Tuesday, May 12, 2020

Dështon CoVid-19 në këtë shtet Europian. Ja ҫfarë thonë statistikat..!


Bazuar në të dhënat zyrtare të institutit nacional të statistikave në Rumani, numri i personave që kanë ndërruar jetë gjatë muajit Mars të këtij viti është më i vogl, jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por më i ulti në tre vitet e fundit në këtë shtet. 
Masca Chirurgicală: Ajută Sau Nu? Cum Se Folosește Masca De ...
(Foto: Libertatea)
Kjo do të thotë se Koronavirusi ka dështuar, - shkruan Mediafax në analizën e saj publikuar këtë të hënë.  Në përgjithësi, në tre muajtë e parë të 2020-ës, në Rumani kanë ndërruar jetë 67 642 persona, me një ulje prej 4 200 personash, krahasuar me të njëjtën tremujor të vitit të kaluar. Mesatarisht në këtë vend ndërrojnë jetë 700 – 750 vetë në ditë. 

Megjthatë, muaji mars ishte vetëm fillimi i rasteve mortale nga koronavirusi në Rumani, i pari i rregjistruar me 18 të këtij muaji. Në Prill rastet u rritën ndjeshëm edhe tani numërohen 972 të tilla...

| Përktheu në shqip: Arti i Fjalës, rubrika ‘Aktualitet’ – Burimi: Mediafax |    

Monday, May 11, 2020

"JETO TЁ SOTMEN!"


Italianёt kanё njё shprehje: “Oggi in figura, domaini in sepoltura”...
Ekziston edhe nё menҫurinё tonё popullore njё shprehje e ngjashme: “Nuk do tё marrim asgjё me vete kur tё shkojmё pёrtej”. Ne gjithmonё i kemi nё maje tё gjuhёs fjalёt e duhura, por sёrisht jemi larg tё jetuarit e ‘tё sotmes’ sikur ‘e nesёrmja’ tё mos ekzistonte. 
Family Background Wallpaper | family background wallpaper, family ...
(Foto: Pinterest)

Nё fakt, ky proverb Italian nuk ka asnjё lidhje me vdekjet, shthurjet apo papёrgejgjshmёritё, po ashtu as me tё pyeturit veten: “Çfarё kam bёrё nё kёtё jetё? Çfarё kam pirё, ҫfarё kam ngrёnё, ҫfarё kam pasur nё dorё…?” Ёshtё mё shumё se kaq. Ёshtё aftёsia jonё pёr tё menduar mё shumё se ҫ’duhet pёr tё nesёrmen, duke anashkaluar nё kёtё mёnyrё tё sotmen. 

Jetojmё nё nxitim. Jetojmё “fast forward’’. Jemi turbofince (qёnie me motorr turbo)…
Nё mёngjes nxitojmё tё shkojmё nё punё. Me tё arritur, nxitojmё qё ato tetё orё tё kalojnё sa mё shpejt tё jetё e mundur. Nё mbrёmje hyjmё nxitimthi nё derё, i puthim nxitimthi tё dashurit tanё edhe pastaj nxitojmё tё ulemi pёrpara televizorit, me njё laptop apo tablet nё dorё. 

Nxitojёm qё tё vegjёl. Nxitojmё tё rritёmi, lutemi qё tё mbarojnё sa mё shprjt vitet e shkollёs e pastaj fakulteti. Mё pas nxitojёmё tё blejmё njё apartament me kredi. Bёjmё nxitimthi fёmijё, me pas i rrisim po nxitimthi, duke gёzuar “kur u rritёn kaq”! Edhe kur jane tё rritur pyesim veten se pёrse vallё nxitojnё tё largohen kaq shpejt nga ne… Vetёm atёhёrё hyn ne fjalorin tonё shprehja “Qёndro edhe pak!”. Mendoj se tё duket e njohur. Tё kujtohet vizita e fundit te shtёpia e gjyshes , ti nxitohesh te kthehesh nё shtёpinё tёnde edhe ajo tё thotё me zёrin qё i dridhet: “Qёndro edhe pak, se vetёm Zoti e di nёse do tё shoh mё…” 

Tani njё shekull e gjysmё mё parё, John Ruskin, i cili vinte nga njё familje e mirqenё, do tё shkruante: “Nuk ekziston pasuria, por vetёm jeta”.
Sa herё e ke dёgjuar shprehjen: “Çfarё ke bёrё me aq para?”, edhe sa herё ke dёgjuar  tё thuhet: “Çfarё ke bёrё me kaq jetё?”

Jeto tё sotmen, e nesёrmja nuk ekziston! Duket pak si patetike. Pikёrisht prandaj edhe italianёt kanё thёnё shkurt edhe qartё: “Sot je mbi dhe, e nesёr nёn dhe”. Mbi dhe mund tё lёsh shenja ose gjurmё. Nёn dhe nuk je as gjurmё, as shenjё, asgjё…


Autori: Mihai Morar – “Manifest pentru astăzi”  
Pёrktheu: D. Bezhani
© Arti i Fjalёs, Mars 2017
Email: arti.fjales@yahoo.com
Facebook: www.facebook.com/ArtiFjales