Teknologjia e ruajtjes së të dhënave ka pësuar një rrugëtim të madh përgjatë 60
viteve të fundit. Në 1956-ën, IBM prezantoi hard disk-un e parë në botë me një
kapacitet ruajtës prej 5 Megabytes, (afërsisht sa një stik muzike MP3). Tani
kemi aftësinë të rregjistrojmë të gjihtë historinë e botës thjesht në një ҫip të
vogël të ruajtjes së të dhënave.
( Foto: DNA Data Storage | hackernoon.com ) |
Shkencëtarët e Universitetit të Washingtonit (UW) kanë vërtetuar
që ekzistojnë edhe mundësi të tjera të ruajtjes së të dhënave përveҫse përdorimi
i ҫipave me përbërje siliciu. Në një stidim ata mundën të demonstronin se të dhënat
e 600 smartphone-ve mund të ruheshin vetëm në një fragment ADN-je sintetik, si
sistemi më i vogël i ruajtjes së të dhënave në botë. Ky ekip fabrikoi ADN-në e
tij sintetik, ҫdo fragment i së cilës përmbante variante bërthamash të
kodifikuara për pjesë të veҫanta informacionesh. Lexues të posaҫëm u vendosën në
disa bërthama për të bërë të mundur identifikimin e informacioneve nga pajisja
e interpretimit të kodeve. Me këtë, ata bënë të mundur përdorimin e ADN-së për
të ruajtur të dhëna digjitale të ҫfardo lloji. Ky sistem i ri mundëson ruajtjen
e 1 miliard Gigabytes në 1 mm kub, që do të thotë se afërsisht 16 cm kub ADN mund
të ruajë të gjitha të dhënat e botës deri më tani...
( Stidim në 2017, Burimi:
IFL Science )
- II -
ADN-ja e mikrobeve, një “memorie e kohës’ për gjeneratat e ardhshme...
Nga viti në vit shuma e informacioneve që njerëzimi prodhon rritet në mënyrë të paparashikueshmë, ҫfarë na bën të mendojmë se pas një kohe të gjatë, shumë nga këto të dhëna që kemi sot mund të zhduken, nga pamundësia e ruajtjes së tyre. Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të mendojnë mënyra nga më të ndryshmet për të ruajtur të dhënat.
Joe Davis, nga Universiteti i Harvard-it është i qëndrimit se, und të ruajmë të dhëna, ashtu siҫ përdorim fisherët e kompjuterit, edhe në ADN-në e baktereve, veҫanërish atyre që jetojnë në mjedise të kirpura si “Halobacterium Salinarum”. (Burimi: Science Alert)
( Studim i publikuar në; “bioRxiv” , 2020 )
| Përktheu edhe përshtati për rubrikën “Shkencë”, Arti i Fjalës – Tiranë, 2020 |