Një qytetar francez i cili pretendon se ka rënë në depresion
te thellë për shkak të punës së mërzitshme që kryente do të marrë një shpërblim
të majmë prej 40 000 Eurosh.
Gjykata i ka njohur më në fund efektet negative të Sindromës
“Bore-out” si një formë ngacmimi moral për shkak të mungesës së angazhimeve që
shpie në depresion, kështu që një firmë parfumesh në Francë është e detyruar që
t’i paguajë ish punojësit të saj shumën prej 40 000 eurosh, shkruan The Telegraph.
Frederic Desnard, i hapi një padi punedhënësve të tij për shkak të punës së mërzitshme e cila i shkaktotoi probleme të rënda shëndetësore edhe emocionale. Ai u emërua drejtor i mardhënieve të përgjithshme për një firmë parfumesh në 2014-ën, por në fakt superiorët i kërkonin gjithnjë që të bënte punë nga më të ndryshmet pa pasur lidhje me postin, madje edhe tu merrte fëmijët nga shkolla. Ai gjithashtu tregon se në zyre kishte shume pak punë për të, aq sa superiorët në një moment të caktuar i kërkuan që të ikte në shtëti dhe se do ta telefononin kur të kishte diҫka për të bërë. Një telefonatë që, sipas Frederic, jo vetëm që nuk erdhi kurrë, por që më vonë mori edhe njoftimin se ishte i shkarkuar...
Avokati i Desnard, Montasser Charni, ka deklaruar që ky
Sindrom, i quajtur “Bore-out”, përbën një formë ngacmimi moral. “Kjo mund të
përkufizohet si një ngarkesë morale e shkaktuar nga mungesa e angazhimeve për të,
të cilat krijojnë një ndjenjë turpi duke qenë se paguhej pa bërë asgjë. Kjo nuk
shkakton gjë tjetër veҫse stres edhe pasoja negative në shëndetin e një
individi... - ka shpjeguar ai”.
Frederic menjëherë mbas punës ra në depresion të rëndë. Si
pasojë e kësaj ai pësi edhe një aksident vaskular falë një krize epileptike, duke i
shkaktuar koma të përkohshme; bazuar gjithmonë në të dhënat e avokatit të
tij...
| Burimi: The Telegraph - Shqiptoi: “Arti i Fjalës”, Tiranë,
2020 |
No comments:
Post a Comment