë më ngjitës edhe i rrezikshëm.
Mutacia është emëruar me emrin D614G, e aftë ti japë një virulencë prej 4-5 herë
më të lartë atij. Sipas shkencëtarëve në infeksionet e para me Covid 19 një
mutacion i tillë nuk ka ekzistuar. Në Mars një mutacion i tillë u vëre për herë
të parë vetëm në 4 monstra laboratorike, ndërsa në muajin Maj, 70% e tyre e
kishin të pranishëm virusin e ri që kishte zhvilluar këtë llojë mutacioni.
Momentan një gjë e tillë është vënë re vetëm në laborator.
Choe dhe Frazan, (një tjetër bashkëautore e studimit), kanë deklaruar se duhet
të realizohen studime më të mirfillta epidemiologjike në rastet reale të
prekura me Covid-19, për të arrirë në konkluzionin se një mutacion i tillë mund
të ndeshet edhe ne personat e infektuar.
| Burimi: Argepres – Përshtati në shqip “Arti i Fjalës”,
Tiranë, Qeshor, 2020 |
No comments:
Post a Comment