Stinët nuk luajnë veҫse një rol shumë të vogël në
epidemiologjinë me CoVid-19, është përfundimi që kanë nxjerrë në pah shkencëtarët
në Kanada, sipas të mirënjohurës “The Independent”.
(Foto: Getty Images) |
Njerëzit e shkencës janë shprehur se është pothuajse e
pamundur që vera e nxehtë të parandalojë përhapjen me Koronavirus, duke zhgënjyer
në këtë mënyrë shpresat e shumë njerëzve, përfshirë presidentin Trump, të cilët
kanë pritur që vera e nxehtë ta ndalojë pandeminë globale.
Shkencëtarët kanadezë kanë studiuar përhapjen e CoVid-19 në
të gjithë botën gjatë muajit Mars, në vede me lagështi edhe klimë të ndryshme.
Dr. Peter Juni, nga universiteti i
Torontos, ka shpjeguar se kanë zbuluar një lidhje shumë të vogël, të papërfillshme,
ndërmjet përhapjes së virusit edhe temperaturës apo lagështisë së ajrit.
“Në të kundërt, izolimi me mbylljen e shkollave edhe masave
të tjera të shëndetit publik kanë qenë një pengesë e konsiderueshme për përhapjen
e virusit’’ – ka shtuar Dr. Juni.
“Vera nuk do ta zhdukë virusin. Është e rëndësishme që njerëzit
ta dinë këtë. Nga ana tjetër, sa më shumë masa janë marrë nga shëndeti publik, aq më i madh ka qenë ndikimi i ngadalësimit të përhapjes së pandemisë...” – ka deklaruar
Dionne Gesnik, bashkëarutor studimi edhe epidemiolog në Universitetin e
Torontos.
Studimi i publikuar rishtazi në revistën “Canadian Medical
Association Jurnal”, është më i fundit i këtij lloji i cili merret me lidhjen e
shpërndarjes së koronavirusit edhe temperaturës.
| Përgatiti në shqip: Arti i Fjalës, Tiranë, 2020 – Burimi:
The Independent |